Vëzhgim: Hipoteka që nuk zbatojnë vendimin e gjykatave, tapi për toka të zëna dhe përpjekja për pamundësimin e gjykimeve nga Strasburgu

Postuar në 04 Gusht, 2016 17:00

Ka disa kohë që ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shfaqet kërcënues  ndaj hipotekave, që sipas tij nuk respektojnë vendimet e gjykatave në regjistrimin e pronës së qytetarëve. Më e fundit dy ditë më parë:

Presidenti: Ndryshimet kushtetuese prodhojnë ngërç për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi

Postuar në 04 Gusht, 2016 15:35

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka deklaruar sot se ndryshimet e reja kushtetuese, prodhojnë një ngërç në krijimin e Këshillit të Emërimeve. Për këtë arsye presidenti ka thirrur në konsultime grupet parlamentare në një takim ditën e martë.

Udha e mëndafshit

Postuar në 04 Gusht, 2016 14:55

Peizazhi metafizik në pikturën empirike të Toni Milaqit

Postuar në 04 Gusht, 2016 13:57

Sendet s'janë gjë tjetër, veçse hije të ideve”, ka thënë Platoni. Sendet, dritat dhe hijet s’janë gjë tjetër thotë Platoni, por veçse hijet e ideve, duke mos harruar që janë edhe të shpirtit, të unit krijues të krijuesit (artistit si një krijues i krijimeve të tij).

422 pemë për person. Mbrojtje natyrale ndaj CO2

Postuar në 04 Gusht, 2016 13:42

Mejdani humbet qetësinë: “Me këtë poshtërsi politike-mediatike nuk ecet më tej”

Postuar në 04 Gusht, 2016 13:37

Ish-presidenti i Republikës, Rexhep Mejdani, ka reaguar sot përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj atyre që i ka quajtur sulme dhe shpifje ndaj tij dhe familjes së tij, konkretisht djalit të vet, Denion Mejdani. Në postim vihet re nervozizmi i ish-presidentit, i përfolur së fundmi si kandidat për kryeministër i një qeverie teknike, nervozizëm i cili nuk ndihmon as skemën politike në fjalë por as figurën e Mejdanit, i trajtuar zakonisht me njëfarë respekti. Reagimi i tij është riprodhuar nga të gjitha mediat dhe mes të tjerave ai shprehet se:

Analiza e njëanshme e burimeve historike

Postuar në 04 Gusht, 2016 13:24

Pjesë e celebrimit të pesëqind vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, që i shërbente regjimit të Enver Hoxhës si mekanizëm legjitimues dhe konsolidonte te masa një memorie kolektive (të vetmen e lejuar) të standardizuar, nuk mund të mos ishte kodifikimi historiografik i Skënderbejadës, duke e analizuar atë fazë nga plane të ndryshme dhe filtra të njëjtë e natyrisht duke shqipëruar disa burime të kohës. Koço Bozhori në 1967 dhe Selami Pulaha një vit më vonë sollën në shqip, me ndihmën e disa bashkëpunëtorëve, fragmente nga një sërë burimesh osmano-bizantine të fokusuara në shek. XIV-XV.

Ç’punë keni me gratë e huaja?

Postuar në 04 Gusht, 2016 13:18

Allahu xh.sh. nuk gjykon sipas trupit dhe pamjes së juaj, Ai shikon në zemrat dhe veprat e juaja (hadis)

OSHEE blen energji 4 euro më shtrenjtë se bursa

Postuar në 04 Gusht, 2016 13:16

OSHEE ka kontraktuar për muajin gusht blerjen e rreth 160 megavat energji elektrike me vlere 7,1 milion euro pa TVSH. Cmimi mestar që kanë dhënë kompanitë fituese të tenderit ka qenë 44.47 euro për megavat orë, ose rreth 4 euro më i shtrenjtë se cmimi i Bursës së Hungarisë që është referenca për blerje të tilla, raporton Tema Tv.

 

Mbetet opsioni i rrugës

Postuar në 04 Gusht, 2016 12:03

Partia Demokratike vuri si kusht për zgjedhjet krijimin e një qeverie teknike, por piruetat e Ilir Metës duket se kanë ndalur disi entusiazmin e shfaqur nga opozita gjatë negociatave për reformën në drejtësi. Llogaritë politike megjithatë mbeten të hapura, por me gjasë Partia Demokratike do të përligj kushtin e saj me protesta popullore për si mjet presioni për të detyruar mazhorancën të krijojë një qeveri teknike që do të përgatisë zgjedhjet e parakohshme. Këtë lë të kuptohet sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani në një intervistë për Panorama.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS