Stepinac i pafajshëm. Një gjykatë kroate anullon vendimin e vitit 1946

Postuar në 23 Korrik, 2016 14:17

Një vendim i një gjykate kroate për të anulluar pas vdekjes vendimin e dënimit me 16 vjet burg të peshkopit të Zagrebit, Alojzije Stepinas, ka ricikluar debatin dhe tensionin mes Serbisë dhe Kroacisë.

Kancelarja e Gjykatës së Apelit në Durrës në gjyq për korrupsion

Postuar në 23 Korrik, 2016 13:43

Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim kancelaren e Gjykatës së Apelit, Durrës, Suzana Mandija, e akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv…të funksionarëve të drejtësisë”. E pandehura akuzohet se i ka marrë një shumë parash një shtetasi, me qëllim që të afronte datën e procesit gjyqësor civil që kishte qytetari në Gjykatën e Apelit në këtë gjykatë. Gjithashtu, Prokuroria për Krime të Rënda, dërgon për gjykim edhe shtetasin Gëzim Shala, i akuzuar për « ushtrim ndikimi të paligjshëm ».

Ish-kryeminstri francez Alain Juppe, kundër anëtarësimit të Turqisë e Shqipërisë në BE

Postuar në 23 Korrik, 2016 12:11

"Turqia nuk ka vend në BE". Kështu deklaroi  për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, ish kryeministri francez Alain Juppe (Alen Zhype)  dhe kandidat për kryetar i Partisë Republikane  në Francë. "Sipas mendimit tim ne duhet t’i japm fund procesit të zgjerimit të BE-së”, ka thënë Alain Juppe, duke shtuar se "BE-ja është dobësuar deri në këtë pikë, ku është shumë e rrezikshme t’i bashkohet një në këtë moment një vend i madh si Turqia. "

Pezullohen 7 efektivë të grupit “Shqiponja”, ndaluan kunatin e ministrit Tahiri

Postuar në 23 Korrik, 2016 11:21

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj ka pezulluar për tri ditë, 7 efektive të forcave “Shqiponja”, pasi kishin ndaluar kunatin e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Balkanweb raporton se  ngjarja ka ndodhur rreth 10 ditë më parë në unazën e kryeqytetit pranë banesës së këtij të fundit, ku ai ushtron edhe një biznes privat bar kafe. Ditën e ngjarjes, forcat “Shqiponja” kishin marrë informacion se pikërisht në këtë lokal gjendej një person i armatosur, prandaj ata morën masa duke shkuar pranë lokalit, por pa ndërhyrë në të.

Një 18 vjeçar, autor i sulmit në Mynih

Postuar në 23 Korrik, 2016 11:06

Autori i sulmit të shumëfishtë në një Qendër Tregtare në Mynih, ku mbetën të vrarë 9 persona është një i ri gjermano-iranian. Ai raportohet se u gjet i vetëvrarë me një plumb në kokë, pas rrethimit nga policia.

Sipas të dhënave të bëra publike nga shefi i policise së Mynihut, 18 vjeçari ka vepruar i vetëm për motive ende të panjohura për policinë. Ai është filmuar mbi tarracën e qendrës tregtare pak para se të vetëvritej tek deklaronte me zë të lartë se “Jam gjerman”.

Pokemon në rrugët e Halepit

Postuar në 22 Korrik, 2016 22:15

Halepi, qyteti i njohur sirian, po shndërrihet në një grumbull gërmadhas. Një shkatërrim i paimagjiueshëm dhe absurd. Artisti Khaled Akil, me origjinë nga ky qytet, ka sugjeruar sesi do të luhej Pokemon në rrugët e tij. Karakteret vijnë përshtat me personazhet njerëzorë.

 

http://www.khaledakil.com/blog/

Munihu, stacioni i radhës i terrorit në Europë

Postuar në 22 Korrik, 2016 22:10

Sulme në Munih të Gjermanisë

Postuar në 22 Korrik, 2016 20:33

Sulmet kanë ndodhur në një qendër tregëtare dhe në një stacion metroje. Njoftohen viktima.

Intervista/Detajet e megaprojektit 5 miliard USD për Portin e Karpenit

Postuar në 22 Korrik, 2016 19:53

Në një intervistë për "Tema Online" ministrja e Ekonomisë, Milva Ekononi shpjegon me detaje projektin për ndërtimin e Portit të Karpenit në Kavajë. Bëhet fjalë për një investim strategjik me vlerë 5 miliard USD nga i cili pritet të krijohen 70.000 vende të reja pune.

Zonja Ministre, e kujt ishte ideja e ndërtimit të portit me Karpen?

Nga zhgënjimi në "ngazëllim" për patriotizmin e Bashës

Postuar në 22 Korrik, 2016 19:04

Deri para nënshkrimit të marrëveshjes për miratimin e reformës në drejtësi, ambasada amerikane më Tiranë, nuk e kurseu gjuhën e drejtëpërdrejtë ndaj Lulzim Bashës, për të cilin tha se ishte e zhgënjyer, pasi çdo herë nxirrte nga një pretendim të ri. Ky raport i ri mes selisë diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe Partisë Demokratike vuri në pikëpyetje edhe kohezionin brenda grupit parlamentar demokrat, deputetë u shprehën të shqetësuar për marrëdhëniet e krijuara mes Bashës dhe amerikanëve. Por dje ishte dje dhe sot është sot.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS