2.2 miliardë lekë për marrëveshjen me “Microsoft Corporation”
Qeveria ka miratuar në mbledhjen e saj të fundit Marrëveshjen e Rinovuar për projektin e partneritetit strategjik me kompaninë “Microsoft Corporation”. Për këtë marrëveshje qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion rreth 2.2 miliardë lekë, nga të cilat 295 354 773 do të merren nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. “Fondi total prej 1 976 400 000 (një miliard e nëntëqind e shtatëdhjetë e gjashtë milionë e katërqind mijë) lekësh për realizimin e projektit të partneritetit strategjik në fushën e teknologjisë së informacionit të përballohet nga buxheti i shtetit.
Vrimat e zeza - "Asgjë më shumë" sesa Matematikë
Vrimat e zeza janë një botë tjetër. Një botë thjesht matematikore. Ky është mendimi i Richard Henry, astronom në John Hopkins University, i cili ka prezantuar muajin e kaluar një vështrim të ri mbi vrimat e zeza në takimin e 228-të të Shoqërisë Amerikane të Astronomisë në San Diego. Duke u përqendruar vetëm në aspekin matematikor që përshkruan hapësirë kohën rreth tyre, Henry dhe kolegët e tij gjetën një mënyrë të re për të përshkruar vetë vrimat e zeza. Dhe rezultatet implikojnë një strukturë më të komplikuar nga sa është matur deri më tani.
Sylvie Meis, ish-gruaja e Van der Vart në superformë
Modele dhe prezantuese, Sylvie Meis ish-gruaja e Van der Vart po shijon e vetme pushimet dhe nga ç'po tregon është në superformë.
Plani i qeverisë për Parkun e Liqenit: parkingje, klube, fusha sporti dhe një kullë
Në shkurt të këtij viti, frekuentuesit e parkut të madh të Tiranës u gjendën papritur përballë një rrethimi për një kantier ndërtimi në brendësi të tij, i cili më vonë u zbulua se ishte një park lodrash për fëmijë në ndërtim.
Me "tempin" e Guvernatorit
Ndonëse e pakuptimtë pse guvernatori del në orën 4 për konferencën e përmuajshme mbi analizën e treguesve financiarë në vend, kur në Shqipëri nuk ka bursë dhe fjala e tij nuk ka asnjë efekt në tregun e brendshëm financiar, Genti Sejko kreu raportimin periodik për të na siguruar se BREXIT nuk do të ndikojë në ekonominë shqiptare.
Nis edhe reforma e madhe në gazetarinë shqiptare
Luftë korrupsionit administrativ - kështu mund të përkthehet kjo thirrje, ndërkohë që korrupsioni politik, ai që po mbyt Shqipërinë, ai për të cilin asnjë ambasadë nuk ka nevojë për investigime gazetareske, lihet jashtë. Jo më kot, pasi është garanci për të qenë i përshtatshëm për negociata.
Lul Basha poston këtë foto pas takimit Lu-Bregu. Mendohet se është shantazh për spurdhjakët që duan ta votojnë reformën në drejtësi jashtë vendimeve të partisë
Shkatërruesi i Irakut
Tony Blair është vënë nën akuzën për mashtrim lidhur me nisjen e luftës në Irak në vitin 2003. Njeriu të cilin shqiptarët, ata të Kosovës të paktën, e njohin si kontribues të çështjes së tyre me Serbinë, ka ndjekur një politikë shumë cinike në raport me Irakun. Ai është personi që qëndron pas ndërhyrjes e cila prodhoi atë që shohim sot në Lindjen e Mesme dhe që në thelb ka shkatërruar në mënyrë të pariparueshme Irakun. Hetimi i kryer nga komisioni Chilcot ka konkluduar ndër të tjera se:
“Britania shkoi në luftë përpara se opsionet e paqes të ishin ezauruar...
Berlusconi shet Milanin
Berlusconi ka hequr dorë nga Milani. Merr fund një histori suksesi që magjepsi tifozët dhe admiruesit e futbollit të një ekipi, ngritja e të cilit ka padyshim vulën e sipërmarrësit, ish-kryeministër i Italisë. Tani radhën e kanë pronarët e rinj. Shitja i është bërë një konsorciumi kinez për 400 milionë euro pagesë në dy vjet. “Milani ka nisur rrugën e tij drejt Kinës”, citohet Silvio Berlusconi, ndonëse disa media italiane shkruajnë se marrëveshja është ende duke u mbyllur.
Edhe rivali direkt i Milanit, Inter, u shit te kinezët e “Sunning Commerce Group”, muajin e kaluar.
Bikini, në krye të herës
Tani e bëjnë të gjitha thuajse, por në kohë të tjera, bikini ishte guxim i madh. Më 5 korrik 1946, stilisti francez Louis Reard sugjeroi këtë kostum banjoje që e ekspozoi modelja pariziane 19 vjeçare Micheline Bernardini.