E Drejta dhe shoqëria

Postuar në 22 Qershor, 2016 21:59

Të paktën prej viteve '80, e drejta dhe shoqëria përbëjnë një temë e cila nuk përmendet shumë në Perëndim. Por duket se në Shqipëri kemi nevojë ta trajtojmë këtë çështje gjerësisht, sidomos në kuadrin e zhvillimeve më të fundit. Ndryshe nga ajo që ndodh rëndom në shumë vende perëndimore, në Shqipëri, socialja dhe ligjorja duket të kenë pak, ose aspak lidhje me njëra-tjetrën. Në vija të përgjithshme, ndoshta është kjo arsyeja që shpjegon problemin kryesor në Shqipëri, zbatimin e ligjit.

Me kokën lart!

Postuar në 22 Qershor, 2016 21:12

Shqipëria mbylli sot zyrtarisht aventurën në Euro 2016, me një debutim historik duke marrë një fitore përballë Rumanisë dhe dy humbje të pamerituara me Zvicrën dhe Francën. Ndeshjet e treta në grupe nuk e favorizuan kombëtaren si një nga 4 ekipet e treta më të mira, duke i dhënë kështu fund pjesëmarrjes në Europian, ku nëse do të kalonim grupin me shumë gjasë do të na priste Gjermania.

PD-ja do të çojë në Kushtetuese ligjin për kamerat e sigurisë: "Mund të përdoren për qëllime elektorale e shantazhuese"

Postuar në 22 Qershor, 2016 19:13

Ligji “për masat shtesë të sigurisë publike”, do të kalojë për votim në seancën plenare të kësaj të enjteje, pas rrëzimit të dekretit të Presidentit në Komisionin e Sigurisë. Por ka gjasa që ky ligj të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, pasi Partia Demokratike e sheh si një ligj të papajtueshëm me Kushtetutën dhe se ka interesa klienteliste. Në një intervistë për TemA TV, deputeti i PD-së, anëtar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, Asllan Dogjani përveç kësaj tha se kjo mund të përdoret për qëllime elektorale dhe shantazhuese.

Projeksionet për një reformë që do shtyhet

Postuar në 22 Qershor, 2016 16:21

Projeksionet e Bashës janë për shtyrjen me një vit të reformës në drejtësi, zvarritje që në fakt ai ia faturon kryeministrit Rama. Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së grupit parlamentar, Basha komentoi kërkesën e Gramoz Rruçit për futjen në procedurë parlamentare të reformës në drejtësi.

OKB: Hiqni tarifën doganore të skanimit. Qeveria: Do penalizohemi me 300 milionë dollarë

Postuar në 22 Qershor, 2016 15:53

Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka kërkuar qeverisë shqiptare të anulojë urgjentisht tarifën e skanimit prej 22 eurosh, që bizneset detyrohen të paguajnë për çdo deklaratë doganore në doganë. Përmes një raporti voluminoz për procedurat dhe barrierat tregtare në Shqipëri, Komiteti Ekonomik për Europën në OKB e cilëson tarifën, një taksë antiligjore. “Tarifa paguhet edhe kur ngarkesa nuk skanohet, e madje edhe në pikat doganore ku nuk ka fare skanera të instaluar. Kjo është një praktikë e papranueshme. Ajo krijon një taksë efektive, e cila nuk është bazuar në ligj, ndaj duhet të hiqet”.

Kendall Jener dhe frutat e transparencës

Postuar në 22 Qershor, 2016 14:22

Modelja Kendall Hener tregoi se është në superformë. Ajo doli në rrugët e New York-ut me një bluzë transparente dhe pirsing në njërin gjoks e shoqëruar nga shoqet e saj modele Hailey Baldëin και Gigi Hadid.

Elegji për Arktikun

Postuar në 22 Qershor, 2016 13:41

Ludovico Einaudi, pianist dhe kompozitor i njohur ka luajtur në piano në Arktik si mesazh sensibilizues për shkëputjen e akullnajës Wahlenbergbreen, por edhe klimën në përgjithësi.

Pse vende si Shqipëria, Maqedonia e Serbia nuk duan daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian?

Postuar në 22 Qershor, 2016 13:03

Kanë mbetur më pak se 24 orë nga hapja e kutitve të votimit në Britani në mënyrë që qytetarët e saj mund të zgjedhin për qëndrimin ose jo në Bashkimin Evropian. Në të dyja kampet mbizotëron optimizmi, por edhe pasiguria për rezultatin pasi 10 për qind e votuesve shprehen ende të pavendosur.

A ju kujtohet taksa progresive?

Postuar në 22 Qershor, 2016 11:37

FMN konfirmon atë që ekonomistët vendas e kishin thënë për një kohë të gjatë: rritja e taksave nuk çon detyrimisht në rritje të të ardhurave buxhetore, parashikimet e rritjes ekonomike kanë qënë të gabuara dhe optimiste si dhe abuzimi me akcizën është shpjeguesi kryesor për performancën e dobët në të ardhurat e vitit 2015.

Ruçi merr përsipër të përfundojë reformën në drejtësi

Postuar në 22 Qershor, 2016 11:12

I motivuar ndoshta nga deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu se politikanët që po përpiqen për reformën po bëjnë një punë të madhe patriotike kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i kërkoi kryetarit të Kuvendit  atij që të fusë në procedurë të përshpejtuar parlamentare draftin e reformës në drejtësi.

Ai jep edhe arsyet sepse Kuvendi duhet të veprojë me një procedurë ekstra dhe të përshpejtuar për përfshirjen e këtyre ligjeve në axhendën e tij dhe miratimin brenda këtij sesioni parlamentar.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS