SGS dhe qeveria: 80% e makinave duhet të hiqen nga qarkullimi, janë me normë të lartë ndotje
Me futjen në fuqi të normave të reja të ndotjes, 80 për qind e automjeteve ekzistuese në Shqipëri nuk e kalojnë testin e kolaudimit. Këtë deklaratë e bëri dje në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm, shefja e sektorit në Ministrinë e Mjedisit, Laureta Dibra.
Paketë për të ulur kostot e prodhimit
Partia Demokrtatike beson se një paketë që do të ulë kostot e prodhimit, është nxitja që i duhet ekonomisë për t'u rigjallëruar. Këtë e deklaroi kreu i PD-së gjatë një bashkëbisedimi me punëtorë të një fabrike prodhimi. "Për biznesin në tërësi ne kemi një paketë taksash, taksë e sheshtë 9%, kontributi shoqëror 18%. Por për prodhimin në veçanti na duhet një paketë e veçantë që të ulë koston e prodhimit, që ka të bëjë me energjinë elektrike, me çmimin e naftës, ka të bëjë me TVSH-në për lëndën e parë dhe me aspekte të tjera që ne po i diskutojmë"-theksoi Basha.
Google informon klientët se është nën përgjim nga qeveria amerikane
Gjigandi i kërkimit në internet, Google denoncon qeverinë amerikane se ndërmerr pothuajse 4 mijë sulme kibernetike në ditë, duke cënuar privatësinë dhe konfidencialitetin e informacionit që përpunojnë klientët e saj. Duke folur më kongresin e organizuar nga revista Fortune në Colorado, zv/presidentja Dian Green bëri publike edhe shifrën e sulmeve të dedektuara nga sistemet e sigurisë së Google.
Për këtë kërcënim kibernetik zv/presidentja e Google tha se kompania ka nisur të informojë klientët e saj, praktikë që e ka ndjekur më pas edhe Microsoft.
Parashikime të zymta për Italinë nga FMN: Në recesion për dy dekada
Italia do të rikthehet në nivelet ekonomike të vitit 2007, diku nga mesi i viteve 2020. Ky është një parashikim i Fondit Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilit Italia do të vuajë pasojat e një sistemi të dobët bankar dhe vonesës në adresimin këtë problem. Italia është e ekspozuar edhe nga rënia e tregëtisë botërore, Brexit apo fluksi i refugjatëve. Vëmendja drejt Italisë është përqendruar menjëherë pas votës pro të britanikëve për të dalë nga Bashkimi Europian, ndonëse rreziqet ishin konstatuar me kohë.
A do t’i thotë Berisha “Po” Uashingtonit?
Deri para vizitës në Tiranë të ndihmës-sekretares së shtetit amerikan, Viktoria Njullënd, Berisha dhe ata që i mbanin ison në parti e në media përdornin një fabul standarde, për të kundërshtuar draftin e reformës në drejtësi. Në qendër të kësaj fabule ishte “ujku” Rama, i cili deshte të kullufiste drejtësinë, dhe që ia kishte mbushur mendjen “deles” amerikane Lu, që ta ndihmonte në këtë mision, duke e gënjyer se nuk është ujk.
Reforma në drejtësi – shumë zhurmë për asgjë?
Këto kohët e fundit po flitet shumë për një çështje të konsideruar tepër të rëndësishme. Bëhet fjalë për “Reformën në Drejtësi”. Sipas politikanëve dhe mediave, dhe pse jo edhe ndërkombëtarëve, realizimi i kësaj reforme do të bëjë të mundur që bëmat e tmerrshme që janë bërë në këta 25 vjet post komunizëm, të mos ndodhin më.
Akuza e Vladimir Kostës për Edi Ramën: Dal nga grupi i PS, je i pazoti dhe mosmirënjohës (Letër e hapur)
Letër e Hapur
Drejtuar : Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste, Z. Edi Rama.
Per Dijeni: Anëtareve të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Përshëndetje Kryeministër,
E vlerësoj faktin që më kishit marrë në telefon sot tre herë dhe më kishit dërguar një sms ku shprehnit interesimin tuaj për shëndetin tim, por njëkohësisht më shqetëson fakti përse ky interesim nga ana juaj pikërisht tani pas tre vjetësh refuzimesh të më dëgjonit e të më respektonit për atë që isha dhe për atë që bëja.
U sulmua TIA për sigurinë, por për asnjë çast për çmimet e biletave
Qeveria, apo më saktë ministri i Brendshëm i saj, sulmuan për ditë tëra konçesionarin e Rinasit, për arsye të mungesës së sigurisë. Tani që ngjarjes së grabitjes i humbi tempi mediatik edhe sulmet ranë. Ndërkohë nëse ka një arsye për të cilën TIA duhet sulmuar janë çmimet e larta që aplikon e për të cilat qeveria nuk e vë ujin në zjarr. Është e vërtetë që ekzekutivi i tanishëm nuk ka përgjegjësi për komtratën, por për zgjatjen e saj po dhe përmbajtja e kontratës së re, publikuar në Fletoren Zyrtare, është zhgënjyese.
Baton Rouge, Louisiana
Kjo foto, në kuadër të protestave në SHBA kundër dhunës policore është kthyer në një lloj ikone për protestën.
Theresa May, pasuese e David Cameron
Theresa May do të jetë kryeministra e Britanisë së Madhe dhe do të drejtojë procesin e daljes së vendit nga Bashkimi Europian. May erdhi në qendër si kandidaturë pas tërheqjes së papritur të Andrea Leasdom që u kritikua pasi deklaroi se ishte më e kualifikuar për pozicionin e kryeministirt sepse kishte fëmijë. Leadsom mban pozicionin e ministres së Energjisë dhe u mendua të pasonte David Cameron që dorëhiqet të mërkurën.
