Arben Frroku drejt ekstradimit? AbcNews: Gjykata e Amsterdamit ka rrëzuar pretendimet e avokatëve
Arben Frroku, i ndaluar në Hollandë, mund të ekstradohet së shpejti. Kështu raporton AbcNews, që raporton se ka një vendim nga gjykata e Amsterdaimit në favor të kërkesës së drejtësisë shqiptare. “Sipas gjykatës kërkesa e parë për ekstradimin e Frrokut ka mbërritur në zyrat e ministrisë holandeze për Siguri dhe Drejtësi në datën 4 maj 2016. Dosja e plotë për ekstradimin e Arben Frrokut mbërriti në Amsterdam në datën 20 korrik 2016 dhe përmbante vendimin e formës së prerë të gjykatës shqiptare për dënim me burgim të përjetshëm si fajtor në vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.
Liria e shtypit, insitucionet shtetërore nuk zbatojnë ligjin për të drejtën e informimit
Shqipëria ka pësuar rënie në treguesin e lirisë së shtypit krahasuar me një vit më parë. Në raportin e “Reporterët pa kufijë”, vendi ynë është ulur me 1.5 pikë, çka përbën një zhvillim jo pozitiv. Një tjetër problem është vënë re në moszbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, i cili u miratua nga qeveria e tanishme me të ardhur në pushtet.
Video/Grushte mbi policinë bashkiake që merret me tregëtarët ambulantë
Ngjarja ka ndodhur te Medreseja në Tiranë dhe siç shihet tregëtarët nuk janë kursyer mbi kapardisjen e policisë bashkiake që kërkon t'u heqë mallin.
Phelps thyen një rekord që zgjaste prej 2000 vjetësh në Olimpiada
Michael Phelps është tashmë atleti me më shumë tituj në historinë e një olimpiade. Ai ka marrë 22 medalje ari, çka do të thotë vendi i parë për 22 gara, por vetëm së fundmi, pra me tituj individualë, ai ka thyer edhe një rekord që zgjat prej gati 2000 vjetësh.
Fotolajm/Viktima qëndron me orë në shesh në pritje të ekspertit mjekoligjor
Ngjarja ka ndodhur në Delvinë dhe raportohet nga "sarandaweb", sipas së cilë ndonëse policia ka mbërritur në vendngjarje, eksperti ende jo. Viktima identifikohet si Fitim Pashka.
Kampet verore të PS-LSI me shkuma-party, ku rritet idhulli ndaj liderit
Dy partitë e koalicionit qeveritar, PS dhe LSI, po mbledhin sërish këtë vit në bregdetin e Jugut qindra mijëra të rinj e të reja në “Universitetet” politike të verës, që siç e kemi parë janë ndërkohë pushime dhe argëtime gratis për pjesëmarrësit, anëtarë të FRESH-it dhe LRI-së. Sa kushtojnë? Kush paguan për këto kampingje masive?
Pse një kallëzim i dytë për kryetaren e KQZ
Kryetarja e KQZ do të kallzohet penalisht nga KLSH për shpërdorim me detyrën. ky është kallëzimi i dytë penal ndaj Luzit. Ajo është kallëzuar penalisht edhe në 2013 “Kërkesa për ndjekje penale të 4 anëtarëve të KQZ-së ishte bërë nga ministri aktual, Damian Gjiknuri, asokohe sekretar për Çështjet Zgjedhore në PS. Sot kallëzimi vjen nga KLSH ose Bujar Leskaj, i afërt me Partinë Demokratike. Mesa duket Luzi është bërë e papëlqyeshme për të dyja palët dhe ky kallëzim ndoshta i paraprin një shkarkim të saj.
Grekoamerikani Nicholas Cage në mbështetje të protestave në Himarë
Përplasja e qeverisë me banorët e Himarës pritet të përshkallëzohet. Ditën e dielë janë parashikuar protesta për të kundërshtuar projektin që parashikon prishjen e disa objekteve në qendër të qytetit.
Veliaj kërcënon aktivistët me “përballje me drejtësinë” për mbështetjen e romëve
Përpjekjet e aktivistëve në ndihmë të familjeve të zonës së Bregut të Lumit që po përballen me rrezikun e shembjes së shtëpive dhe barakave të tyre modeste pa dëmshpërblim nga ana e Bashkisë së Tiranës duket se e kanë shqetësuar kryebashkiakun Erion Veliaj, aq sa ky i fundit i ka kërcënuar aktivistët me “përballje me drejtësinë” pasi i ka akuzuar se po i shkaktojnë bllokim të punimeve.
Banorë të Alepos trajtohen me maska oksigjeni, dyshohet se Asad ka përdorur armë kimike (Video)
Shtohen dyshimet se Bashar Al Asad ka përdorur armë kimike gjatë sulmeve kundër rebelëve në Alepo ditët e fundit. Një video dokument i publikuar nga BBC tregon pamje nga një spital në Alepo ku dhjetra banorë, mes të cilëve fëmijë e të moshuar shfaqin probleme të theksuara me frymëmarrjen.
Dyndja e banorëve në spital erdhi pas bombardimeve që ndërmori ushtria siriane në disa zona të qytetit. Mjekët përpiqen të trajtojnë me maska oksigjeni fëmijë e të rritur që janë të panikuar nga vështirësia në frymëmarrje.
