Foto/Takime në Samitin e Shkupit
Nga samiti rajonal i Shkupit kanë qarkulluar disa foto që zakonisht në mediat shqip, të cilat as kanë dhe as blejnë shërbim fotografik, i marrin nga profilet e politikanëve në rrjetet sociale. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama foli për takime me Kurtin dhe Vuçiç por preferoi të shpërndante foto familjare, pra në grup nga takimi.
Ndotja që vjen nga peshkimi, emetohen 370 milionë tonë CO2 në vit
Peshkimi me rrjetat që lëshohen në fund të detit emeton deri në 370 milionë tonë CO2 në vit, që shton presionin mbi ligjvënësit e BE-së për të marrë në konsideratë rregullimin e kësaj industrie.
Ambientalistët e kanë kritikuar shpesh peshkimin industrial. Duke tërhequr zvarrë rrjetat e tyre të mëdha përgjatë shtratit të detit për të kapur disa lloje peshqish, ata shpesh shkaktojnë dëme të konsiderueshme dhe afatgjata mjedisore.
Një traktat mospërhapjeje për inteligjencën artificiale
Onnor Leahy është njëri prej zërave që kanë kërkuar prej kohësh rregullimin e inteligjencës artificiale. Ai është CEO i Conjecture, një kompani e sigurisë së AI.
Njeriu që ka paralajmëruar disa herë se AI ka hyrë në një trajektore që mund t’i japë kontrollin e njerëzimit, ai foli në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, ku elita e globit mblidhet çdo fillim viti për të diskutuar mbi rreziqet me të cilat përballet planeti.
Momentum i mirë për zgjerimin, por nuk do të zgjasë përgjithnjë
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian për dialogun Beograd-Prishtinë, Mirosllav Lajçka, ka deklaruar se ka një momentum të mirë për zgjerimin e unionit, por duhet mbajtur parasysh se kjo nuk zgjat përgjithnjë. Në cilësinë e moderatorit të Dialogut Diplomatik të Ballkanit Perëndimor në Davos, Lajçak ka vënë në dukje aktualitetin europian që është vënë në sfidë serioze sigurie dhe strategjike.
Zgjojeni nga deliri! Leksione Europës nga dikush që qeveris një vend ku uji vjen me orar
kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur në Samitin rajonal të Shkupit duke dhënë leksione si Bashkimit Europian se çfarë duhet të bëjë për integrimin, ashtu edhe ministrave të Ballkanit kur negociojnë me njëri-tjetrin.
Të ndahet anëtarësimi në BE nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga samiti rajonal i Shkupit, që procesi i anëtarësimit në BE i vendit që ai drejton, të ndahet nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
Pa zemërthyerje, një tribut për "fundërrinën e shoqërisë shqiptare"
Një këngë për ata që kultivojnë lotët e krokodilit për 21 janarin.
PS: Fundërrinat janë tashmë të pariciklueshme, mesa duket.
Vetëm 18% e mbetjeve riciklohen
Ngritja e dy inceneratorëve në Fier dhe Elbasan si dhe plani për të vënë në punë edhe një incinerator në Tiranë duket se ka penguar projektin për menaxhimin e integruar të mbetjeve, ku një vend kryesor zë riciklimi.
Drejtuesja e programit të qeverisë gjermane GIZ, Christine Koenig, na zbulon se Shqipëria renditet si një nga vendet me normën më të ulët të mbetjeve të ricikluara në Europë, ndonëse direktivat e Brukselit janë për reduktimin e sasive të mbetjeve që shkonjnë në landfille.
Dijetari i letërsisë dhe presidenti historik i Kosovës
Në Kosovë është përkujtuar sot 18 vjetori i ndarjes nga jeta të Ibrahim Rugovës, presidenti i parë i Republikës, krijuar në kushtet e një izolimi tërësor, por me mjetete ekskluzive të paqes. Të asaj Republike që u tall jo rrallë, të cilës iu matën metrat katrorë, që u përqesh, por që nuk u mohua dot.
Preferenca ime ka qenë për artistët e panjohur shqiptarë në Paris