Frederiku i Madh ka shumë fansa
Frederiku i Madh, një hamshor në një fermë në Arkansas në SHBA, është bërë hit në Facebook, për pamjen dhe për faktin se disa e konsiderojnë edhe si të aftë për show. Nuk mungojnë edhe zëra që thonë se ai është seksi. Frederiku nuk kupton nga këto me siguri, as edhe që e quajnë I Madh., por ai gjithësesi mbetet një kalë i bukur.
http://www.theguardian.com/world/2016/may/28/frederik-the-great-viral-ho...
Mundari, një jetë e lidhur me...lopën
Mundari, janë një fis në Sudanin e Jugut, që bëjnë një jetë të dedikuar pas gjësë gjallë, e cila është Lopa e Mbretërve - Ankole-Watusi. Një lopë kushton 500 dollarë dhe Mundari bëjnë roje me armë për t’i ruajtur.
Fotografi Tariq Zaidi, ka kapur momente të jetës së këtij fisi, meshkujt e të cilit jetojnë me një dietë qumështi dhe kosi, lahen me urinën e lopës. Rrallë mund të vritet për mish një Ankole – Watusi. Ato janë garancia e jetës së këtij fisi, që ushqehet, por edhe kurohet me ndihmën e këtyre kafshëve.
Orban sërish në vëmendje: "Clinton është goja, Soros, zëri. Synojnë të sjellin 1 milionë myslimanë në Europë"
Victor Orban, kryeministri hungarez ka ardhur sërish në qendër të vëmendjes së mediave. Kësaj radhe për shkak të disa reagimeve të tij ndaj kandidates për presidente në SHBA, Hillary Clinton, ish-presidentit Bill Clinton dhe financierit të njohur me origjinë hungareze, George Soros. Gjatë një interviste, dhënë për radion publike të Hunagrisë, Orban, iu bashkua kritikave të politikanit polak, Jaroslaë Kaczynski, sipas të cilit “Clinton duhet të konsultohet me një doktor”.
Tortë në fytyrën e deputetes gjermane. Shkak qëndrimi kundër imigrantëve
Sahra Wagenknecht, një drejtuese e partisë së ekstremit të majtë në Gjermani, Linke, është qëlluar me tortë në fytyrë gjatë një takimi në Magdeburg. Ajo ka marrë qëndrime kundër imigrantëve dhe për pasojë pakënaqësitë nuk kanë munguar.
Diçka për seksin në letërsinë shqipe
Philip Roth, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të gjallë, botërorë, është një prej shkrimtarëve të mi të preferuar. Tërë krijimtaria e tij është një marrëdhënie dashuri – urrejtje (më shumë urrejtje) me mentalitetin e jevrejëve në Amerikë, mentalitet konservativ, i mbyllur hermetikisht brenda vuajtjes kolektive në histori.
Unë zgjedh DREJTËSINË
Dikush zgjedh partinë, dikush zgjedh Shqipërinë, por drejtësinë nuk po e zgjedh dhe e zgjidh askush. Po bëj optimistin dhe po marr përsipër ta zgjedh unë drejtësinë. Po për kë drejtësi do flasim? Atë të Gërdecit? 21 janarit? Atë të orave Omega dhe të çantave Hermes? Se kjo është çorba që është gatuar këto 25 vite.
Athina i përgjigjet Bushatit: Çështje çame nuk ekziston, bashkëpunëtorët e nazizmit u larguan njëherë e mirë me pushtuesit
Athina zyrtare lëshon një sinjal të qartë ndaj Tiranës dhe veçantërisht ministrit Bushati në prag të vizitës së homologut të tij Nikos Kotzias në kryeqytetin shqiptar. Mediat greke kanë cituar sot zyrtarë të qeverisë Tsipras t'i vënë embargo çdo parapërgatitje të palës shqiptare për të diskutuar mbi çështjen çame. "Çështje çame nuk ekziston" dhe "referimi në mënyrë të përsëritur nga autoritetet zyrtare shqiptare i një çështjeje të paqenë, vetëm marrëdhënieve dypalëshe nuk u shërben".
Beteja për fshatin, në terren edhe Ahmetaj
Teksa kreu i opozitës Basha ka nisur një tur takimesh me fermerët, të cilëve u ka premtuar ndryshimin e praktikës për marrjen e subvencioneve vetëm me kartë identiti dhe eleminimin e NIPT-it, ministri i Financave Arben Ahmetaj konstaton se udhëzimi i ri për pagesat në dorë nga fermerët deri në shumën 300 mijë lekë të vjetra ka lehtësuar transaksionet mes pikave të shumicës dhe tgëtarëve të vegjël.
PD i rikthehet rastit Balili për të sulmuar Tahirin, shmang shënjestrën ndaj LSI-së
Partia Demokratike ka rikthyer në vëmendje rastin Balili, ish-drejtor Rajonal i Transporteve në Sarandë, i shpallur në kërkim si kreu i një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës. Opozita ngre dy akuza që shënjestrojnë direkt ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri. E para ka të bëjë me rolin e policisë kufitare dhe kontrollin e rrugëve të transportit nga Balili dhe e dyta me komandimin e Asim Canajt si shef i policisë së Sarandës.
Akademi, akademikë dhe probleme (intelektuale ose intelektualësh)
Akademi
