Entuziast që Rama nuk pranoi propozimin e PD për reformën, por nuk do as zgjedhje te parakohshme
Shumë entuziast për injorimin që mazhoranca i bëri propozimit të Partisë Demokratike për nenin 88 të Venecias, kryetari i opozitës u shfaq para mediave për t’i komunikuar publikut se Edi Rama nuk e pranoi ofertën e opozitës për formulën e zgjedhjes së anëtarëve për organet e reja të drejtësisë. Ai tha se ky propozim i është bërë mazhorancës që në 24 Qershor, por ende opozita nuk ka marrë asnjë përgjigje. PD propozon komision Ad Hock me 12 anëtarë, 6 të opozitës dhe 6 të mazhorancës, secili deputet.
Një mrekulli në zemër të vullkanit
Banorët e Aogashima, 200 milje në Jug të Tokios thonë se "nuk duan të lënë vullkanin të diktojë të ardhmen e tyre". Në 1785 vullkani vrau gjysmën e fshatit që ka një jetë shumë të veçantë.
Kodheli pranon cënimin e sigurisë kombëtare: “Nuk e di nëse kufiri duhet të ishte lënë gjithë këto vite me roje private”
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka komentuar grabitjen me armë në aeroportin e Rinasit dhe akuzat për cënim të sigurisë kombëtare. Indirekt ajo pranoi se hyrja në pistën e aeroportit përbën shkelje të inegritetit territorial dhe se Prokuroria duhet të nxjerrë në pah përgjegjësit për atë që ka ndodhur. “Sot çështja ka kaluar në dorë të Prokurorisë dhe është ajo që do të nxjerrë në pah përgjegjësitë dhe mangësitë e kësaj që ka ndodhur. Personalisht e konsideroj rrethimin e aeroportit një pikë kufitare dhe nuk e di nëse duhet të ishte lënë në vite me roje private.
21 muaj burg për Messin
Lionel Messi është dënuar me 21 muaj burg për evasion fiskal. Lajmi bëhet i ditur nga mediat spanjolle sipas të cilave edhe babai i futbollistit argjentinas të Barcelonës, Jorge Messi, është dënuar me burg për të njëjtën akuzë. Prokurorët kanë deklaruar se parajsat fiskale në Belize dhe në Uruguaji janë përdorur për këtë qëllim.
Këto shkojnë me një kokteil
Intervista e Ramës për Francë Culture: Mos hapja e bisedimeve për anëtarësim na çon në rrugë të tjera
Zyra për shtyp e kryeministrit ka pëcjellë një intervistë që kreu i qeverisë Edi Rama ka dhënë për France Culture ku thotë se Bashkimi Evropian duhet të hapë sa më parë bisedimet me Shqipërinë dhe vendet e ballkanit, në të kundërt sipas tij krijohen kushtet për të lëvizur jo në rrugën e duhur.
Vitet e rinisë dhe të "rrezikut anglo-amerikan për Shqipërinë"/ Ky djathtas është autori i reformës në drejtësi, versioni remix Donald Lu - Partia Socialiste
Me fjalë proteste do ta shprehnim: Na çanë bythën deri dje me propagandën e Shqipërisë që lulëzon, na çajnë bythën sot si miq të Amerikës e fjalë e fundit e demokracisë.
Kryemimistri që përpiqet të duket si kuriozitet i përhershëm. "Sfidon" edhe kureshtjen e ligjshme për indigjenët
Përgjigjia e Haxhinastos për skandalin e grabitjes: Duhet të thellohemi se çfarë detyrash nuk kemi bërë
Është nga ministrat që kalon nga skandali në skandal dhe me cinizmin që e karakterizon i shmanget çdo përgjegjësie. Ministria që ai drejton ka në varësi institucionet që përgjigjen për Menaxhimin Aeroportual, dhe në këtë pikë puna duket se ka çaluar pas problemeve me sigurinë në aeroportin e Rinasit. Burime thanë për Respublica se Ministria e Transporteve është sinjalizuar nga institucionet ligjzbatuese për mangësitë në funksionimin e aeroportit, por nuk ka vepruar për të vënë para përgjegjësisë konçesionarin.
Mandati i Rakip Sulit, Kushtetuesja vendos më 14 korrik
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë në 14 korrik kërkesën për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit socialist Rakip Suli. Deputeti i PS-së në Tiranë akuzohet nga PD se ka përfituar fonde publike përmes kompanisë së tij Aurora Group e cila është në pronësi të të birit. Opozita thotë se ambientet e kompanisë në fjalë i janë dhënë me qira OSHEE-së. Në 14 prill Kuvendi vendosi me shumicë votash dërgimin e mandateve të Leskajt dhe Sulit në Gjykatën Kushtetuese.