Shpërthen Asad: Alepo do bëhet varri i ëndrrave të Edroganit

Postuar në 07 Qershor, 2016 20:43

Presidenti i Sirisë, Bashar Al Asad ka mbajtur një fjalim me tone të larta në parlamentin e vendit duke paralajmëruar ofensivë të ashpër ndaj rebelëve dhe forcave mbështetëse të tyre. "Lufta jonë kundër terroristëve do të vazhdojë. Jam i vendosur të marr çdo pëllëmbë tokë që është pushtuar nga kundërshtarët tanë"- deklaroi Asad.

Politika shqiptare me teza të njëjta para palës greke. PD-ja shmang përmendjen e çështjes së kufirit detar

Postuar në 07 Qershor, 2016 20:09

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, mbyll sot një nga vizitat më të rëndësishme në Shqipëri. Ai ka qëndruar dy ditë dhe është takuar me të gjkthë drejtuesit kryesorë politikë e institucionalë në Shqipëri. Kotzias ka pranuar të flasë për çamët, por jo për një çështje “Çame”, ka diskutuar në një takim në universitet, ka prekur marrëdhëniet dypalëshe me homologun e tij, kryeministrin dhe Presidentin. Mbetet për t’u parë se çfarë hapash do të hidhen nga të dyja vendet për të zgjidhur ndonjë nga çështjet e konsideruara si probleme.

Kaosi "oriental" mbi qytetërimin madhështor antik – Kajro, 1900-1936

Postuar në 07 Qershor, 2016 18:46

Fotografitë e mëposhtme paraqesin kryeqytetin egjiptian, Kajro, mes viteve 1900- 1936. Për ata që e kanë vizituar qytetin, shumëçka, duket njësoj si në atë kohë. Kajro e vjetër p.sh, apo zonat e mbyllura rreth xhamive. Pamja nga kalaja e Saladinit është po ajo pak a shumë, përveç shumëkasheve që ngrihen anës Nilit. Një qytet i zhurmshëm, me pluhur dhe kaosin oriental mbi një qytetërim të lashtë dhe madhështor.

Turqia paralajmëron reagime ndaj Gjermanisë pas miratimit të rezolutës për Genocidin Armen. Por nuk sqaron se çfarë konkretisht

Postuar në 07 Qershor, 2016 17:39

Turqia do të reagojë ndaj Gjermanisë për rezolutën që Parlamenti gjerman miratoi si qëndrim ndaj atij që njihet si Genocidi Armen. Në një intervistë për televizionin shtetëror turk, TRT Haber, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, paralajmëroi reagimin e Ankarasë zyrtare, por pa sqaruar se për çfarë bëhet fjalë. Gjermania është vendi i dytë i madh europian, pas Francës që njeh Genocidin Armen, që përbën nga çështjet e nxehta të Politikës së Jashtme turke.

Stërvitje antiruse e NATO-s

Postuar në 07 Qershor, 2016 16:38

31 mijë trupa nga 24 vnde po kryejnë stërvitjen "Anaknda 6" në Poloni, një vend me fërkime të mëdha me Rusinë. 

Pajisja përgjuese, kryeministri i kërkon ndjesë publike Italisë

Postuar në 07 Qershor, 2016 16:23

Pas veprimeve të sotme të prokurorisë dhe shkarkimit, me vendim gjykate të drejtorit të Policisë, Haki Çako, kryeministri ka reaguar me këtë deklaratë:

"Çka ka ndodhur sot me pezullimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe ndalimin e dy drejtuesve të saj, më imponon t’i kërkoj ndjesë publikisht qeverisë mike dhe partnere të Italisë. Kjo ndodhi është e pajustifikueshme dhe për Shqipërinë është një tjetër kambanë që bie për emergjencën kombëtare të Reformës në Drejtësi.

Qytetet “aliene” sipas projektimit të një algoritmi

Postuar në 07 Qershor, 2016 15:26

Daniel Brown, një programues në Londër, ka përdorur një softuer të Projektimit Gjenerativ, i cili përdor një algoritëm për të dhënë produktin final. Brown e ka shfrytëzuar atë për të krijuar disa qytete dhe panorama “aliene”, struktura betoni të pazakonta, ku dallohet një dorë “jonjerëzore”. Çdo gjë merr shkas nga godina ekzistuese për të prodhuar këto “struktura” të reja: 

"Ky nuk duhet të mbjellë nga ai malli i mirë, se nuk është nga anët tona". "Fatmir, hap pak rrugë se ti e di që në Qeparo nuk mbin gjë përveç ullirit"

Postuar në 07 Qershor, 2016 15:13

Në kufijtë e një incidenti diplomatik me Italinë. Tërhiqet nga Shqipëria kreu i Interforza-s, Grillo

Postuar në 07 Qershor, 2016 14:49

Disa media bëjnë me dije se sot është tërhequr nga Shqipëria, kreu i Misionit Interforza, Michelle Grillo. Nuk jepen arsyet zyrtare, por interpretimet e lidhin Grillon me skandalin e pajisjes përgjuese për të cilën sot u dha goditja në Policinë e Shtetit(http://www.balkanweb.com/site/pajisja-e-pergjimit-italia-terheq-nga-shqiperia-shefin-e-misionit-te-interforces/).

Përgjimi në Shqipërinë e gjeneratës së sotme/Sajmir Tahiri duhet të dorëhiqet

Postuar në 07 Qershor, 2016 14:17

Haki Çako nuk është më drejtor i Policisë së Shtetit. Dy vartës të tij janë në arrest. Të gjitha këto për çështjen e përgjimeve dhe më e rëndësishmja: ME NJË VENDIM GJYKATE.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS