40 të helmuar nga ushqimi në restorantin "Artigano" në ish-bllok. Mbyllet lokali, klientët u diagnostikuan me salmonelë

Postuar në 03 Qershor, 2016 17:50

18 persona janë paraqitur në shërbimin e sëmundjeve infektive ne Qendrën Spitalore Universitare përgjatë tre ditëve me simptoma të helmimit pasi kanë konsumuar ushqim në një prej restoranteve më të frekuentuar në zonën e ish bllokut, bar restorant artigianon. Kjo situatë ka vënë në alarm sistemin shëndetësor, i cili ka konstatuar mungesën e kushteve higjeno-sanitare që ka cuar në helmimin e klientëve.  Kreu i Isnpektoriatit Shëndetësor të Tiranës, Gjergji Koja i tha televizionit Klan se  mostrat e analizuara rezultuan me salmonelë.

Gjurmë gishtash mbi pajisjen përgjuese të gjetur në zyrën e ministrit të Brendshëm

Postuar në 03 Qershor, 2016 16:15

Mbi aparatin përgjues të gjetur në zyrën e ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri(pjesë të tij), janë gjetur gjurmë gishtash të cilat ende nuk janë identifikuar se kujt i përkasin. “Burime nga grupi hetimor thanë për Televizionin Klan se, pajisja e gjetur është një përçues analog i përgjimeve ambientale. Pjesa tjetër e pajisjes, ajo që kryen regjistrimin, nuk është gjendur ende dhe hetuesit thonë se do të jetë mjaft e vështirë që të identifikohet vendndodhja e saj.

Rrëfimi i vrasjes së 1 milion njerëzve para kamerave

Postuar në 03 Qershor, 2016 15:17

I shpallur në vitin 2015 nga “The Guardian” në krye të 50 filmave më të mirë të dekadës, Act of Kil

Duhen...

Postuar në 03 Qershor, 2016 15:06

Selfie, vetëm me të brendshme - ky është shekulli XXI për femrën

Postuar në 03 Qershor, 2016 15:03

Sprova e Rashicës, Gjimshitit, Rrahmanit dhe Shalës, përballë hilesë së Bunjakut

Postuar në 03 Qershor, 2016 14:50

Gianni De Biasi ishte i detyruar të zgjidhte. Katër lojtarë nuk do të udhëtonin së bashku me ekipin në Francë dhe trajneri zgjodhi emrat e Milot Rashicës, Berat Gjimshitit, Amir Rrahmanit dhe Herolind Shalës. Ashtu si në çdo shtet tjetër, edhe në Shqipëri e Kosovë opinioni u nda në mes.

Dikush pro dhe dikush tjetër kundër De Biasit. Të gjithë e kritikojnë, por askush nuk thotë pse. Të gjithë thonë që Rashica apo Gjimshiti duhet të ishin pjesë e 23 lojtarëve të Euro 2016, por askush nuk thotë cilët duhet të liheshin jashtë.

Tangoja e Basha-Berishës me Metën

Postuar në 03 Qershor, 2016 13:27

Duhen dy veta për ta kërcyer tangon, por tangoja nuk kërcehet me tre. Kjo shprheje mund të jetë metafora që i përmbledh më mirë tre vjetët e marrëdhënieve në distancë mes dyshes Basha-Berisha dhe Ilir Metës.

Mbledhja e dy qeverive, retorikë dhe show patriotik

Postuar në 03 Qershor, 2016 13:13

Sot u mbaj në Prishtinë mbledhja e përbashkët e dy qeverive si nga bilanci ashtu dhe nga perspektiva produkti është retorikë dhe show patriotik. Kryeministri Rama, qeveria e të cilit është në hijen e skandaleve dhe pasojave të ligjit të dekriminalizimit tha se “Është momenti për të shkruar më tujte sepse kemi bërë shumë, por ka shumë më shumë për të bërë. Rezultate e punës së deritanishme janë shumë inkurajuese – mjafton të nënvizojmë se vitin e shkuar shkëmbimet tregtare preken kuotën 200 milionë eurove”.

Basha përjashton koalicion me Ilir Metën, anashkalon takimin me Ramën dhe paralajmëron ligj për kontrollin e interesave të bisnesit në politikë

Postuar në 03 Qershor, 2016 11:53

Në një intervistë të gjatë për "Ora News" kreu i opozitës, Lulzim Basha sqaroi pozicionin e Partisë Demokratike për reformën në drejtësi, duke thënë se opozita nuk është e kompleksuar nga ngutja e ndërkombëtarëve për të miratuar sa më shpejt reformën në drejtësi. "Çfarë është e rëndësishme, që të miratojmë javën e ardhshme këtë reformë, që opozita thotë është defektozë dhe do të çojë në kolaps, do të çojë në kapje politike, të një sistemi që është kyç në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Greqi, sekuestrohet drogë e destinuar për xhihadistët e ISIS

Postuar në 03 Qershor, 2016 11:11

Autoritetet greke kanë sekuestruar në portin e Pireut 26 milionë pilula narkotike, që destinoheshin për xhidistët e ISIS. Siç njoftohet, operacioni u krye në bashkëpunim me zyrën e DEA-s amerikane në Athinë. Pilulat narkotike me emrin Tramadol, u gjetën në një konteiner që kishte mbërritur në portin e Pireut nga India dhe kishte si destinacion përfundimtar Libinë. Firma që do t’i merrte në dorëzim në Libi, është verifikuar se ka lidhje me shtetin islamik, thonë njoftimet. Një ngarkesë e ngjashme, për llogari të së njëjtës firmë, ishte sekuestruar shkurtin e kaluar në Dubai.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS