“Kali” i PD-së për të rimarrë bashkinë e Dibrës
Deputeti i PD-së, Sherefedin Shehu do të jetë kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet që do të mbahen në 11 shtator në Bashkinë e Dibrës. Emri i tij konfirmohet nga selia blu që mesa duket ka zgjidhur kontradiktat e degës lokale, duke vendosur kandidimin e një deputeti. Në qeverisjen e Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu ka mbajtur edhe postin e zv/ministrit të Ekonomisë. Nga krahu tjetër PS nuk ka ende një emër për zëvendësuesin e mundshëm të Shukri Xhelilit.
Sërish në tryezë dy projektet e gazit: Rryma Jugore dhe projekti turko-rus
Afrimi i ri mes Turqisë dhe Rusisë, konfirmuar me vizitën e presidentit turk, Erdogan në Moskë, ka riaktivizuar projektet energjetike mes të dyja vendeve. Në takimin e para disa ditëve, Erdogan dhe presidenti rsu, Putin, kanë rënë dakord për të rivënë në lëvizje projektin ruso-turk të gazit, që zëvendësonte Rrymën Jugore, të rrëzuar me ndikimin e BE-së. Ambicie për rigjallërimin e projekteve të gazit i është bashkuar edhe Bullgari, teksa kryeministri i saj, Boyko Borisov, deklaroi para disa ditësh se ka rënë dakord me Rusinë që të “ringjallë Rrymën Jugore, që kalon mes Detit të Zi”.
Flakhedhëse
Bari i parë i nudistëve në Londër
Bari i parë i nudistëve në Londër është realitet. Me pamje nga Big Bang-u dhe ambjente çlodhëse bari i stilit pop-up fton klientët të shijojnë kokteilet afrodiziakë apo të drekojnë, duke u freskuar edhe në një pishinë verore. Ndryshimi është se nuk do lodheni në garderobë për të gjetur veshjen e përshtatshme, pasi në bar ju lejojnë të hyni sicc ju ka krijuar Zoti dhe natyra...!
Komedia socialiste/Një qëndrim ndryshe çdo ditë për sistemin e drejtësisë
Bashkia e Tiranës ka dalë sot me një deklaratë rreth vdekjes së 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë. Ajo i ka dhënë një përgjigje akuzave të këshilltarëve të djathtë në këshillin Bashkiak, sipas të cilave me mbetjet zhvillohet një biznes i lidhur drejtpërdrejt me kryetarin Erjon Veliaj. Në reagimin e vet Bashkia thotë:
Përdorim i armëve kimike në Halep të Sirisë
Mediat raportojnë se në lufitme është përdorur klorinë.
Asnjë tolerim për Turqinë
Bashkimi Europian nuk përkulet para presionit të autoriteteve turke, se nuk do të respektojnë marrëveshjen për ndaljen e fluksit të emigracionit të paligjshëm drejt Bashkimit Europian. Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker ka bërë të qartë, se nëse autoritetet turke dëshirojnë liberalizimin e vizave për qytetarët e saj, ata duhet të respektojë detyrimet e marrëveshjes së nënshkruar midis Bashkimit Europian dhe Turqisë në 18 mars të këti viti.
Kërkohet anullimi i çdo projekti që cënon pronat në bregdet
Partia Republikne u është bashkuar zërave që i kërkon qeverisë të regjistrojë pronat e banorëve të Himarës dhe të mos avancojë në projekte që cënojnë pronat e bamorëve. Në një deklaratë për shtyp, kryetari Fatmir Mediu tha se dënon cdo forme te dhunes qeveritare mbi banoret e Himares dhe gjithe bregdetit.
Dekurajimi, arma e fshehur e minidiktaturës
“Dëshpërimi më i thellë që mund të pushtojë një shoqëri është dyshimi se të jetosh ndershmërisht është e kotë”, thotë shkrimtari dhe gazetari italian Corrado Alvaro, duke prekur ndoshta një nga çështjet më të rëndësishme të shoqërisë së sotme, e sidomos të marrëdhënies prind-fëmijë, për çështjen e edukimit për të nesërmen.
"Njësoj si Vidi, Edi Rama nuk di çfarë të bëjë me gjatësinë e vet"
Flutura Açka, shkrimtare, ka dhënë një intervistë për revistën "Mapo". Intervista mbulon një sërë pyetjesh mes të cilave edhe ato për Shqipërinë sot, neootomanizmin, politikën, krizën e identietit etj..
1.Çdo të thotë të jesh shqiptar?
Të jesh më shumë naconalist, se patriot. Patrioti e ruan atdheun edhe për gjeneratat.
2.A ka shenja të huaja në fizionominë shqiptare, sociale apo fizike?
