Kanë hedhur trup

Postuar në 12 Maj, 2016 13:33

Duket qartë karakteri

Postuar në 12 Maj, 2016 13:29

Kur do të fillojë reforma në drejtësi?

Postuar në 12 Maj, 2016 13:04

Reforma shemb piramidën që kontrollohet nga opozita

Postuar në 12 Maj, 2016 12:59

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka deklaruar sot në fjalën e tij në Parlament, se reforma në drejtësi u jep fund ndër të tjera strukutrave që aktualisht kontrollohen nga opozita. “Po të ishit kaq apasionantë për të luftuar krimit, duhet të ishit ju të parët që të prisnit pas derës te komisioni për reformën dhe jeni ju që i shmangeni asaj. Nxirrni përralla për të shtyrë reformën në drejtësi.  Ju i ikni reformës në drejtësi, sepse shemb piramidën e sotme të drejtësisë dhe të gjithë strukturat dhe mekanizmat që ju kontrolloni bie.

"Kelly", pseudonimi i Klemend Balilit

Postuar në 12 Maj, 2016 12:44

Gazeta “Kathimerini” ka zbardhur të tjera detaje mbi dosjen e organizatës ndërkombëtare të trafikut të drogë ku është i implikuar Drejtori i shkarkuar i Transportit të Sarandës, Klemend Balili. Në dëshminë e oficerit të Prokurorisë nënvizohet se rolin udhëheqës në Organizatën Kriminale e kishte  50 vjeçari shqiptar Dhimitër P, rezident Belgjikë. Ai përdorte pseudonimin «Valter», posedon shtëpi në Tiranë dhe Athinë, në bankat greke iu gjetbn depozita (366.000 euro), nb Shqipëri (460,000 euro) dhe në Belgjikë (100.000 euro).

Amendament për të penguar rikthimin e Kokëdhimës në politikë

Postuar në 12 Maj, 2016 10:26

Me qëllim ndalimin e rikandidimit të ish-deputetit Koço Kokëdhima, të cilit Gjykata Kushtetuese i ndërpreu mandatin për përfiitime të fondeve publike, Partia Demokratike i propozon parlamentit një amendament që synon të pengojë rikthimin e tij në politikë.

Detyrë projektuesve të hollojnë dhe zvogëlojnë lartësinë e kullës

Postuar në 12 Maj, 2016 10:07

Arkitekti duhet të bëjë të pamundurën që ta hollojë apo të ulë lartësinë apo volumin e kullës së stadiumit të ri. Mësohet se anëtarët e KKT-së kanë propozuar që arkitekti ta sjellë kullën në lartësi të pranueshme. Është propozuar që lartësia të vijë në harmoni me lartësëinë e Korpusit. Drejtori i Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” dhe anëtar i bordit të Shoqërisë Kuq e Zi, Eduard Prodani është shprehur se “Di që po punohet për stadiumin. Mbledhja e KKT-së ka lënë disa detyra, mes të cilave edhe uljen në volum apo hollim të kullës.

Spoti i parë shqiptar i një familjeje lezbike me fëmijë (Video)

Postuar në 12 Maj, 2016 09:25

Aleanca LGBT dhe ProLGBT, dy organizatat kryesore për të drejtat e komunitetit LGBT në Shqipëri kanë prodhuar një spot televiziv në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Familjen (15 maj) dhe Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë (17 maj). Në spot tregohen momente nga jeta e përditshme e një çifti lezbikesh të cilat rrisin së bashku fëmijën e tyre. Ai mbyllet me mesazhin “Familja është dashuri dhe përkujdesje”, duke ngritur një çështje themelore për të drejtat e komunitetit LGBT në Shqipëri, siç është e drejta për njohjen ligjore mes partnerëve të të njëjtit seks.

Kurdët kërkojnë shkëputjen nga Bagdadi: Iraku nuk mund të qëndrojë më i bashkuar

Postuar në 12 Maj, 2016 02:41

Shteti Islamik dhe aktorët që qëndrojnë pas tij kanë arritur të imponojnë një momentum për të dalë në skenarë të rinj me pasoja strategjike për Lindjen e Mesme. Sot njoftohet se pas disa sulmeve që ISIS kreu në zonat fqinj me Bagdadin, duke vrarë rreth 90 persona, reagimi nga rajoni kurd i Kirkukut sinjalizon ndryshime të mëdha. Guvernatori i këtij rajoni të dominuar nga kurdët, dr. Najmaldin Karim, deklaroi para disa reporterëve në zyrën e Qeverisë Rajonale të Kurdistanit në Uashington se “Kirkuk duhet të shkëputet nga Bagdadi”.

Fosilet e pluhurit kozmik zbulojnë se Toka kishte oksigjen në shtresën e sipërme edhe 2.7 miliardë vjet më parë

Postuar në 12 Maj, 2016 02:21

Shkencëtarët bien dakord se shtresa e poshtme e atmosferës së Tokës nuk ka patur oksigjen siç ka sot. Por ky konstatim me gjasë do të rishikohet pas një zbulimi të bërë nga kërkues të universitetit Monash në Melburn të Austrialisë. Sipas një studimi të bërë prej tyre dhe të publikuar në revistën “Nature”, 2.7 miliardë vjet më parë, pjesa e sipërme e atmosferës së Tokës ka patur po kaq oksigjen sa edhe sot. Ky fakt ka dalë në dritë nga studimi i fosileve të pluhurit kozmik që kanë rënë në sipërfaqen e planetit pikërisht para kaq vitesh.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS