“Miku Aleksandër” ndihmon sërish: E shpall Edi Ramën kryenacionalist të Ballkanit pas mbledhjes në Prishtinë

Postuar në 04 Qershor, 2016 20:19

Qeveria serbe i është kundërpërgjigjur kryeministrit shqiptar Edi Rama me një nga nga ministrat e vet, atë për Kosovën, Marko Djuriç. Përmes një deklarate ky i fundit i ka cilësuar si provokuese deklarimet e Ramës në mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës, duke vlerësuar se “kryeministri shqiptar duhet të lexojë ndonjë libër që të kuptojë se Kosova nuk do të jetë kurrë Shqipëri”. “Duke përsëritur pretendimet e veta për Shqipërinë e Madhe, në kryeqytetin e provinës sonë jugore, Rama ofendoi rëndë popullin serb.

Vrimën e Shukriut e mbylli shpejt, për Roshin flet me heshtje (Video)

Postuar në 04 Qershor, 2016 20:02

Ndryshe nga sa veproi me Shukri Xhelilin, të cilit i firmosi shkarkimin pa kaluar 24 orë nga shfaqja e videos erotike, kryeministri Rama po bën enigmatikun në rastin e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi i denuar për dhunë dhe përdhunim në grup nga Gjykata e Campobaso në Itali. Rroshi ndërroi mendje brenda 3 ditësh pasi fillimisht deklaroi dorëheqjen nga detyra. I inkurajuar edhe nga mosshkarkimi i tij nga kryeministri Rama, Roshi deklaroi se do vazhdojë detyrën. I vetmi që nuk ka një përgjigje për piruetat e Rroshit është kryeministri. Madje edhe kur pyetet nuk prononcohet..

Foto/Ja një mënyrë që pa bërë gjë tërë kohën, bëhesh të paktën "lajm"

Postuar në 04 Qershor, 2016 19:56

Aheng Dovleti/Në këto raste sigurohet edhe një mbrojtje ndaj paaftësisë së dukshme dhe diskredituese: Ai është i veçantë dhe artist.
Fjala është për atë që duhet të ishte edhe kryeministër

Kapet me 100 kg eksploziv, granata-hedhës dhe kallashnikovë shtetasi francez

Postuar në 04 Qershor, 2016 18:18

Një shtetas francez mbahet i ndaluar në kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës, pai u  kap me një sasi të madhe të lëndëve plasëse, granatë-hedhësve dhe kallashnikovëve. Sipas informacioneve të transmetuara paraprakisht nga kanali televiziv M6, ai kishte në posedim të paktën 100 kilogramë eksploziv. Lajmi konfirmohet nga RIA Novosti nëpërmjet shërbimit kufitar të Ukrainës.

Trefishohen bimët e marihuanës për dy vjet – nga “mbretëria e Lazaratit”, në “mbretërinë e Shkodrës”

Postuar në 04 Qershor, 2016 17:09

Në një raportim të gazetës italiane Corriere della Sera, bazuar në raportin zyrtar të Guardia di Finanza të vitit 2015 për Shqiërinë, shkruhet se bimët e marihuanës u trefishuan në vendin tonë për dy vjet – 83 mijë ishin mbjellë në 2013-ën, ndërsa 243 mijë u mbollën në 2015-ën. Raporti për 2016-ën ende nuk është përfunduar.

Në ish-Bllokun e Tiranës do të ketë vetëm biznese me TVSH

Postuar në 04 Qershor, 2016 15:43

Javë më parë Ministri i Financave paralajmëroi se biznesit që ushtrojnë aktivitet në zonën e ish-Bllokut do të përfshihen në skemën e TVSH-së. Drejtoria e Tatimeve ka nisur tashmë procedurën për përfshirjen në TVSH-së të bizneseve në këtë zonë. Ndonëse këto biznese ushtrojnë aktivitet me pakicë dhe janë trajtuar si të vogla, do të trajtohen si të mëdha, me një xhiro prej 50 milionë lekë.

Iku

Postuar në 04 Qershor, 2016 15:34

Më mirë mos t'i shikosh

Postuar në 04 Qershor, 2016 15:28

Dekriminalizimi, Prokuroria merret në mënyrë të posaçme me PS-në. Radha i vjen Artur Bushit në Krujë. Flamur Noka? “Do kërkojmë materiale shtesë”

Postuar në 04 Qershor, 2016 14:54

Prokuroria ka nisur hetimin për Elvis Roshin, kryebashkiak i Kavajës. Ndonëse çështja e tij ka fituar përmasë të ekzagjeruar politike për shkak të mbrojtjes që po i jep qeveria, janë edhe raste të tjera për të cilat organi i akuzës është vënë në lëvizje. Kështu ajo i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve verifikimin paraprak të formularit të vetëdeklarimit për dekriminalizimin, dorëzuar nga kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

Mbi vizitën pritshme të ministrit të Jashtëm grek në Tiranë*

Postuar në 04 Qershor, 2016 13:58

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias vjen të hënën në Tiranë. Është vizita e dytë e tij në Shqipëri në harkun kohor të 11 muajve dhe në përgjigje të shpejtë të vizitës së ministrit të Jashtëm të Shqipërisë në Greqi, D. Bushati, në mars të këtij viti.  Përpos tyre, dy ministrat kanë takime të shpeshta në veprimtari ndërkombëtare. Kjo denduri takimesh lidhet me vlerësimin e rendësisë dhe perspektivës së marrëdhënieve të mira mes dy vendeve. Vetëm kështu mund të interpretohet “nxitimi” i Kotzias për kthimin e vizitës së Bushatit në Athinë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS