Ditë zie në Turqi

Postuar në 30 Qershor, 2016 00:17

Pas atentateve në aeroportin e Stambollit Turqia ka shpallur zinë kombëtare.

Kërcënimi nga goditja e asteroidëve është real

Postuar në 30 Qershor, 2016 00:12

Kërcënimi nga një goditje katastrofike nga asteroidët është reale dhe e mundshme. Një organizatë – Dita e Asteroidit – ka zhvilluar një takim me rastin e 108 vjetorit të ngjarjes së Tunguskës, ku një goditje meteorike dogji 1000 milje2 pyll. Interesi për përsëritje e një ngjarjeje të tillë është rritur shumë dhe shqetësimit të organizatës i janë bashkuar edhe përfaqësues të NASA-s. Kjo mbështetje konfirmohet nga themeluesi i organizatës Grigorij Richters, në bashkëpunim me ish-kitaristin e Queen, astrofizikanin, Brian May.

Miq të pandashëm, jo më vëllezër. Oferta për trajtim fiskal preferencial dhe zona të lira ekonomike

Postuar në 29 Qershor, 2016 21:50

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi, ku është takuar me presidentin Erdogan dhe kryeministrin Yildirim. Në takimin me këtë të dytin janë diskutuar një sërë çështjesh, mes të tjerave edhe terrorizmi që goditi Turqinë së fundmi. Gjatë fjalës së vet, Edi Rama ka nënvizuar bashkëpunimin ekonomik e tregëtar, në fushën e arsimit dhe energjetikës. Duke e parë vizitën edhe si një rast për urimin e kortezisë për Yildirim që sapo ka marrë detyrën, kryeministri shqiptar ka hequr dorë edhe nga terminologjia vëllazërore me turqit, përdorur shpesh vitet e fundit.

Presioni ndërkombëtar për reformën në drejtësi. Përmendet edhe mundësia e heqjes së statusit të vendit kandidat

Postuar në 29 Qershor, 2016 15:44

Shqipëria rrezikon edhe heqjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian nëse nuk miratohet reforma në drejtësi. Ky skenar është artikuluar për herë të parë sot nga Kryetari i Komisionit për Çështjet Europiane në “Bundestag”, Gunther Krichbaum.

Ikni sa më shpejt, BE nuk ka kohë për meditim

Postuar në 29 Qershor, 2016 13:39

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker ka deklaruar në konferencën e shtypit përfundimtare pas samitit te vendeve anëtare se kryeministri britanik kërkon kohë për meditim, por Bashkimi Europian nuk ka kohë për meditim dhe se qeveria britanike duhet të dërgojë sa më parë njoftimin e daljes nga Bashkimi Europian për tê filluar negociatat e daljes. "Kur flitet për tregun unik, ose je brenda, ose je jashtë. Kur je jashtë je jashtë dhe do të rinegociosh aksesin në tregun unik siç e kanë negociuar zvicerianët, norvegjezët dhe të tjerë.

Nuk ka rritje rrogash dhe pensionesh për vitin 2016

Postuar në 29 Qershor, 2016 13:03

Nuk do të ketë rritje pagash dhe pensionesh për vitin 2016. Ky fakt është konfirmuar nga sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave, Geraldina Prodani, gjatë një interviste në emisionin “Ekopolitikë” në “Ora-News”. “Në korrik, kur do të bëhet rishikimi i buxhetit, nuk është parashikuar rritje pagash dhe pensionesh, pasi objektivi do të jetë ulja e borxhit. Nuk do të ketë rritje të pagave dhe pensioneve në rishikimin e buxhetit në korrik. Rritja e pagave dhe pensioneve mund të jetë pjesë e buxhetit 2017”, u shpreh Prodani.

Mesazhe solidariteti me Turqinë

Postuar në 29 Qershor, 2016 13:00

Sulmet e një dite më parë në aeroportin e Stambollit u përcollën me ndjenjë solidariteti nga Tirana zyrtare. Presidenti Nishani në reagimin e tij thotë se ndihet i revoltuar dhe dënon me forcën më të madhe këto akte të urryera terroriste që përgjakën muajin e shenjtë të Ramazanit dhe që sipas tij synojnë të trembin e destabilizojnë Turqinë mike.

Realizmi socialist në muzikën shqiptare

Postuar në 29 Qershor, 2016 12:38

Në një artikull të vitit 1996 (Gazeta Drita), prof. dr. Zana Shuteriqi, e përkufizon realizmin socialist si Metodë që nuk ishte metodë. Duke cituar një thënie të Milan Kunderës, i cili e konsideron muzikën zyrtare të ish-Bashkimit Sovjetik, si një ruajtje artificiale e romantizmit muzikor, autorja arsyeton: A përbënte realizmi socialist një metodë krijuese? Në të vërtetë, ky është dhe thelbi i problemit…

Lirohet zyrtari me trëndafil i akuzuar për përgjimet me "IMSI Cathcer"

Postuar në 29 Qershor, 2016 11:42

Pas rikthimit në detyrë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki çako, Gjykata e Apelit ka liruar dy punonjësit e Policisë, Artion Duka dhe Entiol Xhelilaj të akuzuar se kanë përdorur në mënyrë të paligjshme pajisjen përgjuese ‘IMSI Cathcer’. Gjykata vendosi sot të shfuqizojë masën e arrestit në shtëpi, duke u dhënë mundësi atyre që të kthehen në punë.

TAP shpëton rritjen ekonomike të Shqipërisë. FMN nuk toleroi uljen e TVSH-së për turizmin që duket në kaos

Postuar në 29 Qershor, 2016 11:24

Qe Shqipëria po zbaton një program ekonomik të diktuar dhe monitoruar rreptë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar kjo u konfirmua edhe pas përmbylljes së misionit të radhës në Shqipëri, i cili e bëri të qartë se qeveria në këtë marrëveshje ka vetëm rolin e zbatimit të detyrave. Ambicja e shpallur e ministrit të Financave, Aben Ahmetaj qyshse kur ishte ministër i Ekonomisë për uljen e TVSH-së për turizmin ra përfundimisht në takimin e djeshëm me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS