Kokëdhima distancohet nga Balili: Është i LSI-së

Postuar në 13 Maj, 2016 14:14

Ish-deputeti i PS-së, Koço Kokëdhima ka reaguar sot lidhur me akuzat që u bënë në adresë të tij dje në parlament për lidhje me Klement Balilin. Kokëdhima thotë se ky i fundit është një propozim i LSI-së dhe se nuk ka njohje personale me të. 

Nëse macja e kap miun poshtë digës…

Postuar në 13 Maj, 2016 12:06

Pragmatizmi është një rrymë filozofike që i ka rrënjët në SHBA-në e viteve 1870. Në themel të kësaj rryme, është koncepti se një ide është e vlefshme kur ka vlerë praktike në jetën e përditshme, dhe se e mira përcaktohet nga fakti se shumica e një komunitetit e sheh atë si të mirë. Tien Siao Pini, një nga pragmatistët më të shquar në botë, e ka përmbledhur këtë koncept me proverbin kinez që ai e kishte shumë për zemër: “Nuk ka rëndësi se çfarë ngjyre ka macja, përderisa kap minj”.

Qeveria kërkon përgënjeshtrim nga CNN për Balilin (Letra)

Postuar në 13 Maj, 2016 12:02

Qeveria nuk e ka gjumin të qetë pas publikimeve në CNN Greek se oficerë të policisë kanë pohuar për homologët grekë pamundësinë për të arrestuar Klemend Balilin, të cilit i ofrohet mbrojtje politike.
Në një letër që mban firmën e Andi Likaj, dërguar CNN grek ambasada jonë ka dhënë sqarimet e nevojshme pas një shkrimi të publikuar pikërisht në këtë media, pak ditë më parë, ku theksohej se ‘Escobari” nuk prekej pasi kishte lidhje të forta me politikanë të lartë në Tiranë.

Ikën Shukriu, PS kërkon të zbulohen organizatorët e puçit

Postuar në 13 Maj, 2016 11:06

Përmes deputetit të Dibrës, Ulsi Manja qeveria shprehu qëndrimin e saj mbi skandalin e përfshirjes së kryebashkiakut të Peshkopisë, Shukri Xhelili në afera seksuale. Pavarësisht se dënoi aktin e kryebashkiakut, Partia Socialiste beson se pas skandalit fshihet një skenar politik, të cilin duhet ta zbardhë drejtësia.

"Pistoleta e Elton Çiçës i përkiste zv.drejtorit të Doganave, Besmir Qibinit”

Postuar në 13 Maj, 2016 10:17

Pistoleta që u zhduk nga Alban Trimi pas vrasjes së Elton Çiçës sipas një mesazhi të publikuar nga ish-kryeministri Berisha në “Facebook” është e zv/drejtorit të Doganave, Besmir Qibini. SMS-ja gjithashtu tregon se Elton Çiço është kushëri i parë me kreun e Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi..
MESAZHI I PUBLIKUAR NGA BERISHA

Brekët e grisura të Shukriut, a ka dorë Ilir Meta?

Postuar në 13 Maj, 2016 09:44

Ka një seri ngjarjesh që kanë plasur në duart e pushtetit dhe që duket se po i shërbejnë ruajtjes së gravitetit të qeverisë, e cila po konsumon ditë diskretitimi edhe në aspektin e saj më produktiv, atë të propagandës. Lëkundjet e para nisën me publikimin nga mediat greke të superoperacionit kundër një rrjeti ndërkombëtar të trafikut drogës, ku rezulton i përfshirë Drejtori i shkarkuar i Transportit të Sarandës, Klemend Balili.

Senati pezullon për 180 ditë presidenten e Brazilit, Dilma Rousseff

Postuar në 13 Maj, 2016 01:38

Presidentja e ka cilësuar aktin si grusht shteti, ndonëse Senati vlerëson se ajo ka shkelur ligjin e buxhetit. 

Troja, akti final i “Luftës Botërore Zero”? Një pikëpamje për konfliktin e famshëm dhe “Qytetërimin Luvian”

Postuar në 12 Maj, 2016 23:38

“Newscientist” i ka lënë sot një hapësirë në një shkrim të vetin ideve të sponsorizuara nga një fondacion zviceran, “Luwian Studies”, sipas të cilit ajo që njohim sot si Lufta e Trojës, ishte thjesht akti final i një përballjeje që arkeologu Eberhard Zangger, e cilëson si “Lufta Boëtrore Zero”, e cila sipas tij solli fundin e Epokës së Bronxit, 3200 vjet më parë.

Shqipëria ka rënë në duart e një të paafti

Postuar në 12 Maj, 2016 21:20

Drejtohemi nga dy të paaftë, një i djeshëm, një i sotëm. Konkurrojnë kush ka marrë më shumë borxh publik. Këta konkurrojnë kush e ka rrënuar më shumë ekonominë e Shqipërisë, kush ka shkaktuar më shumë padrejtësi. Ka ardhur koha ta themi se është konkurrencë në paaftësi. Tha sot se vijnë kinezët, e shumë mirë bëjnë që vijnë. Por pse ikin gjermanët, kanadezët. Ekonomia jonë po bie dhe ka më pak konsum. Kinezët kanë më shumë mundësi sot, dhe kanë mundësi të durojnë. Foli për pronat, por kjo çështje nuk është reformë, por deformim i asaj që mund të ishte reformë.

"Rilindja" sërish në video. Skandal me kryebashkiakun socialist të Peshkopisë Shukri Xhelili

Postuar në 12 Maj, 2016 21:15

Video është transmetuar në emisionin "Të Paekspozuarit". Pamjet flasin vetë:

"Të Paekspozuarit" Videoskandali, kryebashkiaku... by 3-14-15-92

 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS