Komunikimi politik pamor dhe retorika - përpjekja për diskreditimin e Flamurit kombëtar*
Ceremoni e pazakonshme për hapjen e tunelit Gotthard në Zvicër
Edhe Lockheed Martin nis përgatitjet për zbritje në Mars në vitin 2030
Nuk është vetëm Elon Musk që synon Marsin. Edhe Lockheed Martin ka ndërmend të dërgojë njerëz në planetin e kuq në vitin 2028. Projekti parashikon dy faza: në vitin 2028 do të jetë nisja dhe do të realizohet stabilizimi i një stacioni shkencor orbital në Mars. Në vitin 2030 parashikohet zbritja e njerëzve në Mars
Drejt një partie të re
Kontestimi dhe opozitarizmi që Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi i kanë bërë qeverisjes së Edi Ramës, duket se do të finalizohet me krijimin e një partie të re politike. Projekti është në fazën e konsultimit me qytetarët siç tha për Ora News, deputetja e Shkodrës Mimoza Hafizi.
Ministri i Jashtëm austriak: Marrëveshja me Turqinë mund të jetë vetëm një Plan B për Europën
Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, i ka dhënë intervistë revistës gjermane “Der Spiegel” e përqendruar kryesisht mbi zhvillimet në Europë. Një nga këto është edhe frenimi i valës migratore nga Lindja e Mesme drejt Europës, që sipas Kurz, erdhi edhe si pasojë e bllokimit të asaj që njihet si Rruga Ballkanike. Kurz thotë se një meritë të madhe për këtë ka Maqedonia, një vend që bëri shumë, por nuk përfitoi nga vendimet e saj.
Zbulohet mumja “Van Gogh” në Saragoza të Spanjës
25 mumje janë gjetur nga arkeologët në një kishë në fshatin Quinto, afrë Saragozës në Spanjë. Një prej tyre shëmbëllen shumë me autoportretin e piktorit të njohur Van Gogh, ndaj edhe është emërtuar me këtë emër: mumja Van Gogh. Gërmimi u krye në vitin 2014 dhe nga stduimet e deritanishme bëhet fjalë për persona që kanë jetuar në shekullin e 18-të dhe fillimin e shekullit të 19-të. Nga trupat e gjetur, 11 janë fëmijë, çka ka lënë dyshimin se bëhet fjalë për një epidemi. Mumifikimi natyral ka ndodhur për shkak të tokës shumë të thatë.
Greva kundër ligjit të ri të punës, paralizon gjysmën e shërbimit hekurudhor të Francës
Arrestohet drejtoresha e Qendrës së Zhvillimit Social në Shkodër. Të sëmurët mendorë dhunoheshin sistematikisht, tre femra kanë abortuar
Një ditë pasi emisioni investigativ “STOP” në Televizionin Klan u publikoi pamjet shokuese të trajtimit çnjerëzor të personave me aftësi të kufizuara në qendrën e zhvillimit social të Shkodërs ka reaguar prokruroria. Me urdhër të organit të akuzës janë arrestuar drejtoresha e kësaj qendre Juliana Cepi, si edhe infermierja Aida Ymeraj. Prokuroria e Shkodrës thotë se ka hetuar për më shumë se dy javë në këtë qendër ku ka zbuluar se ndaj pacientëve me sëmundje të shëndetit mendor është ushtruar dhunë sistematike.
Zv/ministri i Brendshëm i dënuar me 4 vjet për trafikim makinash. Çështja u pushua nga Prokuroria
Zëvendësministri i Brendshëm, Ilir Marko, ka qenë i dënuar me 4 vjet burg, një vendim që më pas është prishur për shkak se prokurori i çështjes e tërhoqi akuzën kur ajo ishte shqyrtuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Dënimi i është dhënë më 16.02.2006 nga Gjykata e Faktit në Tiranë, për trafikim të mjeteve motorike të vjedhura. Ai është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit më 20.09.2006.
Siria, shkatërrim i gjithanshëm
Pesë vjet luftë, 4.8 milionë njerëz të zhvendosur nga Homs, Halepi, periferitë e Damaskut etj.. Kjo është vetëm një aspekt i luftës siriane që duket se nuk ka fund. Një set fotografish që japin një fragment nga ajo që ka ndodhu e po ndodh në Siri:
http://www.theatlantic.com/photo/2016/05/in-syria-more-than-five-years-o...
