1.3 milionë votues s’janë të kënaqur, por…
Sondazhi i Institutit Demokratik Amerikan, zhvilluar para disa javësh në Shqipëri, tregoi se vetëm 0.9 milion votues janë të kënaqur me punën e qeverisë apo të opozitës (rreth 600 mijë me punën e qeverisë dhe rreth 300 mijë me punën e opozitës).
Të gjithë kujtojnë se ka ndonjë kufi!
Kosova fiton betejën, pranohet në UEFA
Historike, Federata Kosovare e Futbollit është zyrtarisht anëtarja e 55-të e UEFA-s. Vendimi u morr në Kongresin e Zakonshëm të Konfederatës Europiane, të zhvilluar në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest. Kosova njihet si shtet nga 38 vende anëtare të Konfederatës Europiane, por për t'u anëtarësuar në UEFA mjaftonin 28 vota, të cilat Kosova i mori.
Ju pëlqen e bardha?
Këto po!
Efekti i taksave, çmimi i naftës fillon ngritjen
Çmimi i naftës ka shënuar një rritje të fortë së fundmi, me rreth 5 lekë për litër në pjesën më të madhe të pikave të tregtimit, por pritet që shpejt të reflektojë i gjithë zinxhiri i pakicës. Kjo është rritja e parë, pas muajve të tërë që karburantet kishin njohur vetëm ulje. Në pikat e tregtimit të Kastrati, një litër naftë tregtohet me 157 lekë për litër, nga 152 lekë që shitej më parë. Edhe Europetrol Durrës Albania (Eida) e ka shtrenjtuar naftën në 156 lekë për litër. Gega Oil, një tjetër operator i madh e tregton karburantin me 154 lekë për litër, nga 149 lekë që e kishte më parë.
Kundër "shpëtimtarit" Ilir Meta
Heshtja e LSI-së për ngjarjet e fundit që lidhen me arrestimin e Emiljano Shullazit, të denoncuar fillimisht nga ish-kryeministri Berisha kanë shtuar hamendësimet se mes Berishës dhe Metës ka një politikë mirëkuptimi në distancë. Pikëpyetjet mbi lidershipin e Lulzim Bashës dhe pavarësinë e vendimeve të tij reflektohen edhe në shqetësimet e disa prej eksponentëve të PD-së që shohin një dritare të hapur komunikimi me LSI-në. Deputetja demokrate Majlinda Bregu e përjashton në çdo rast një bashkëpunim të PD-së me LSI-në duke e cilësuar atë si krejt të pamoralshëm.
Duhen "lidhur", thotë populli
Policia flet në debat televiziv/Çiço kishte armë, ishte nën hetim dhe në shoqërinë e një oficeri policie. Në arrest një person për prishje të vendit të ngjarjes
Një vrasje ndodhi më 1 maj në Tiranë ku gjeti vdekejn Elton Çiço dhe brenda 24 orëve versione të saj janë zbërthyer dhe janë hedhur në media. Policia e Shtetit u muros me heshtje gjatë gjithë ditës duke lejuar çfarëdo lloj spekullimi për të autorizuar në mbrëmje zv.drejtorin e Drejtorisë së Tiranës, Ermal Muça, që të japë detaje në një emision televiziv si “Opinion”.
Ambasada ruse: Kemi kërkuar nga Shqipëria të ushtrojë ndikim ndaj Kievit për hetimin e Tragjedisë së Odesës
Ambasada ruse në Tiranë ka shpërndaë sot një njoftim për shtyp përmes të cilit sjell në kujtesë atë që e cilëson Tragjedia e Odesës. “Sot, më 2 maj, mbushen dy vite nga një prej ngjarjeve më tragjike të konfliktit ukrainas. Siç dihet, në këtë ditë në vitin 2014 neonazistët, përfshirë këtu edhe simpatizantët e grupit radikal “Sektori i Djathtë”, i vunë zjarrin Shtëpisë së Sindikatave në Odesë të Ukrainës, ku ishin bllokuar dhjetëra njerëz të paarmatosur.