Punohet vetëm për “Shqipërinë e gjeneratës tjetër”. Rritje pensionesh me 2%, 0.5% më shumë sesa inflacioni
Qeveria do të indeksojë pensionet duke nisur që nga muaji korrik. 2% shkon rritja e pensioneve, një kuotë minimale kjo dhe që buron nga ligji, që e detyron qeverinë të bëjë indeksimin e tyre në nivelin e inflacionitt. “Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, inflacioni vjetor është rreth 1.5%, por rritja e pensioneve do të bëhet me 2%. Me këtë shifër pritet të rriten të gjitha pensionet, duke filluar nga ato monimale deri tek pensionet maksimale. Kështu pensioni minimal prej 14 mijë lekësh pritet të rritet me 280 lekë.
Ja kush i del për zot vetes...
Bolt vs Çitah - fiton përherë kjo e dyta
Mes përmes liqenit me Limanin Lundrues
Limani Lundrues është një vepër e artistit bullgaro-amerikan, Kristo, e cila është realizuar në liqenin Iseo afër Breshias në Itali. Ajo do të jetë e hapur nga 18 qershori deri më 3 korrik dhe siç shihet në foto u lejon njerëzve të ecin “mes përmes ujit”. Një pasarelë 5 km e realizuar me polietilene, mbuluar me neilon me ngjyrë të ndryshueshme dhe mbështetur mbi pontile të lundrueshëm. Për atë që kalon mbi të, me siguri që jep një ndjesi shumë të këndshme.
Vera e lagësht indiane
Ministria e Mbrojtjes: Pilotët ishin të trajnuar. Amendimi i kontratës nuk prekte trajnimin
Pas raportimeve të djeshme se dy pilotët që humbën jetën më 6 prill në Shkodër, si pasojë e rrëzimit të helikopterit EC145, nuk ishin të trajnuar, është përgjigjur sot Ministria e Mbrojtjes. Lajmi, i publikuar fillimisht nga AbcNeës, raportonte se për këtë shkak hetimi ka shkuar deri në zyrat e Shtabit të Përgjithshëm, por sipas Forcave Ajrore, dokumentacioni për trajnimin e pilotëve është në dispozicion të prokurorisë. Pra mbetet e paqartë nëse prokuroria po heton apo jo në këtë drejtim. Më poshtë deklarata e shpërndarë sot nga Ministria e Mbrojtjes:
Pronat, Basha i kërkon Strabsburgut të mos shprehet para vendimit të Gjykatës Kushtetuese
Lulzim Basha i është drejtuar me një letër Gjykatës së Strasburgut. Kreu i opozitës shprehet se deklarata e kryeministrit se ka arritur një marrëveshje me Gjykatën e Strasburgut për të mos shqyrtuar më çështje të pronave të qytetarëve shqiptarë kundër qeverisë, përbën një ndërhyrje të hapur përpara vendimit të Gjykatës tonë Kushtetutese në lidhje me ligjin e ri të pronave.
Kapiten Cana mund të bëjë një sakrificë sot!
Në botë mund të ketë qindra miliona, në mos miliarda, “trajnerë të së hënës” – bëhet fjalë per ata tifozë që, pasi është zhvilluar një ndeshje futbolli të dielën, diskutojnë të hënën se çfarë duhej të kishte bërë ndryshe trajneri i ekipit të tyre të zemrës. Kuptohet që ka jo pak edhe “trajnerë të së shtunës” – tifozë që diskutojnë se ç’duhet të bëjë trajneri në ndeshjen e nesërme – por këta janë më të pakët.
KLSh: OST fryn kostot e tenderave
Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike ka rritur në mënyrë fiktive koston e tenderave që zhvillohen më fondet publike. Kjo është zbuluar në auditimin e fundit të zhvilluar nga KLSH, ku konstatohet se shumë nga tenderat janë anulluar, e më pas zhvilluar disa herë, duke rritur koston me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
