Gjykata Europiane vendos edhe për cilësinë e ujit të pijshëm në Irlandë

Postuar në 27 Janar, 2024 17:27

Gjykata Europiane e Drejtësisë ka vendosur se cilësia e ujit në Irlandë nuk vjen në stabdardet e komunitetit. Sipas gjykatës, që administron një padi të Komisionit Europian të vitit 2015, Republika e Irlandës nuk ka përmbushur detyrimet që rrjedhin nga ligji kryesor europian për ujin e pijshëm. Gjykata gjeti se uji në Irlandë ka përbërës kimikë të dëmshëm për shëndetin e njeriut dhe mjedisin si klorina që përdoret kundër baktereve dhe ndotësve. 

Spanglisht në Majami

Postuar në 27 Janar, 2024 10:52

Një dialekt i ri i veçantë është shfaqur në disa zona të Majamit kohët e fundit, si rezultat i ndërthurjes kulturore midis folësve të spanjishtes dhe atyre të anglishtes.

Gjuha e re është një dialekt i anglishtes me ndikim spanjoll që flitet në Floridën jugore, një variant që ka ardhur si rezultat i emigrimit prej dekadash të banorëve nga vendet spanjolle-folëse, veçanërisht Kuba që nga fundi i revolucionit në 1959.

Hetim për sulmet e 7 tetorit, dyshime se Hamasin e ndihmoi dikush në Izrael

Postuar në 27 Janar, 2024 10:35

Administrata izraelite është mes dy zjarresh. Ndërkohë që vijon luftën në Gaza pas sulmit të Hamasit, brenda vendit debati për dështimin e inteligjencës dhe mbrojtjes nuk është shuar asnjëherë.

Shefi i shërbimit të brendshëm të sigurisë, që në Izrael niihet ndryshe si Shin Bet, kërkoi gjatë mbledhjes së qeverisë ngritjen e një një komisioni shtetëror hetimor për të shqyrtuar se pse Izraeli u kap në befasi nga Hamasi më 7 tetor.

SHBA hap hetimin e parë për kompanitë e inteligjencës artificiale

Postuar në 26 Janar, 2024 22:12

Rregullatori i tregtisë në Shtetet e Bashkuara nisi një hetim për investimet dhe partneritetet e bëra nga disa prej kompanive më të mëdha në hapësirën gjeneruese të inteligjencës artificiale.

Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) njoftoi se u ka dërguar urdhrat për dhënie informacioni pesë kompanive: Alphabet, Amazon, Anthropic, Microsoft dhe krijuesin e ChatGPT, OpenAI.

Në Europë po flitet për luftën

Postuar në 26 Janar, 2024 22:06

Megjithëse Rusia e Vladimir Putinit është cilësuar e korruptuar dhe e paaftë që ekonomikisht të modernizohet, invazioni prej saj i Ukrainës po absolutizohet si një konflikt që duhet të ndryshojë mendësinë në Europë. 

Nga Britania e Madhe në Hollandë dhe Gjermani ka nisur të flitet për luftën, përgatijen e saj.  Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius flet për luftë të afërt në Europë, Patrick Sanders i Britanisë flet për nevojën e kalimit nga 73 mijë trupa në 120 000 për të qenë gati për një konflikt në tokën europiane. 

Shqipëria, ndër vendet më të pazhvilluara në Europë

Postuar në 26 Janar, 2024 19:43

Europa është shtëpia e disa prej vendeve më të përparuara në botë për sa i përket zhvillimit njerëzor dhe rritjes ekonomike. Megjithatë, kontinenti i vjetër shfaq pabarazi të konsiderueshme brenda kufijve të tij. Sipas FMN-së, Evropa ka një GDP për frymë prej 35 690 dollarë, që nga viti 2024.

Pjesa perëndimore është dukshëm më e përparuar me një GDP për frymë prej 51 450 dollarë. Nga ana tjetër, në Evropën Lindore, zhvillimi ekonomik nuk ka pasur të njëjtin progres. Që nga viti 2024, Evropa Lindore raporton një GDP për frymë prej 15 670 dollarë.

Mos e ktheni euron në armë, mund të na kushtojë shtrenjtë

Postuar në 26 Janar, 2024 18:21

Eurozona nuk duhet ta kthejë në armë monedhën e përbashkët, në një moment si ky i konflikteve globale. Kjo do të sillte pasoja negative për vetë euron, paralajmëron guvernatori i Bankës së Italisë, Fabio Panetta.

Prej muajsh, në Europë është hapur debati i konfiskimit të aseteve të ngrira të Rusisë për t’i përdorur ato për rindërtimin e Ukrainës.

“Nuk e duam një tjetër luftë të madhe”

Postuar në 26 Janar, 2024 17:15

Rusia nuk ka ndërmend t’i hyjë një “lufte të madhe” dhe as të sulmojë vende të tjera. Ministri i Jashtëm rus e bëri këtë sqarim gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në selinë e OKB-së në Nju Jork.

Cili është bilanci i këtyre 10 viteve?!

Postuar në 25 Janar, 2024 23:33

 

Nëse sheh mënyrën si kryeministri i Shqipërisë Edi Rama prezanton punën e qeverisjes së vet në pamje të parë do të mendoje për një histori suksesi dhe modernzimi të pakrahasueshëm me ndonjë qeveri tjetër. 

Vetëm Përpara” mandej është një devizë që krijon përshtypjen se rrotën e progresit nuk e ndal dot më asgjë. Nuk kemi të bëjmë me një filozofi optimizmi, por me pretendimin se e ardhmja është ontologjike tek partia dhe kryeministri i tanishëm. 

Kushtetuesja në Francë rrëzon pjesërisht ligjin e emigracionit

Postuar në 25 Janar, 2024 21:33

Gjykata më e lartë në Francë hodhi poshtë më shumë se një të tretën e neneve në projektligjit të diskutueshëm të emigracionit, i miratuar nën presionin e së djathtës dhe ekstremit të djathtë.

Gjykata Kushtetuese e Francës hodhi poshtë veçanërisht nenet që lidhen me aksesin në përfitimet sociale dhe bashkimin familjar, si dhe futjen e kuotave të imigracionit të vendosura nga Parlamenti.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS