Me këto nuk ke koston e muhabetit
Fëmijët jetimë, propozim për kujdestari nga familjet
Deinstitucionalizimi i qendrave rezidenciale të fëmijëve ka qenë kryefjala e mbledhjes së sotme mes Bashkiakëve dhe Ministrit të Mirëqenies Sociale Blendi Klosi. Klosi u ka bërë të ditur kryetarëve të bashkive se kush ushtron dhunë do të mbajë përgjegjësi personale dhe do të ketë masa ndëshkuese të rënda. Më tej ministri ka kërkuar nisjen e punës për kalimin e fëmijëve tek familje kujdestare dhe kjo duhet realizuar nga pushteti vendor.
Tatimet, “grerëza” që po armiqëson shtetin me biznesin
Polemikat që lindën pas konferencës me biznesin e huaj, ku kryeministri dëgjoi ankesat e sipërmarrjes për vështirësitë dhe klimën e disfavorshme për të investuar, çuan ujë në një nga institucionet që gjeneron pengesat më të mëdha në raportet e shtetit me sektorin privat dhe burimin e tensionit që ekziston mes dy palëve. Më shumë se kuadri fiskal apo problemet që lidhen me garancitë juridike dhe ato të pronësisë, Shqipëria po vuan keqpërdorimin dhe arbitraritetin e administratës tatimore. Ka disa fakte të pakundërshtueshme për këtë.
Durrës, Forumi Mysliman kundër muzeut “Nënë Tereza” pranë xhamisë: “Vendimi të rishikohet për të shmangur keqkuptimet”
Imazhi dhe emri i Nënë Terezës kanë provokuar reagime nga Forumi Mysliman në Durrës, ku muzeu që mban emrin e misionares katolike me origjinë shqiptare, është vendosur pranë xhamisë. “Figura e një misionare të krishterë dhe bamirëse nuk mund të jetë një justifikim për një veprimtari të tillë pikërisht në shkallët e Xhamisë së Madhe të Durrësit. I nderuar Kryetar i Bashkisë së Durrësit… Kemi besimin se ju këtë akt nuk po e bëni për të provokuar ndjenjat e besimtarëve myslimanë, të cilët nuk ndjehen të përfaqësuar nga kjo figurë.
Garda e vjetër e PD kundër imponimit të reformës dhe ndryshimeve kushtetuese për orientimin seksual
Debati i fundit në grupin parlamentar të Partisë Demokratike konfirmoi qëndrimet e “gardës së vjetër” të opozitës për të mos pranuar me sy mbyllur ndryshimet kushtetuese të propozuara nga ndërkombëtarët si për reformën në drejtësi dhe nenet që kanë të bëjnë me orientimin seksual. Gazeta Panorama ka zbardhur një pjesë të debatit, ku duket se ka një dakordësi për t’i qëndruar linjës së ashpër në raport me ndërkombëtarët.
Hillary e ka shkelur
Një raport i Departamentit të Shtetit ka kritikuar ashpër përdorimin e një serveri privat dhe llogarisë personale të email-it nga ish-sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton, duke nënvizuar se ajo ka shkelur rregullat e Departamentit të Shtetit. Hetuesi i Departamentit të Shtetit tha se kandidatja për zgjedhjet presidenciale nuk kishte kërkuar leje për të përdorur email-in e saj personal për çështje të politikës së jashtme amerikane, duke shtuar se edhe nëse do ta kishte kërkuar lejen, ajo nuk do i ishte dhënë.
Hipoteza se një ekip hungarez ka zbuluar një Forcë të Pestë Themelore në Natyrë
Një eksperiment në Hungari, realizuar nga anëtarë të Akademisë hungareze të shkencave, mund të ketë identifikuar një forcë të pestë fondamentale në natyrë. Kjo forcë, u hipotetizua nga eksperimenti me degradimin e radioaktivitetit dhe u publikua fillimisht në vitin 2015. Ekipe të tjera kërkuesish në botë, e rishqyrtuan propozimin dhe kërkimin e hungarezëve dhe në një rast, i bërë i njohur nga përfaqësues të Universitetit të Kalifornisë në SHBA, e konfirmuan se ai nuk bie ndesh me eksperimente të tjera.
Erjon, mos puno kaq shumë!
Pasi Bashkia dërgoi katër policët për të hequr zonjën në video nga vendi ku shiste, u bë me dije se policët u shkarkuan. Lajmi është i pakonfirmuar por ngjan e çuditshme që policët shkarkohen pse zbatuan një urdhër të dhënë. Sikundër është e çuditshme që Bashkia vazhdon të punojë fort për të hequr shitësit ambulantë në një shprehje të pavend arrogance.
E padobishme ndihma e ambasadorëve për kryeministrin. Reforma kalon nga dyert e PD-së
Partia Demokratike po i qëndron idesë se drafti final i reformës në drejtësi është përgjegjësi e legjislatorit duke hedhur indirekt poshtë alibinë e mazhorancës dhe kryeministrit që janë fortifikuar pas togfjalëshit: Komision i Venecias. Në një prononcim pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, kryetari i saj, Lulzim Basha, deklaroi se drafti i tretë, i propozuar nga PD-ja duhet marrë në shqyrtim.
