Funksionimi anormal i koalicionit PS-LSI "shitet" si normalitet

Postuar në 24 Korrik, 2016 10:41

Në një vend normal, piruetat e Ilir Metës kundër qeverisë do kishin sjellë një prishje të koalicionit dhe ndarje përfundimtare të PS me LSI-në. Publikisht Ilir Meta rriti tonet ndaj partnerit në koalicion, duke përcjellë mesazhe në distancë për bashkëkryetarin e Aleancës, me të cilin komunikimi duket se është në ditë të vështira.

Borxhi publik rritet sërish, 8.67 mld USD në qershor

Postuar në 24 Korrik, 2016 10:14

Është rritur sërish borxhi publik i Shqipërisë. Sipas shifrave zyrtare paraprake, të publikuara së fundmi nga ministria e Financave, tanimë shteti shqiptar “noton” në një detyrim financiar prej 1 trilion e 68 miliardë lekësh të reja, që do të thotë në valutë ekuivalenti i 7.86 miliardë eurove apo 8.67 miliardë dollarëve amerikanë.

Ali Sonboly, 18 vjeçari që u hakmorr për talljen nga bashkëmoshatarët (foto)

Postuar në 24 Korrik, 2016 09:23

Mediat gjermane vijojnë të zulojnë detaje nga jeta e 18 vjeçarit, Ali Sonboly, autor i masakrës me 9 të vdekur në Mynih. Duke iu referuar të dhënave të policisë, ato shktuajnë se adoleshenti veproi në gjndje amoku. Nga kontrollet në shtëpinë e tij u gjetën libra që flasin për vrasjet masive.
Para se të qëllonte mbi viktimat 18 vjeçari tha se 7 vite më parë kishte qenë viktimë e baullizmit, talljes dhe përbuzjes nga të tjerët. Ndaj dhe ai donte qe viktimat të ishin në një moshë me të, për t'u hakmarrë bashkëmoshatarëve që e kishin poshtëruar.

Shënim: Ç’thotë Nulandi publikisht e privatisht për opozitën

Postuar në 24 Korrik, 2016 07:35

Pasi u krijua qeveria ukrainase nga partitë opiztare që rrëzuan Janukoviçin, Victoria Nuland, e shoqëruar nga zv.presidenti Joe Biden, i përgëzoi publikisht liderët opozitarë. Por në mediat gjermane rrodhi një bisedë telefonike e përgjuar mes saj dhe amabasadorit amerikan në Kiev, që bëri xhiron e botës, sepse ajo tha “Fu*k the EU!” në fund të bisedës.

Rikthehet ideja e konsorciumit me Bashkinë e Sarandës?

Postuar në 23 Korrik, 2016 23:02

Ideja e pjesëmarrjes së Bashkisë Sarandë në një shoqëri aksionere, e quajtur “Koncorsium për zhvillimin e Rajonit Vlorë-Gjirokastër”, do të shqyrtohet në Këshillin Bashkiak të këtij qyteti më 29 korrik. Lajmi bëhet i ditur nga një media lokale, “Saranda Web”, sipas së cilës “projektvendimi ndodhet në Këshillin Bashkiak”.

Kushtetuta e re

Postuar në 23 Korrik, 2016 21:48

Para dy ditësh Kuvendi i Shqipërisë miratoi një ligj të posaçëm për ndryshimet në Kushtetutën e Shqipërisë të cilat hapin rrugë për reformën në drejtësi. Po sjellim këtu Kushtetutën e re duke përfshirë në tekstin e Kushtetutës aktuale ndryshimet e bëra, pranëvënë neneve që janë prekur.

“Duhet të miratohen 40 ligje. Vettingu zgjat 5 vjet”

Postuar në 23 Korrik, 2016 21:09

Procesi i vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve do të zgjasë 5 vjet. Kështu shprehet kreu i Departamentit të Partisë Demokratike për Sigurinë, Rendin Publik dhe Luftën kundër Krimit, Enkelejd Alibeaj , i cili ka folur në një intervistë për “News24”. “Duhet të miratohen rreth 40 ligje. Procesi i vettingut do të zgjasë 5 vjet. Pavarësisht kërcitjeve politike që shoqëruan miratimin e paketës së ndryshimeve kushtetuese unë shoh një zhvillim të mirë: faktin që palët politike, shumica e tyre, gjetën kohën, mundësinë, maturinë, kryeneçësinë që një reformë kushtetuese duhet parë me sinqeritet.

Dhaskalët e triumfit të reformës dhe shpresa te një drejtësi "in vitro”

Postuar në 23 Korrik, 2016 19:14

Çështje këndvështrimi

Postuar në 23 Korrik, 2016 16:36

Bujar Kapexhiu e lexon kështu ballafaqimin për reformën në drejtësi

Qëndrim publik, por jo zyrtar i PD-së: Jo aleancë me LSI-në

Postuar në 23 Korrik, 2016 16:32

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ka deklaruar gjatë një interviste në “Ora News” se nuk do të ketë një aleancë me Lëvizjen Socialiste për Integrim. “Nuk mund të ketë një aleancë me dy partitë që janë në pushtet, ne jemi kundërshtarë të tyre dhe mendojmë se janë të dy përgjegjës për gjendjen e Shqipërisë dhe nuk mund të kemi një aleancë”, tha Ristani.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS