Shënim: Ç’thotë Nulandi publikisht e privatisht për opozitën
Pasi u krijua qeveria ukrainase nga partitë opiztare që rrëzuan Janukoviçin, Victoria Nuland, e shoqëruar nga zv.presidenti Joe Biden, i përgëzoi publikisht liderët opozitarë. Por në mediat gjermane rrodhi një bisedë telefonike e përgjuar mes saj dhe amabasadorit amerikan në Kiev, që bëri xhiron e botës, sepse ajo tha “Fu*k the EU!” në fund të bisedës.
Rikthehet ideja e konsorciumit me Bashkinë e Sarandës?
Ideja e pjesëmarrjes së Bashkisë Sarandë në një shoqëri aksionere, e quajtur “Koncorsium për zhvillimin e Rajonit Vlorë-Gjirokastër”, do të shqyrtohet në Këshillin Bashkiak të këtij qyteti më 29 korrik. Lajmi bëhet i ditur nga një media lokale, “Saranda Web”, sipas së cilës “projektvendimi ndodhet në Këshillin Bashkiak”.
Kushtetuta e re
Para dy ditësh Kuvendi i Shqipërisë miratoi një ligj të posaçëm për ndryshimet në Kushtetutën e Shqipërisë të cilat hapin rrugë për reformën në drejtësi. Po sjellim këtu Kushtetutën e re duke përfshirë në tekstin e Kushtetutës aktuale ndryshimet e bëra, pranëvënë neneve që janë prekur.
“Duhet të miratohen 40 ligje. Vettingu zgjat 5 vjet”
Procesi i vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve do të zgjasë 5 vjet. Kështu shprehet kreu i Departamentit të Partisë Demokratike për Sigurinë, Rendin Publik dhe Luftën kundër Krimit, Enkelejd Alibeaj , i cili ka folur në një intervistë për “News24”. “Duhet të miratohen rreth 40 ligje. Procesi i vettingut do të zgjasë 5 vjet. Pavarësisht kërcitjeve politike që shoqëruan miratimin e paketës së ndryshimeve kushtetuese unë shoh një zhvillim të mirë: faktin që palët politike, shumica e tyre, gjetën kohën, mundësinë, maturinë, kryeneçësinë që një reformë kushtetuese duhet parë me sinqeritet.
Dhaskalët e triumfit të reformës dhe shpresa te një drejtësi "in vitro”
Çështje këndvështrimi
Bujar Kapexhiu e lexon kështu ballafaqimin për reformën në drejtësi
Qëndrim publik, por jo zyrtar i PD-së: Jo aleancë me LSI-në
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ka deklaruar gjatë një interviste në “Ora News” se nuk do të ketë një aleancë me Lëvizjen Socialiste për Integrim. “Nuk mund të ketë një aleancë me dy partitë që janë në pushtet, ne jemi kundërshtarë të tyre dhe mendojmë se janë të dy përgjegjës për gjendjen e Shqipërisë dhe nuk mund të kemi një aleancë”, tha Ristani.
Drejt Republikës së Pestë
A filloi sot, më 22 korrik 2016, Republika e Pestë e Shqipërisë? Sikur të ishte shkruar së paku edhe një kapitull i tekstit kushtetues, riformatuar sistemi i qeverisjes dhe sikur të ishte shmangur kontrolli politik i partive politike nga sistemi i drejtësisë, unë them që po. Në fakt, është rishkruar vetëm funksionimi i njërit prej pushteteve: Qeverisja dhe disiplinimi i pushtetit të tretë, sistemit të drejtësisë.
Kumbaro: Projekti në Kalanë e Lezhës s’ka shans të realizohet
"Sa për kalanë, ai projekt s’ka asnjë shans të realizohet, jo vetëm se këtë nuk do e lejojmë asnjëherë dhe ky është roli i Këshillit Kombëtar të Restaurimit dhe detyrë e Ministrisë së Kulturës, por edhe sepse udhëzimi i ri ka kërkesa të tilla që e bllokojnë një projekt të atillë”.
Kështu është shprehur dje Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, në një prononcim për “GSH”, pasi ministria ka humbur gjyqin për Kalanë e Lezhës, çka na kthen në vitin 2013, kur ajo u dha me qira për t’iu nënshtruar një projekti rijetëzues që parashikonte ndërhyrje në kala.
Stepinac i pafajshëm. Një gjykatë kroate anullon vendimin e vitit 1946
Një vendim i një gjykate kroate për të anulluar pas vdekjes vendimin e dënimit me 16 vjet burg të peshkopit të Zagrebit, Alojzije Stepinas, ka ricikluar debatin dhe tensionin mes Serbisë dhe Kroacisë.
