Saje, kujtohu njëherë mirë! Mos ke përgjuar edhe Ramën gabimisht dhe po ta bën ai këtë punë tani? Se sikur po rri shumë pa folur ai!

Postuar në 18 Maj, 2016 16:15

Ndryshimet ligjore, shteti shqiptar nuk do të lejojë shitjen e aksioneve apo të licencave konçesionare në fushën e hidrokarbureve

Postuar në 18 Maj, 2016 16:08

Ministria e Energjisë është duke punuar mbi disa ndryshime ligjore që synojnë kufizimin apo heqjen e të drejtës së transferimit të licencave konçesionare ku, apo aksioneve, te të tretë, nisur nga arsyetimi për çështje të sigurisë kombëtare. “Tema Tv” raporton sot se ndryshimet rregullojnë të drejtën e shtetit shqiptar për të ndërhyrë kur “për shkaqe të sigurisë kombëtare mund të mos e miratojë një kalim licence koncesionare”. Kjo nismë pason aktin e kalimit të liçencës së “Bankers Petroleum” drejt një kompanie kineze nëpërmjet blerjes në bursë, apo blerjes së drejtpërdrejtë.

Kim forever...në fotoshop!

Postuar në 18 Maj, 2016 15:35

Pak fotoshop me Kim Jong Un - ne internet disa postera të publikuara nga Korea e Veriut kanë nxitur një garë për të vënë në lojë drejtuesin tekanjoz të Koresë së Veriut. 

Kush po i sulmon dy kandidatët për kryetarë të PS-së? Apo ndoshta kaq e kanë hapin?

Postuar në 18 Maj, 2016 14:57

Berisha “shpëton” Interforzan: "Pajisja e përgjimit ka hyrë në thyerje të marrëveshjes ndërshtetërore me palën italiane”

Postuar në 18 Maj, 2016 14:46

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar më tej sot duke ofruar “informacione të sigurta” siç i quan ai, për pajisjen e përgjimit që pretendohet se operon në Shqipëri në kushte antiligjore. Madje, Berisha shkruan në Facebook, se pajisja ka hyrë dhe përdoret “...ne thyerje flagrante te ligjeve te vendit dhe marreveshjes ndershteterore me palen italiane”, duke nxjerrë kështu jashtë “përgjegjësisë” misionin Interforza dhe palën italiane.

Ministri i Brendshëm:"Nuk ka, nuk ka patur dhe nuk do të ketë pajisje përgjimi". Pse po trajnohen policët për përgjime atëherë?

Postuar në 18 Maj, 2016 14:13

Pjesë nga fjala e Sajmir Tahirit, ministër i Brendshëm, sot në Komisionin Parlamentar të Sigurisë.

"Nuk ka ndarje të Bosnje-Hercegovinës. Pavarësinë e Republikës Srpska nuk do ta njohë askush”

Postuar në 18 Maj, 2016 14:02

Republika Srpska nuk ka për t’u bërë dot asnjëherë shtet i pavarur. Me këto terma kategorikë është shprehur analisti i njohur amerikan, Daniel Serwer, i cili ka folur për gazetën “Vecernje Novosti”. Sipas tij, entiteti në fjalë, pjesë e federatës boshnjake, nuk duhet të shkojë drejt referendumit për shkëputje, pasi asnjë nuk do ta njohë atë. “Republika Srpska nuk ka për të marrë mbështetje nga pjesa tjetër e Bosnjes dhe kjo do të çojë në konflikt si ai i vitit 1990.

Interneti i bën edhe gratë lozonjare

Postuar në 18 Maj, 2016 13:25

Dyshojnë se Tahiri ka përgjuar nga Vlora

Postuar në 18 Maj, 2016 12:11

Kreu i SHISH Visho Ajazi dha shpjegimet e tij në Komisionin e Sigurisë lidhur me pajisjen interceptuese që është përdorur nga policia shqiptare për trajnimin e efektivëve të saj. Nga deklarimet e tij u la të nënkuptohet se SHISH ka qenë i shqetësuar për mungesën e transparenvës në përdorimin e kësaj paisje.

Rasti Balili, fillimi i fundit për qeverinë Rama ka nisur

Postuar në 18 Maj, 2016 11:48

Implikimi i një zyrtari shtetëror në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe gjithçka pasoi me mosarrestimin dhe zhdukjen e tij, ekspozon turpshëm qeverinë shqiptare përpara partnerëve ndërkombëtarë dhe kompromenton rëndë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Faktet që dolën në dritë falë hetimit të policisë greke dhe DEA-s amerikane lidhin keq të ardhmen politike të udhëheqjes aktuale që përballë çdo argumenti ka të dokumentuar implikimin e strukturave të saj në rrjetet kriminale të drogës.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS