Jusuf Islam - Cat Stevens publikon një këngë për një 12 vjeçar sirian
Çështja "Çame" e trajtuar fillimisht në bisedime direkte të nivelit të lartë në maj 1992
Kryeministri Rama u entuziazmua sot kur fliste në kongresin e PDIU-së për çështjen "Çame". Përveçse nuk ka patur mundësi që ta shtrojë atë si temë diskutimi me palën greke, për shkak se nuk ka zhvilluar asnjë takim me homologët e vet grekë, për Edi Ramën ka dyshime të mëdha nëse e njeh realisht sa dhe si duhet këtë çështje. Petrit Vasili i LSI-së deklaroi se ka qenë Ilir Meta, ai që ka hapur i pari diskutimin e kësaj çështjeje. Por historia është shumë banale për të qenë një akt patriotizmi.
"Ground Force One" - autobuzi 1.1 milionë dollarë i presidentit amerikan
Ka "Air Force One", "Cadillac One", "Marine One". Por së fundmi shtohet edhe ky autobuz.
“Miku Aleksandër” ndihmon sërish: E shpall Edi Ramën kryenacionalist të Ballkanit pas mbledhjes në Prishtinë
Qeveria serbe i është kundërpërgjigjur kryeministrit shqiptar Edi Rama me një nga nga ministrat e vet, atë për Kosovën, Marko Djuriç. Përmes një deklarate ky i fundit i ka cilësuar si provokuese deklarimet e Ramës në mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës, duke vlerësuar se “kryeministri shqiptar duhet të lexojë ndonjë libër që të kuptojë se Kosova nuk do të jetë kurrë Shqipëri”. “Duke përsëritur pretendimet e veta për Shqipërinë e Madhe, në kryeqytetin e provinës sonë jugore, Rama ofendoi rëndë popullin serb.
Vrimën e Shukriut e mbylli shpejt, për Roshin flet me heshtje (Video)
Ndryshe nga sa veproi me Shukri Xhelilin, të cilit i firmosi shkarkimin pa kaluar 24 orë nga shfaqja e videos erotike, kryeministri Rama po bën enigmatikun në rastin e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi i denuar për dhunë dhe përdhunim në grup nga Gjykata e Campobaso në Itali. Rroshi ndërroi mendje brenda 3 ditësh pasi fillimisht deklaroi dorëheqjen nga detyra. I inkurajuar edhe nga mosshkarkimi i tij nga kryeministri Rama, Roshi deklaroi se do vazhdojë detyrën. I vetmi që nuk ka një përgjigje për piruetat e Rroshit është kryeministri. Madje edhe kur pyetet nuk prononcohet..
Foto/Ja një mënyrë që pa bërë gjë tërë kohën, bëhesh të paktën "lajm"
Aheng Dovleti/Në këto raste sigurohet edhe një mbrojtje ndaj paaftësisë së dukshme dhe diskredituese: Ai është i veçantë dhe artist.
Fjala është për atë që duhet të ishte edhe kryeministër
Kapet me 100 kg eksploziv, granata-hedhës dhe kallashnikovë shtetasi francez
Një shtetas francez mbahet i ndaluar në kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës, pai u kap me një sasi të madhe të lëndëve plasëse, granatë-hedhësve dhe kallashnikovëve. Sipas informacioneve të transmetuara paraprakisht nga kanali televiziv M6, ai kishte në posedim të paktën 100 kilogramë eksploziv. Lajmi konfirmohet nga RIA Novosti nëpërmjet shërbimit kufitar të Ukrainës.
Trefishohen bimët e marihuanës për dy vjet – nga “mbretëria e Lazaratit”, në “mbretërinë e Shkodrës”
Në një raportim të gazetës italiane Corriere della Sera, bazuar në raportin zyrtar të Guardia di Finanza të vitit 2015 për Shqiërinë, shkruhet se bimët e marihuanës u trefishuan në vendin tonë për dy vjet – 83 mijë ishin mbjellë në 2013-ën, ndërsa 243 mijë u mbollën në 2015-ën. Raporti për 2016-ën ende nuk është përfunduar.
Në ish-Bllokun e Tiranës do të ketë vetëm biznese me TVSH
Javë më parë Ministri i Financave paralajmëroi se biznesit që ushtrojnë aktivitet në zonën e ish-Bllokut do të përfshihen në skemën e TVSH-së. Drejtoria e Tatimeve ka nisur tashmë procedurën për përfshirjen në TVSH-së të bizneseve në këtë zonë. Ndonëse këto biznese ushtrojnë aktivitet me pakicë dhe janë trajtuar si të vogla, do të trajtohen si të mëdha, me një xhiro prej 50 milionë lekë.