Nga vjen ky mall?

Postuar në 25 Qershor, 2016 11:35

Blair: Brexit, qendra duhet të rifitojë rolin e vet

Postuar në 25 Qershor, 2016 11:27

Vota e britanikëve për të lënë Bashkimin Europian është lajmi kryesor në mediat ndërkombëtare, të cilat kanë ngritur shqetësimin për pasojat e saj. Por si erdhi puna deri në pikën e një vote kundër, është ende e paqartë. Në një opinion të vetin publikuar në gazetën amerikane “New York Times”, ish-kryeministri Tony Blair shkruan se Brexit provoi se lëvizjet populiste mund të marrin frenat edhe në një vend të madh si Britania e Madhe.

Greva e të burgosurve të Drenovës në ditën e dytë, transferohen organizatorët

Postuar në 25 Qershor, 2016 11:18

Greva e urisë e 150 të burgosurve të burgut të Drenovës ka hyrë në ditën e dytë. Të burgosurit, të cilët kanë refuzuar ushqimin prej së enjtes janë në gjendje të mirë dhe nuk kanë paraqitur probleme shëndetësore. Pjestarë të grevës së urisë i thanë Abc Neës se administrata e burgut të Drenovës po ushtron presion mbi të burgosurit që të ndërpresin grevën e urisë edhe pse kërkesat e grevistëve fokusohen tek mundësia e ndryshimeve të dispozitave të veccanta të Kodit Penal.

Pendohen mbështetësit e BREXIT, përflitet mundësia e një referendumi të dytë (Video)

Postuar në 25 Qershor, 2016 00:20

"Nëse do më jepej edhe njëherë mundësia do votoja pro qëndrimit të Britanisë në BE. Nuk besoja se vota ime kundër do krijonte këtë situatë"- deklaroi një nga britanikët që mbështeti daljen e vendit të tij nga Bashkimi Evropian. Para pak orësh votuan për ta nxjerrë Britaninë nga BE, por tani mbështetësit e "Leave" ndihen të shokuar me atë që ka ndodhur. Një britanik mbështetës i "BREXIT" i tha "BBC" se nuk besonte kurrë se vota e tij do sillte këtë rezultat.

Kuvendi rrëzon kërkesën e PS-së për kalimin e ndryshimeve kushtetuese në seancë plenare: Më parë të kalojnë në komisione

Postuar në 24 Qershor, 2016 22:53

Nuk është më sekret që për reformën në drejtësi ka ndasi edhe brenda vetë shumicës qeverisëse. Një shembull që e provon këtë, por edhe faktin se LSI-ja e Ilir Metës po luan në situatën trepolare si faktor që mban opozitën të angazhuar në skenarin e saj të “Nenit 88”, është shtyrja e përfshirjes së draftit në kalendarin e punimeve të Kuvendit. “Administrata e Kuvendit të Shqipërisë nuk e ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për ta çuar nismën kushtetuese nga Komisioni i posaçëm për Reformën në Drejtësi direkt në seancë plenare.

Konfirmohet politika e BE-së në Ballkan: Zgjerimi nuk do të ndalet

Postuar në 24 Qershor, 2016 19:17

Bashkimi Europian ka kërkuar nga Britania e Madhe të përshpejtojë procedurat e daljes nga unioni. Juncker, por edhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë bërë thirrje sot për qetësi dhe unitet, ndërkohë që në Britani ka një përpjekje për të përsëritur referendumin.

Pajisja përgjuese, prokuroria shtrin hetimet edhe në burgje

Postuar në 24 Qershor, 2016 17:04

Prokuroria e Tiranës dyshon se pajisja përgjuese për të cilën akuzohet drejtori i Policisë, Haki Çako dhe ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, mund të jetë përdorur edhe në burgje. “AbcNews” referon sot burime nga organi i akuzës, sipas të cilave “me urdhër të prokurorëve të çështjes, hetuesit kanë sekuestruar librat e hyrje-daljeve në disa paraburgime dhe burgje në Shqipëri”.

Trojet e zëna, qeveria heq edhe pagesën për kontratat noteriale

Postuar në 24 Qershor, 2016 15:32

Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave heq pagesat për kalimin e trojeve në pronësi të atyre që u legalizohen banesat. Rreth këtij vendimi foli në një konferencë për shtyp kreu i ALUIZNI-t Artan Lame i cili sqaroi se bëhet fjalë për kontratat noteriale për të cilat deri më tani ishin paguar nga 8 deri në 30 mijë lekë.

Greqi, nuk thyen njeri stërlinën: Nuk dimë kursin

Postuar në 24 Qershor, 2016 13:54

Kjo u ka ndodhur turistëve britanikë në Greqi. Stërlina u zhvlerësua me 10% pas daljes së rezultateve të Brexit dhe pushuesve u është refuzuar konvertimi i monedhës meqenëse askush nuk e di më kursin.

Post Brexit, Skocia nis përgatitjet për referendumin e dytë të pavarësisë

Postuar në 24 Qershor, 2016 13:43

Pas referendumit për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, në pikëpyetje vihet vetë rendi politik në ishullin perëndimor të kontinentit. Figura kryesore ekzekutive në Skoci, Nicola Sturgeon, ka deklaruar se është “demokratikisht e papranueshme që Skocia të përballet me perspektivën e daljes nga BE-ja pa dëshirën e saj”. Për këtë arsye qëveria skoceze do të përgatisë legjislacionin për një referendum të dytë të pavarësisë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS