“Shteti në prag të kolapsit. Kaos njësoj si ai i vitit 1997”

Postuar në 09 Qershor, 2016 22:19

Deputeti Ben Blushi, pjesë e Partisë Socialiste ka deklaruar sot në emisionin “Të paftuarit” në “Ora-News”, se shteti shqiptar është në prag të katastrofës. “Bilanci i sotëm, pas tre vitesh, është katastrofal. Shteti për mua është në prag kolapsi, unë nuk besoj se kemi parë këtë kaos, përveçse në vitin ’97, apo në prag të atij viti. Shteti nuk funksionon. Shikoni se çfarë ndodh. Shqipëria sekuestron zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, 10 për qind e bashkive kanë rënë, se njerëzit që i drejtojnë kanë probleme me ligjin.

"Sajmir, reforma do miratohet me çdo kusht tha kryeministri...Me çdo kusht"

Postuar në 09 Qershor, 2016 21:05

Procedura alla Valentina Leskaj, drafti për reformën në drejtësi futet ilegalisht në kalendarin e punimeve

Postuar në 09 Qershor, 2016 20:44

Paraditen e sotme u bë publike se Konferenca e Kryetarëve nuk kishte përfshirë në kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit, reformën në Drejtësi. Befas pasdite, pas drejtimit që i bëri seancës Valentina Leskaj, drafti është futur në kalendar. Por PD-ja pretendon se kjo është bërë fshehtas dhe pa dijeninë e saj.

Të jetë kjo një nga arsyet pse tolerohen budallallëqet me okë të ministres së Mbrojtjes?

Postuar në 09 Qershor, 2016 20:29

Fjalë të mençura. Analist apo altoparlant?

Postuar në 09 Qershor, 2016 19:50

Sqarimi për qëndrimin e A. Amerikane: “U propozua draft i ri. PD-ja pranoi shumëçka, por jo vendet e rezervuara. Pra ajo u tregua jofleksibël”

Postuar në 09 Qershor, 2016 19:37

Një ditë pasi ambasada amerikane në Tiranë doli me një qëndrim kritik ndaj Partisë Demokratike lidhur me dështimin e takimit Rama-Basha për reformën në drejtësi, Zëri i Amerikës, është përpjekur të sqarojë pozicionin e saj.

Çmimi i një Drafti, Kryeministri: “Opozita nuk ka gjë në dorë”. Por sërish i kërkon votat

Postuar në 09 Qershor, 2016 17:52

Ka ditë që flitet e përflitet për disa deputetë të Partisë Demokratike që mund ta “dredhin” e të votojnë për draftin e mazhorancës për reformën në drejtësi. Në kuadër të këtij pazari miliona eurosh që ka nisur e vazhdon ndërkohë, Partia Demokratike doli me qëndrimin, se nëse një nga deputetët e saj bën këtë gjë, ajo do të djegë mandatet. Çfarë legjitimiteti ka një reformë që miratohet me deputetë të trafikuar e të blerë, të cilët mandej do shiten si si deputetë me ndërgjegje shtetformuese?

Jo më kontroll nga vetëm një agjenci qeveritare mbi internetin

Postuar në 09 Qershor, 2016 17:32

Administrata amerikane ka vendosur që të lejojë kontroll dhe mbikëqyrje shumëpalëshe të internetit. Departamenti i Tregëtisë njoftoi përmes ndihmës sekretarit të vet për Komunikimet dhe Informacioin, Laërence Strickling dhe propozimi është bërë nga Korporata Internautike për Numrat dhe Emrat e Përcaktuar dhe i vjen në përputhje me kriteret e vendosura nga qeveria. Synimi është që të mos lejohet që qeverisja e internetit të kalojë nga një dorë, apo nga një agjencia qeveritare, por nga disa.

"Ka nisur të flasë"

Postuar në 09 Qershor, 2016 16:52

Partia Demokratike ka shpërndarë sot fjalën që mbajti sot në Parlament deputeti Flamur Noka, njëkohësisht nënkryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare. Duke e parë si një qëndrim zyrtar të PD-së në një seancë ku mungonte ish-kryeministri Sali Berisha, po sjellim këtu pikën kryesore të fjalës së tij që ishte ajo e akuzës për implikim të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, në çështjen e përgjimeve.

FMN kërkon tatim për të ardhurat personale edhe për pagat nën 300 mijë lekë

Postuar në 09 Qershor, 2016 16:06

Fondi Monetar Ndërkombëtart ka rekomanduar se ka hapësirë për të ulur kufirin deri në të cilin tatimi mbi të ardhurat personale është zero. Aktualisht ky kufi është 30 mijë lekë (nën 30 mijë lekë tatimi mbi pagën është zero), por nga ana e qeverisë nuk ka ndonjë angazhim konkret për të ulur këtë kufi.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS