Fotolajm/"Krushku" nga Tirana në gostinë e Erdogan (Foto)

Postuar në 14 Maj, 2016 20:44

Nën masa të forta të sigurisë u zhvillua në Stamboll ceremonia martesore e vajzës më të re të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Në dasmë ishin të ftuar rreth 6 mijë persona, mes të cilëve edhe kryeministri Rama. Ai duket në cepin e fotos së altarit si të thuash në vendin e krushqve. Në tryeza të mëdha politike nuk e kemi parë ende, por në gosti të mëdha po e shohim. Dëshmitari i dhëndrit në martesë ishte shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral Houlousi Akar.

E keni në Kubë

Postuar në 14 Maj, 2016 19:43

Teksa rreth Klemend Balilit është ngritur një re e madhe misteri mbi vendodhjen e tij, ish-kryeministri Berisha shkruan se drejtori i shkarkuar i Transporteve, i cili akuzohet si një prej kokave të trafikut ndërkombëtar të drogës është larguar drejt Kubës. Berisha thotë se burime të mirënformuara njoftojnë se Balili eshte nisur per ne Hanoi nga do te kaloje direkt per ne Kube. Sipas tij Rama percolli me "nderime" shteterore dhe pa e regjistruar ne sistemin TIMS, Edeskobar-in drejt Kubes.

Morali i Shukriut dhe njollat e partisë

Postuar në 14 Maj, 2016 17:52

Partia Socialiste kërkon ta përjashtojë veten nga përgjegjësia për aferën seksualë të bashkiakut të Dibrës dhe këtë detyrë ua ka ngarkuar emisarëve të saj, që në gjuhën politike njihen si kordinarorë. Dhe kjo barrë e madhe për t’i hequr partisë njollën e Shukriut i ra ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri,  i cili tha në Dibër një frazë të nxjerrë nga arkivat partiake të realizimit socialist. “Janë veprime që nuk përfaqësojnë moralin e Partisë Socialiste. PS është e fortë dhe patjetër do ta kalojë edhe këtë ngjarje.

Aksidenti i Kavajës, M. e Transporteve, përpjekje për të hequr përgjegjësinë me “statistikat e aksidenteve”. Opozita shmang interpelancën me Haxhinaston

Postuar në 14 Maj, 2016 16:18

Në aksin Kavajë – Plepa para disa ditësh ndodhi një aksident rrugor me pasojë tragjike vdekjen e dy njerëzve, fëmijë. E ëma që kreu aksident po shkonte në Rrogozhinë, ku i shoqi mbahej në burg për një ndërtim pa leje. Aksidenti ndodhi në një vend ku mbrojtësja anësore ishte prishur, për të favorizuar një pikë karburanti e cila është në pronës të babait të shefit të Kabinetit të ministrit të Transporteve. Në lidhjet e mëposhtë kemi sqaruar për disa ditë se Policia Rrugore ka kërkuar zgjidhjen e situatës, duke deklaruar se SIGURIA NË KËTË AKS ËSHTË PROBLEMATIKE, mungon sinjalistika etj..

Ja gocat që kanë mendjen për punë

Postuar në 14 Maj, 2016 15:31

Qeveria distancohet – përmes zv.kryeministrit - nga akti i Shukri Xhelilit, por nuk kërkon falje

Postuar në 14 Maj, 2016 15:23

Dy ditë pasi në media qarkulloi një video me protagonist kryetarin e Bashkisë Shukri Xhelili, qeveria ka reaguar publikisht me një deklaratë të zv.kryeministrit, Niko Peleshi, i cili e bëri atë gjatë një takimi me strukturat e Partisë Socialiste në Korçë. “Është ngjarje e shëmtuar, distancohemi me neveri. Do të mbajmë qëndrim të prerë sikurse dëshmuam. Qeveria ndërmori veprimin e duhur me shkarkimin e Xhelilit nga posti i kreut të Bashkisë Peshkopi dhe tashmë është koha që partia të ristrukturohet”, tha Peleshi.

Shoqëria në provë për të detyruar politikën të kryejë dekriminalizimin

Postuar në 14 Maj, 2016 14:49

Shkrimtari Ismail Kadare ka folur nga Gjirokastra, ku ka qenë në një takim me qytetarë. Kadare ka vlerësuar se ka nisur një Kohë e Tretë për shqiptarët, pas dy largimeve të tyre nga Europa.

Evropa kontinent krizash

Postuar në 14 Maj, 2016 14:29

Ata kalojnë të gjithë si në paradë në skenë. Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker lëshon majtas-djathtas fjalë të ëmbëla. Gazetarët provonjnë edhe një tjetër të marrin vesh nga kancelarja gjermane Angela Merkel ndonjë vizion, gjë që ajo e shmang si zakonisht ca fjali pragmatike për detyrat dhe sfidat.

Europa është një utopi

Postuar në 14 Maj, 2016 13:57

Jeton Neziraj është një personazh i njohur i jetës kulturore jo vetëm në Prishtinë. Teatri dhe letërsia janë dy mediume ku ai operon. Prej disa ditësh në Prishtinë po mbahet Festivali i Letërsisë Polip, një krijesë e Nezirajt, e cila tashmë ka hyrë në edicionin e gjashtë.

Pas një kafeje...

Postuar në 14 Maj, 2016 13:42

Pages

Subscribe to ResPublica RSS