FMN: Bankat nuk financojnë ekonominë, trajtoni kreditë me probleme

Postuar në 23 Qershor, 2016 16:08

Për Fondin Monetar Ndërkombëtar niveli i  lartë i  kredive me probleme është një nga shkaqet kryesore që e rendit Shqipërinë të fundit në rajon sa i përket kreditimit të ekonomisë. E pranishme në forumin e 4 financiar, shefja  e misionit të FMN për  Shqipërinë, Anita Tuladhar, tha se "rimëkëmbja ekonomike në Shqipëri po forcohet, por kjo rimëkëmbje nuk është mbështetur nga rritja e kreditimit".  Sipas Tuladhar, përveç Serbisë, Shqipëria ka nivelin më të lartë të kredive me probleme në rajon. “Rritja e kreditimit në Shqipëri është me pak se vendet e rajonit.

Qeveria mashtroi për koston e ligjit të kamerave

Postuar në 23 Qershor, 2016 15:32

Ligji për kamerat e sigurisë ngre një sërë pikëpyetjesh jo vetëm për kostot por edhe për transparencën. Nisur nga çmimet e kompanive që tregtojnë dhe instalojnë kamera sigurie, një biznesi do t`i duhet të paguajë 500 euro, ndërsa për Policinë e Shtetit thuhet se nuk ka kosto. Ndërsa nga ana e vet Ministria e Brendshme thekson se për të nuk parashikohen kosto, gjë e cila nuk rezulton të jetë e vërtet pasi edhe vet Policisë do t`i duhet të shpenzojë për zbatimin e ligjit për kamerat e sigurisë.

Rusia do të publikojë listën e të gjithë objekteve që orbitojnë Tokën, përfshirë satelitët ushtarakë

Postuar në 23 Qershor, 2016 14:11

Rusia planifikon të publikojë një katalog të objekteve që orbitojnë apo janë afër Tokës. Ky katalog do të përfshijë edhe satelitët ushtarakë amerikanë, çka pritet të japë një tjetëë perspektivë mbi atë që ndodh rreth nesh. Lajmi është bërë i ditur nga Viktor Shilin, kreu i delegacionit rus në sesionin e 59-të të Komitetit për Përdorimin Paqësor të Hapësirës së Jashtme në OKB. Ai i ka deklaruar gazetës “Izvestia”  se Rusia synon të krijojë një platformë analoge me NORAD në SHBA.

"Serbia nuk mund të jetë neutrale nëse dëshiron të hyjë në BE"

Postuar në 23 Qershor, 2016 13:42

Hyrja në Bashkimin Europian i jep fund neutralitetit në politikën e jashtme. Këtë ka thënë lidhur me Serbinë, ministri i Shtetit në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth për gazetën serbe “Vecernje Novosti”. “BE-ja dhe vendet anëtare të tij janë në vend të parë për Serbinë kur vjen puna për tregëtinë, investimet dhe bashkëpunimin politik. Më tej akoma, Serbia mban marrëdhënie me vende të tjera dhe askush nuk pret që ato të dëmtohen. Gjithsesi, ju dëshironi t’i bashkoheni BE-së, çka do të thotë se ju duhet të deklaroheni në përputhje me poizicionet e BE-së për politikën e jashtme.

Sot 'Brexit' vendos për Europën

Postuar në 23 Qershor, 2016 13:24

Arrest me burg për Anjeza Shabanin

Postuar në 23 Qershor, 2016 12:56

Anjeza Shabani, administratore e kopshtit “Diren” u la në burg nga Gjykata e Tiranës. Prokuroria kërkoi mbajtjen e saj në burg për dy vepra penale atë të  “Dhunimit të të Miturve” dhe “Abuzimit me detyrën” pas skandalit të publikuar në emisionin “Stop” ku ajo shfaqet duke dhunuar një fëmijë 3-vjeçar. Dy edukatore të kopshtit “Diren” kanë dëshmuar në Prokurori se Anjeza Shabani ushtronte vazhdimisht dhune ndaj fëmijës 3 vjeçar, ashtu siç është parë ne videon e transmetuar nga emisioni “Stop”, në Televizionin Klan.

Të lirshme dhe të paturpshme

Postuar në 23 Qershor, 2016 12:35

Festime që na mbajnë larg Europës…

Postuar në 23 Qershor, 2016 12:29

Sot gazetat shqiptare janë hapur me tituj që zbulojnë “sekretin” qeveritar sesi do të priten në mënyrë madhështore lojtarët e kombëtares?!. Do të festohet skualifikimi ynë nga 16 finalistët e Francës?!

Kënga e fundit e Migjenit

Postuar në 23 Qershor, 2016 12:15

Kujtoni vargjet e Migjenit për të arritur e për të kuptuar rreshtat e vetë jetës. Në doni të jetoni të lumtur përgjithmonë, do të duhet të respektoni gjithçka që ju tregon, e të vlerësoni vetëm ato që e meritojnë. Kujtoni Komedinë Hyjnore. U krijua vetëm për të dhënë ide e mendime, jo për të mënjanuar a të mos përkrahësh më të varfrin. Kujtoni teatrin kur keni shkuar për herë të fundit për të kuptuar se ne pa pak përnjohje apo përngjasje të historive tona me të dikujt tjetër nuk do të jetonim dot…Biblioteka rezervon një vend të veçantë për disa libra, atë të harresës.

Futbolli i Rilindjes

Postuar në 23 Qershor, 2016 12:11

Shndërrimi i futbollit në atraksion kolektiv, në gjendje për të konsoliduar përkatësi e konsensus dhe për të orientuar instinktet e dhunës në hapësira e momente të caktuara, është fenomen tipik i shekullit të shteteve-kombe, të cilat e nuhatën menjëherë potencialin e këtij tubimi, ndër të tjera edhe për të injektuar pjesë nga liturgjia e feve të politikës, e në këtë aspekt prej dekadash spikat shembulli amerikan, ku në një ndeshje bejsbolli a futbolli konsumohen një sërë elementesh nga aparati i besimeve, simboleve, miteve e ritualeve kolektive, natyrisht bashkë me coca cola.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS