Lideri global është më patriot mesa duket sesa Vuçiç

Postuar në 19 Mars, 2024 15:28

kreu i Lëvizjes Popullore Serbe Miroslav Aleksiç, ka deklaruar se pushteti aktual në Serbi po shet interesat kombëtare në këmbim të mbështetjes politike nga jashtë. Ai ka akuzuar direkt presidentin Vuçiç se po bën pazar dhe ka korruptuar zyrtarë ndërkombëtarë për të mbyllur problemet e veta.

Dikush do marrë Shtabin e Përgjitshëm, do të japë dikujt tjetër arin dhe bakrin, të tjerë litiumin, të tjerë tokat pjelllore në Vojvodinë dhe ai do t’ia japë Kosovën dikujt tjetër

“Perëndimi duhet të përgatitet për luftë me Rusinë brenda 2-3 viteve”

Postuar në 19 Mars, 2024 15:00

Kievi po e humb luftën dhe nuk ka burimet e nevojshme për të përballuar Rusinë”. Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm polak, Rajmund Andrzejczak, thotë se humbjet e Ukrainës do të jenë miliona, situata është dramatike dhe nuk mund të priten mrekulli në luftë. Sipas tij, Ukraina ka deficite në pajisje dhe fuqi punëtore, ndërsa humbjet po tkurrin kapacitetet e saj.

Ushtri pa ushtarë

Postuar në 19 Mars, 2024 11:34

Ushtritë europiane nuk e kanë problemin më të madh rekrutimin e ushtarëve të rinj, por mbajtjen e trupave ekzistuese. Ministri francez i Forcave të Armatosura, Sébastien Lecornu, prezantoi këtë javë një plan për për të nxitur personelin ushtarak të mos lërë uniformën. Kjo vjen disa ditë pasi një raport vjetor i paraqitur në parlamentin gjerman tregoi se në vitin 2023, rreth 1 537 ushtarë u larguan nga Bundeswehr, duke e reduktuar atë në 181 514 trupa.

Vërejtje nga maxhoranca dhe opozita për ligjin e ri të sigurisë kibernetike

Postuar në 18 Mars, 2024 19:03

Maxhoranca dhe opozita në Komisionin e Integrimit u shprehën skeptikë për zbatimin e projektligjit për sigurinë kibernetike dhe shprehën shqetësimin se ai nuk është në përputhje me Kushtetutën. Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, ka akuzuar AKCESK (Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë kibernetike) se nuk është konsultuar me institucionet e pavarura të drejtësisë, për përfshirjen e tyre në sistemin e ri modern që do të mbrojë strukturat nga sulmet virtuale.

Kritika demokratike për zgjedhjet ruse

Postuar në 18 Mars, 2024 18:25

 

Ka një lloj histerie përzierë me hipokrizi në qëndrimet që po mbahen ndaj zgjedhjeve të fundit në Rusi. Një histeri që nuk dihet se cilin segment të njerëzimit ka për objektiv. Të thuash sot se Vladimir Putini vodhi zgjedhjet, apo i manipuloi, është si të thuash se pas vitit 2024 vjen viti 2025.

Nëse duam paqe, duhet të përgatitemi për luftë

Postuar në 18 Mars, 2024 18:23

Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel, e sheh forcimin e kapaciteteve ushtarake europiane si rrugën e vetme për të ruajtur sigurinë e kontinentit të vjetër. Në një opinion të botuar sot në Euractive, Michel thekson se Europa nuk ka pse mbështetet te të tjerët, pavarësisht se vendet anëtare janë gjithashtu në NATO.

Sundimi i ligjit, në rënie edhe në demokracitë europiane

Postuar në 18 Mars, 2024 13:58

Në pothuajse të gjitha vendet e Bashkimit Europian, sundimi i ligjit është në rënie. Qeveritë europiane i kanë dobësuar mekanizmat ligjore dhe demokratike të kontrollit dhe balancave dhe kanë kufizuar të drejtën për të protestuar.

Thika e radhës ndaj Kosovës nga Tirana: Asocacioni, kusht për hyrjen në KiE

Postuar në 18 Mars, 2024 09:33

Kryeministri Rama e sheh Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë si kushtin themelor për hyrjen e dy vendeve në BE. Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se marrëveshja dhe aneksi i saj zbatues duhet të përfshihen në proceset e anëtarësimit.

Putin merr mandatin e pestë

Postuar në 17 Mars, 2024 20:51

Vladimir Putini i ka dhënë fund maratonës elektorale e cila e konfirmoi atë në një mandat tjetër si president me shumicën dërrmuese të votave të rusëve, pas një procesi pa incidente të regjistruara. 

Me rreth 90% të votave, ai merr mandatin e pestë pas 24 viteve në pushtet.

Sipas exit polleve dhe me numërimin e votave tashmë që po ecën normalisht, kreu i Kremlinit ka fituar midis 87% dhe 89% të preferencave, shumicë që i bën tre kandidatët e tjerë në garë praktikisht të asgjësuar. 

Pse nuk tregohen cinikë Kastrati dhe Dulaku të mbrojnë në Arbitrazh 200 mln eurot e Bazës së Sarandës?

Postuar në 17 Mars, 2024 19:22

Në fjalën e mbajtur para Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka prekur për herë të parë çështjen e portit të Limjonit në Sarandë, vendosur nën sekuestro preventive nga GJKKO, nën arsyetimin se ka shkelur sigurinë kombëtare. 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS