Injoron ambasadorët

Postuar në 11 Maj, 2016 11:35

Ndonëse dy ditë më parë e quajti normale praninë e ambasadorëve të huaj në mbledhjen e grupit parlementar demokrat , ish-kryeministri Berisha nuk ka qenë i pranishëm sot  në takimin e deputetëve të opozitës me ambasadorët Lu e Vllahutin. Zëdhënësja e ish-kryeministrit sqaroi për mediat se Berisha ka patur takime konstante me ambasadorët dhe se sot ata janë takuar me deputetët e tjerë. Dy ditë më parë, ish-kryeministri Berisha e quajti Shqipërinë një vend anormal dhe paralajmëroi se nuk voton një draft për të cilin nuk sqarohet se mbi çfarë modeli është bazuar.

Ahmetaj e Manjani kërkesë Gjykatës së Strasburgut për pezullimin e dosjeve shqiptare të pronave

Postuar në 11 Maj, 2016 09:36

Për të frenuar ankimet  dhe për t’i treguar Gjykatws sw  Strasburgut se ligji i ri zgjidh përfundimisht çështjen problematike të pronës, qeveria shqiptare i kërkoi Presidentit të Gjykatës Europiane, Guido Raimondi, të pezullojë shqyrtimin e dosjeve, duke e marrë vetë përsipër kompensimin dhe kthimin fizik për të gjitha vendimet. Kjo kërkesë është bërë dy ditë më parë nga dy ministrat e qeverisë, Arben Ahmetaj dhe Ylli Manjani. Gjatë bisedës, ata i kërkuan presidentit Raimondi, se pezullimi i vendimeve do të krijojë mundësi optimale për të zbatuar ligjin e ri.

Paisje përgjuese në Policinë e Shtetit

Postuar në 11 Maj, 2016 09:23

Gazeta Mapo ngre shqetësimin se një paisje përgjuese tepër e sofistikuar është instaluar prej më shumë se një muaji në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, duke vënë në alarm institucionet e sigurisë. Sipas saj  pajisja nuk rezulton e regjistruar në asnjë regjistër zyrtar apo dokument tjetër të institucioneve të Sigurisë. “Jo zyrtarisht policia thotë se kjo paisje përdoret për qëllime trajnimi të policisë së Shtetit.

Tani do të quhet America

Postuar në 11 Maj, 2016 00:36

Po vijnë kullat...

Postuar në 10 Maj, 2016 20:30

Gazeta “Tema” njofton për një vendim të marrë nga Gjykata Administrative që ndikon direkt në procesin gjyqësor për ndërtimin e një kompleksi pranë zonës së Digës së Liqenit në Tiranë. Sipas kësaj gazete, gjithçka lidhet me ndryshimin e trupës gjykuese pak ditë më parë, çka është kërkuar të prapësohet si procedurë nga Bashkia e Tiranës. “Bashkia e Tiranës dhe IKMT i kërkuan gjykatës përjashtimin e gjyqtarëve të rinj nga gjykimi dhe caktimin e një trupe tjetër"-thekson gazeta.

Ndodh edhe kështu

Postuar në 10 Maj, 2016 17:46

Lu dhe Vlahutin, emisarët e reformës në drejtësi. Kryeministri: Është edhe në interesin e BE-së

Postuar në 10 Maj, 2016 17:21

Dy ambasadorët aktivë në Tiranë, ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu dhe Romana Vlahutin e Bashkimit Europian, kanë marrë pjesë sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. “Jemi në një udhëkryq të pazakonshëm”, tha Donald Lu, ndërkohë që Vlahutin, e cilësoi prezencën e tyre në mbledhje si pjesë të dialogut dhe jo shkelje të sovranitetit. Nga ana e vet, kryeministri Edi Rama, ka synuar ta arsyetojë si të dobishëm prezencën e ambasadorëve në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, duke shtuar madje se reforma në drejtësi është interes edhe i BE-së.

BE-ja, si Jugosllavia përpara kolapsit

Postuar në 10 Maj, 2016 17:02

Bashkimi Europian është në një krizë të vërtetë ekzistenciale, qoftë për shkak të krizës ekonomike, qoftë edhe për shkak të konsumimit të idesë së unionit. Një gazetë e përditshme sllovene, “Finance” e krahason situatën e tanishme me atë të Jugosllavisë në prag të kolapsit.

Skandali që zbulohet nga aksidenti i Kavajës: Pika e karburantit për të cilën ishin ndërprerë barrierat, në pronësi të shefit të kabinetit të Haxhinastos

Postuar në 10 Maj, 2016 16:12

Aksidenti tragjik i ndodhur disa ditë më parë në aksin Plepa-Kavajë, ku humbën jetën dy fëmijët 3 dhe 5 vjeç, të cilë po udhëtonin bashkë me nënën e tyre për të takuar babain e mbajtur në paraburgim për një ndërtim pa leje, po zbulon një skandal të vërtetë, i cili duhet patjetër të marrë në përgjegjësi ministrin Edmond Haxhinasto. Sot Tv Klan raporton shkresën që Policia Rrugore i ka nisur Autoritetit Rrugor Shqiptar për të eliminuar ndërprerjet e barrierave në këtë aks rruge.

Shtëpiake, bredharake

Postuar në 10 Maj, 2016 15:24

Pages

Subscribe to ResPublica RSS