A quhet veshje kjo? Jemi për përgjigje konsensuale
Kina deklaron zbulimin e vrimës më të madhe natyrale në planet
Kina pretendon se ka zbuluar vrimën më të madhe në Tokë - 300 m e thellë. Një shpellë e vërtetë 'vertikale'. Ajo ndodhet në territorin detit të Kinës Jugore, në ishujt Paracel, që pretendohen nga Kina, Tajvani dhe Vietnami.
Shfaqen ndërkombëtarët, jo sipas variantit të Fatmir Xhafës
Fatmir Xhafa tha sot se ndërkombëtarët kanë kërkuar futjen me procedurë të përshpejtuar të Ligjit të Vettingut ose siç njihet ndryshe Ligji për Vlerësimin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, duke kërkuar që ligji madje të miratohej këtë të enjte, ndonëse procedura e kërkonte që miratimi i 7 ligjeve shoqëruese të paketës të reformës në drejtësi të bëhej 15 ditë pas dekretit të presidentit.
Qeveria jep për 20 vjet në përdorim bregun e Palasës dhe Himarës. Përfituesi, Samir Mane
Një pjesë e vijës bregdetare në Palasë e Himarë do t’i jepet për 20 vjet në përdorim një resorti turistik që po ndërtohet nga Balfin Grup, që drejtohet nga Samir Mane. Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të qeverisë, ku thuhet se qeveria vendos lejimin e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse në funksion të realizimit të projektit investues strategjik “Green Coast”, Palasë, Himarë, zona kadastrale 1481-1739, i cili ka përfituar statusin e investimit strategjik, procedurë e veçantë, me vendimin nr.2/13, datë 14.7.2016, të Komitetit të Investimeve Strategjike.
Kryetarja e Komisionit të Integrimit: Çelja e negociatave në varësi të zgjedhjeve parlamentare
Majlinda Bregu, kryetare e Komisionit Parlamentar të Integrimit dhe një aleate e nënkuptuar e Edi Ramës në procesin eventual të votimit të reformës në drejtësi pa konsensuin e PD-së, tha sot për AbcNews se kalimi i ndryshimeve kushtetuese dhe ligjeve shoqëruese, mund të çojnë në propozimin nga Komisioni Europian, për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE. 7 ligjet që po diskutohen duhet të miratohen para muajit tetor, kur edhe publikohet raporti vjetor, në të cilin sipas Bregut, mund të ketë një propozim nga Komisioni.
Loja me statistikat e bazuara vetëm te numëruesi
Ditët e fundit, në mediat shqiptare u raportua se borxhi publik shqiptar u rrit këtë vit. Javët e fundit, në mediat amerikane u raportua se numri i njerzve me ngjyrë të vrarë nga policia është përpjestimisht më i lartë se i të bardhve.
Të dyja raportimet janë të sakta, por tregojnë vetëm gjysmën e së vërtetës – ato bazohen vetëm në numëruesin e thyesës, duke lënë në hije emëruesin e saj.
Rama: Heqja e tollonit të benzinës, revolucion për Policinë e Shtetit
Kryeministri Rama ishte i pranishëm në inagurimin e një sistemi të ri të furnizimit me karburant për makinat e policisë. Një projekt-test me 150 automjete rezultoi i suksesshëm, çka nënkupton që furnizimi nuk do të bëhet më me tollona, por do të kontrollohet on line përmes kartave elektronike. “Falë lidershipit të ministrit dhe një skuadre njerëzish të prirur për të bashkuar teknologjinë me njeriun në Policinë e Shtetit, është një sektor lider në këtë revolucion teknologjik.
Njoftim për të gjithë progresistët: Pas pak do të publikojë një status Spartak Ngjela. Do të jetë për planet e SHBA në Shqipëri, ashtu siç i nuhat Avokati. Thuhet se diçka do shkruajë edhe Majko, por e ka me dy mendje, se nuk dihet nga po shkon kjo punë
Letër për juristin Fatmir Xhafa: Një reformë sipas Kushtetutës
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka dërguar sot një letër kolegut të tij socialist, Fatmir Xhafa, përmes së cilës kërkon zbatimin e procedurave për miratimin e ligjeve në kuadër të reformës në drejtësi. Bylykbashi bën thirrje për heqje dorë nga manovrat që synojnë axhenda të tjera përtej reformës në Drejtësi. Në foto letra e plotë"
SHBA-BE mund t’u thuhet “po” edhe duke mos shkelur Kushtetutën
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka ndërprerë vizitën e tij në SHBA, për t’u kthyer në Shqipëri ku socialistët po synojnë të fusin në seancë plenare, në mënyrë antikushtetuese, 7 ligjet shoqëruese të reformës kushtetuese. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Metës, Emiljano Aleksi, përmes një njoftimi në Facebook: “Kryetari i Kuvendit, z.
