Pronat kërcënojnë me kolaps financat publike

Postuar në 20 Qershor, 2016 15:17

Çështja e pronave kërcënon me kolaps financat publike. E ka thënë më parë Fondi Monetar Ndërkombëtar, e ka konfirmuar sot edhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj, gjatë një takimi të organizuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. “Mënyra sesi është menaxhuar çështja e pronave sot mund të sjellë një risk nga Strasburgu, i cili mund të kalojë, nëse prapë ne nuk bëjmë gjënë e duhur, edhe në mbi 1 miliardë dollarë në dy tre vitet e fundit. Ligji i pronave, nuk është perfekt, por bën zgjidhjen më të mirë të mundshme duke adresuar riskun”, tha Ahmetaj.

Probabiliteti i kualifikimit të Shqipërisë, rreth 50%

Postuar në 20 Qershor, 2016 15:08

Nga kombinimi i koeficientëve të basteve të kompanië Bet365 për ndeshjet e mbetura në grupet kualifikuese të Euro 2016-ës, rezulton se probabiliteti që Shqipëria të kualifikohet për në çerekfinale është rreth 50% (49.87%).

Tahiri përgjon telefonatën e Ilir Metës me De Biasin dhe ia raporton kryeministrit: “Shumë shqetësuese. Meta i propozon De Biasit postin e nënkryetarit të LSI-së. De Biasi ka deklaruar se “e di që vlen më shumë sesa nënshtetësia"

Postuar në 20 Qershor, 2016 14:29

“Ti nuk je asgjë, populli është gjithçka”

Postuar në 20 Qershor, 2016 14:17

Magjinë e futbollit e kanë përjetuar edhe të tjerë para nesh. E ka përjetuar Gjermania në vitin 1954 dhe e quajtën: “Das Ëunder vom Bern“.  Është saktësisht si një paralele magjia që po përjetojmë Ne me magjinë e Gjermanisë së mbas luftës, ku njerëzit nuk orientoheshin dhe kishin probleme indetiteti. Ndodhi “Mrekullia e Bernës“ ku Gjermania e gjermanët dolën me moton: “Çdo gjë për popullin, çdo gjë për Gjermaninë”. Dhe me sentencën që gjëmon sot e kësaj dite kundër politikanëve: “Ti je një hiç, populli është gjithçka”.

Procedim penal për ministrine Brendshëm. Pajisja përgjuese ende pa adresë

Postuar në 20 Qershor, 2016 14:03

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur procedimin penal ndaj ministrit të Brendshëmn, Sajmir Tahiri. Procedimi pason kallëzimin e bërë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë “për kërcënimet dhe shantazhet ndaj gjyqtarit të Tiranës Arjan Aliaj dhe trupës gjyqësore në përgjithësi”. Ndërkohë vijon hetimi për pajisjen përgjuese, për të ciln organi i akuzës po dëshmohet i paaftë që ta marrë nën administrim. As misioni “Interforce” dhe as Ministria e Brendshme drejtuar nga Sajmir Tahiri nuk po japin pajisjen, për të cilën pretendojnë se ka kryer vetëm trajnime. 

Humbet Romën dhe Torinon, por Renzi është i prerë: “Nuk dorëhiqem”. Nuk përjashtohet referendumi për reformën kushtetuese

Postuar në 20 Qershor, 2016 12:07

Grilinët morën Romën. Kryeqyteti italian do të ketë një kryetare bashkie femër, Virginia Raggi, avokate 37 vjeçare. Por lëvizja “5 yjet” mori edhe zemrën e Piemontit, Torinon, duke vënë me shpatulla për muri kryeministrin Matteo Renzi, i konsideruar si ndër të paktët që ka ditur t’i japë një përgjigje krizës që preku Europën. Këto ishin zgjedhje lokale të cilat Matteo Renzi po refuzon t’i lexojë politikisht. “I humbëm zgjedhjet në periferi jo sepse njerëzit u shprehën mbi sistemin me dy dhoma apo atë zgjedhor.

Ndahet nga jeta Chekov i Star Trek

Postuar në 20 Qershor, 2016 11:26

Aktori Anton Yelchin, 27 vjeç, ka numbur jetën dje në një aksident. Ai ishte i njohur për rolin e tij të inxhinierit Chekov në serialin Star Trek.

Trump ndan republikanët. Kreu i partisë lë të hapur opsionin e kundërvënies ndaj tij në Konventën e muajit korrik

Postuar në 20 Qershor, 2016 11:16

Deklaratat e Donald Trump pas ngjarjes në Orlando nuk janë përtypur lehtë nga republikanët të cilët janë të ndarë sa i përket të nominuarit të tyre për garën presidenciale të muajit nëntor. Koha kalon dhe po bëhet shumë e vështirë që dikush të gjejë një propozim të kthjellët, apo një qëndrim të përgjegjshëm, brenda kufijvë të normale nga Trump. Nëse dikush mendonte se kjo ishte çështje taktike, qëndrimi me ngjarjen e Orlandos e ka hequr atë. Edhe kreu i partisë, Paul Ryan, kryetar i Kongresit, ka lënë të hapur mundësinë e një kundërvënieje të brendshme ndaj Trump.

Ndryshimi ligjor, bankat marrin të drejtën të shesin kolateralin me 30% të vlerës në ankandin e tretë

Postuar në 20 Qershor, 2016 10:52

Bankat do të kenë të drejtë që të shesin me 30% të vlerës kolateralin e lënë si garanci nga individët apo bizneset që kanë marrë kredi. Kjo do të mundësohet nga një ndërhyrje në Kodin e Procedurës Civile me kërkesë të bankave që e shohin këtë si ndihmë për to për daljen nga situata e krijuar me kreditë e këqija.

Goli ynë i parë në Europian

Postuar në 19 Qershor, 2016 23:47

Po sjellim disa momente nga ndeshja e sotme Rumani-Shqipëri, të cilat janë përzgjedhur dhe postuar në profilin e Facebook të UEFA-s. Siç shihet protagonistë janë lojtarët e ekipit tonë, jo vetëm për fitoren. Një koment i një komentuesi rumun meriton vëmendje, pasi sintetizon mirë atë që ndodhi: “Si rumun nuk jam i lumtur për humbjen tonë, por ne luajtëm kundër një kombi që luftoi me zemër e jo me mendje. Fitorja është e merituar plotësisht dhe u uroj fat nëse kualifikohen”. 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS