Spoti i parë shqiptar i një familjeje lezbike me fëmijë (Video)
Aleanca LGBT dhe ProLGBT, dy organizatat kryesore për të drejtat e komunitetit LGBT në Shqipëri kanë prodhuar një spot televiziv në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Familjen (15 maj) dhe Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë (17 maj). Në spot tregohen momente nga jeta e përditshme e një çifti lezbikesh të cilat rrisin së bashku fëmijën e tyre. Ai mbyllet me mesazhin “Familja është dashuri dhe përkujdesje”, duke ngritur një çështje themelore për të drejtat e komunitetit LGBT në Shqipëri, siç është e drejta për njohjen ligjore mes partnerëve të të njëjtit seks.
Kurdët kërkojnë shkëputjen nga Bagdadi: Iraku nuk mund të qëndrojë më i bashkuar
Shteti Islamik dhe aktorët që qëndrojnë pas tij kanë arritur të imponojnë një momentum për të dalë në skenarë të rinj me pasoja strategjike për Lindjen e Mesme. Sot njoftohet se pas disa sulmeve që ISIS kreu në zonat fqinj me Bagdadin, duke vrarë rreth 90 persona, reagimi nga rajoni kurd i Kirkukut sinjalizon ndryshime të mëdha. Guvernatori i këtij rajoni të dominuar nga kurdët, dr. Najmaldin Karim, deklaroi para disa reporterëve në zyrën e Qeverisë Rajonale të Kurdistanit në Uashington se “Kirkuk duhet të shkëputet nga Bagdadi”.
Fosilet e pluhurit kozmik zbulojnë se Toka kishte oksigjen në shtresën e sipërme edhe 2.7 miliardë vjet më parë
Shkencëtarët bien dakord se shtresa e poshtme e atmosferës së Tokës nuk ka patur oksigjen siç ka sot. Por ky konstatim me gjasë do të rishikohet pas një zbulimi të bërë nga kërkues të universitetit Monash në Melburn të Austrialisë. Sipas një studimi të bërë prej tyre dhe të publikuar në revistën “Nature”, 2.7 miliardë vjet më parë, pjesa e sipërme e atmosferës së Tokës ka patur po kaq oksigjen sa edhe sot. Ky fakt ka dalë në dritë nga studimi i fosileve të pluhurit kozmik që kanë rënë në sipërfaqen e planetit pikërisht para kaq vitesh.
Fruta pylli
Profesioniste të furçës
Policia heziton të arrestojë Balilin. CNN Greek: Ka lidhje të forta politike, nuk guxojnë ta prekin
Shteti shqiptar është nën akuzë se po i ofron mbrojtje politike Drejtorit të Transportit Rrugor të Sarandës, Klemend Balili, i akuzuar dhe shpallur në kërkim nga policia greke si një prej organizatorëve të trafikut ndërkombëtar të drogës. Të paktën kështu thotë rrjeti prestigjoz CNN në seksionin grek, në lajmin me titull: “Mbrojtje politike për baronin e kartelit të Ballkanit”, ku i referohet një takimi dypalësh mes policisë greke dhe asaj shqiptare.
Serbia paralajmëron serbët e Bosnjës: “Çdo konflikt, do të vinte në pikëpyetje të ardhmen e Republikës Srpska”
Kryeministri në detyrë i Serbisë, Alexander Vuçiç, ka paralajmëruar përmes një konference të jashtëzakonshme, se situata në Republikës Srpska, pjesë e Bosnje Hercegovinës, ka gjasa të destabilizohet. Vuçiç ka shprehur shqetësim për mbajtjen e protestave të njëkohëshme nga opozita dhe nga partitët qeverisës më 14 maj, çka sinjalizon konfrontim. Vuçiç e ka lexuar këtë sitautë në kontesktin e interesave të Serbisë, e cila prej disa kohësh po përpiqet të riinstalojë imazhin e paqebërësit në Ballkan. “Paqja dhe stabiliteti janë kushtet pa të cilat Serbia nuk mund të ecë përpara.
Nudo të “veshura” me “dritë”
Këto fotografi janë realizuar nga fotografi Dani Olivier. I cili shfrytëzon modele gjeometrike të ndryshme për të “goditur” trupat nudo të femrave në sfondin e një dhome të errët. Efekti është një lojë me trupat dhe dritën që jep një produkt interesant.
Marrë nga: imgur.com
Bagdad, 30 të vdekur, 80 të plagosur vetëm sot
Donatorët e Bashkisë Tiranë dhe mungesa e transparencës
Prej një viti Bashkia e Tiranës ka nisur një sërë punësh publike që më shumë se nga e para janë një rikonstruktim i ambjenteve të shërbimit që pushteti vendor iu jep qytetarëve. Ndërhyrjet nuk janë bërë me një buxhet të miratuar më parë, apo me zëra të ardhurash dhe shpenzimesh të detajuara. Vetë Kryebashkiaku ka thënë se i gjithë ky aksion është kontribut i donatorëve, të cilët kanë dhënë shuma të konisderueshme për këto punime.