Ruçi merr përsipër të përfundojë reformën në drejtësi
I motivuar ndoshta nga deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu se politikanët që po përpiqen për reformën po bëjnë një punë të madhe patriotike kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i kërkoi kryetarit të Kuvendit atij që të fusë në procedurë të përshpejtuar parlamentare draftin e reformës në drejtësi.
Ai jep edhe arsyet sepse Kuvendi duhet të veprojë me një procedurë ekstra dhe të përshpejtuar për përfshirjen e këtyre ligjeve në axhendën e tij dhe miratimin brenda këtij sesioni parlamentar.
Inspektoriati Shtetëror i Arsimit inspektime vetëm në 6 kopështe në 2016
Një kopësht fëmijësh i paregjistruar dhe jashtë çdo parametri ligjor funksiononte për mrekulli në mes të Saukut dhe asnjë institucionin nuk kishte lëvizur as gishtin për të parë nëse plotësonte kriteret për të qenë kopësht fëmijësh. Biznesi informal ku dhunoheshin fëmijët nuk u ra në sy as tatimorëve, as policëve bashkiakë dhe as inspektorëve arsimorë që paguhen për të kryer kontrolle.
Ministria e Financave kërkon borxh për hekurudhën Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e një linje në aeroportin “Nënë Tereza”
Ministria e Financave ka kërkuar një kredi sovrane nga BERZH për përmirësimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrësi dhe ndërtimin e një linje hekurudhore që do të lifh kryeqytetin me aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Vetë BERZH njofton se “është duke shqyrtuar dhënien e një kredie sovrane për Hekurudhën Shqiptare. Kredia do të financojë rehabilitimin dhe përmirësimin e linjës hekurudhore 34.7 km që lidh Tiranën me Durrësin dhe ndërtimin e një linje hekurudhore 7.4 km nga Tiranë, aeroporti i Rinasit”
Falluxha sërish nën zjarrin e betejës
Falluxha është sërish në duart e Bagdadit zyrtar. Dy vjet pasi Shteti Islamik mori qytetin 30 km në perëndim të kryeqytetit iraken, forca të ushtrisë, rezervistë fise të ndryshme udhëhequr nga SHBA kanë mësyrë sërish për ta rimarrë Falluxhën. Një qytet me 50 mijë banorë nga të cilët 40 mijë kanë ikur. Dhe ikja është esenca e kësaj lufte të fundit në Lindjen e Mesme, një ikje masive dhe e pandërprerë. Fotot janë sjellë nga “The Atlantic” dhe dëshmojnë betejën në një front që po shteron shumë energji dhe po konsumon shumë jetë njerëzish.
Kanë të gjitha të njëjtin horoskop
Koha për shoqe
Fantazi me Google Earth - lokalizohet Kraken
Raporti tronditës për Michael Jackson: Paranojak seksual, koleksionues sadomazokist dhe përdorues droge (foto, video)
7 vjet nga vdekja e Michael Jackson dalin në dritë fakte tronditëse të raportit të Policisë së Santa Barbaras në Kaliforni. Sipas «Radar Online» që ka botuar këto dokumente dhe fotografi, Michael Jackson kishte një koleksion shumë të madh të materialeve pornografike, ku bie në sy një koleksion fotografish i titulluar “Nude photos of teenage boys from late 1800s”, në shqip “Foto lakuriq të djemve adoleshentë në fund të viteve 1800”.
Dhunimi i fëmijës 3-vjeç, mbyllen 20 kopshte private. Ministria: Nuk i kontrollojmë ata që janë pa licencë
Kopshti ku ndodhi rasti i dhunimit të fëmijës 3-vjeçar ishte pa licencë dhe i pakontrolluar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Teksa ka dënuar ngjarjen, Ministrja Nikolla sqaroi se kopshti ishte ilegal dhe i pakontrolluar nga MAS. Ndërkohë nga kontrollet pas publikimit të videos janë mbyllur 20 kopshte private.
Shqipëria me korrupsion të fshehur? Mungesë transparence të buxheteve, informacionit tatimor dhe keqpërdorim i taksave
Shqipëria është e kapur nga korrupsioni. Është një nga problemet e përfshira në të gjitha raportet ndërkombëtare, por e pranuar edhe zyrtarisht nga institucione si Kontrolli i Lartë i Shtetit që kryen auditimin e financave publike. Kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj thotë se korrupsioni është i fshehur “të sigurohemi se nuk ka vend ku të fshihet, duke rritur transparencën e buxheteve qeveritare, informacionit tatimor dhe prokurimit publik për të penguar evazionin fiskal dhe për të vënë në dukje vjedhjen ose keqpërdorimin e taksave”.
