Xhamia shembull i qytetarisë

Postuar në 10 Maj, 2016 15:16

 

 

 “Të flasësh për fenë si institucion apo të flasësh për fenë si parim, kjo është çështja!”

Kur përmenden emra të institucioneve fetare, instiktivisht përfytyrohen parimet që ata përcjellin tek shoqëria. Ky fakt ka bërë që shpesh herë besimi si parim në vetvete, të keqinterpretohet si përjashtim kategorik i këndvështrimeve jashtë aspektit fetar.

Rodrigo Duterte, presidenti i ri i Filipineve

Postuar në 10 Maj, 2016 15:03

Trump bën transparencë: Kam qenë nga të paktët meshkuj në kopertinën e Playboy. E kuptoni vetë...

Postuar në 10 Maj, 2016 14:37

Iran-SHBA drejt përballjes në Gjykatën e Hagës

Postuar në 10 Maj, 2016 14:26

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, ka deklaruar se Teherani do të padisë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Gjykatën e Hagës për kthimin e disa aseteve të ngurtësuara nga SHBA që nga koha e Revolucionit Islamik. Duke folur para një turme njerëzish në qytetin Kerman, Rouhani, bëri të ditur se Irani nuk do të heqë dorë nga pasuria e tij, duke e cilësuar aktin e fundit të SHBA si grabitje në mes të ditës. Fjala është për një vendim të Gjykatës së Lartë amerikane, e cila vendosi që 2 miliardë dollarë, asete iraniane, t’i kalojnë familjeve të viktimave të bombardimeve të vitit 1983 në Bejrut.

Fshehja e faktit

Postuar në 10 Maj, 2016 14:09

Diku Heminguej tregon se në fillimet e veta letrare, kur ishte duke shkruar një histori, aty për aty, i kishte lindur ideja ta linte jashtë faktin kryesor: ku protagonisti i tij varte veten. Dhe thotë se, në këtë mënyrë, zbuloi një mjet narrativ që do ta përdorte aq shpesh në tregimet dhe romanet e veta në të ardhmen.

Specialist i arrës së kokosit

Postuar në 10 Maj, 2016 14:04

Projektligje "patriotike" për të vjelë taksën e pasurisë së shqiptarëve

Postuar në 10 Maj, 2016 12:45

Në 18 Shkurt parlamenti miratoi  me 72  votat e shumicës projektligjin “Për identifikimin dhe regjistrimin e adresave të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”. Ky ligj u prezantua nga qeveria si një nismë e Ministrisë së Brendshme dhe iu servir publikut si një ndërgjegjësim i shtetit për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve të tij që ndodhen si emigrantë jashtë vendit. Vlen shumë të kujtojmë se çfarë ka thënë ministri i Brendshëm gjatë prezantimit të këtij projektligji.

Një telefonatë me Shullazin

Postuar në 10 Maj, 2016 12:17

“Burime serioze, oficerë që janë në dijeni dhe që kanë qenë prezentë në aksion, dëshmojnë se Sajmir Tahiri ka folur me Emiliano Shullazin përmes telefonit të nëndrejtorit të policisë së Tiranës, Ermal Muça.Ky funksionar i policisë rezulton të jetë një nga personat e besuar për shumë paligjshmëri e trafiqe që bëhen me dijeninë dhe bekimin e Tahirit. Nëse prokuroria merr pamjet e dy muajve të fundit të lokalit ku ndodhi ekzekutimi i Elton Çiços, do të shohë se pothuajse çdo natë Ermal Muça dhe Qebini i doganave ishin në shoqërinë e viktimës.

Ky është hoteli i Aristidh Kokëdhimës buzë detit në Qeparo (Video)

Postuar në 10 Maj, 2016 11:38

Inspektorati Kombёtar i Mbrojtjes sё Territorit njoftoi vijimin e aksioneve të saj për prishjen e ndërtimeve pa leje nё Dhёrmi dhe Vuno ne kuadёr tё projektit pёr rehabilitimin e zonave muzeale. Pёr shkak tё terrenit, dy nga objektet e planifikuara janë prishur  me mjete dore. Ndërkaq nga një vëzhgim në terren vazhdon puna për ndërtimin e hotelit buzë detit në Qeparo në pronësi të vëllait të ish-deputetit Koço Kokëdhima. Për këtë ndërtim ka një padi nga PD në Gjykatë si ndërtim i paligjshëm, ndonëse Policia e quan ndërtim të ligjshëm.

Presidenti 29-vjeçar i Kastriotit dhunon gazetarin sportiv (Foto)

Postuar në 10 Maj, 2016 11:14

Policia e Tiranës ka arrestuar presidentin e klubit të futbollit Katstrioti, Alban Vogli  pasi mbrëmë rreth orës 22 e 20 të mbrëmjes ka goditur me sende të forta gazetarin sportiv, Eduard Ilnica. Sipas policisë, 29 vjeçari që mban dhe postin e presidentit të klubit të Kastriotit,  banues në Krujë fillimisht ka tentuar të marrë me forcë në mjetin e tij tip “Volksëagen”,  gazetarin ku më pas e ka dhunuar duke e goditur me sende të forta, për arsye të një artikulli që ai  ka publikuar në një gazetë lokale.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS