Studimi/Azia jugore mund të përballet me tërmete 9 ballë

Postuar në 12 Korrik, 2016 18:35

Një studim i ri mbi zonën gjeologjike të Bangladeshit, Indisë dhe Burmës ka kosntatuar se rajoni verilindor i nënkontinentit indian po shkon drejt përplasjes me Azinë. Kjo sipas studiuesve ekspozon rajonin ndaj rrezikut të një tërmeti të ngjashëm me atë të Japonisë në vitin 2011. Bëhet fjalë për një magnitudë prej 9 ballësh shkalla Rihter,  në një prej rajoneve me dendësinë më të madhe të popullsisë. Çarja nëntokësore që presupozohet nga ky model që sugjeron studimi, ka akumuluar  tension për 400 vjet.

Nevojiten 1 miliardë e 250 milionë euro për sistemin e transportit deri në vitin 2020

Postuar në 12 Korrik, 2016 18:21

Shqipërisë i nevojiten edhe 1 miliardë e 250 milionë euro për sektroin e transporteve. Dhje kjo shifër duhet investuar deri në vitin 2020. Shifra ka dalë nga një studim për strategjinë e transporteve për Shqipërinë, prezantuar nga delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë.

Cila histori festohet?

Postuar në 12 Korrik, 2016 18:16

Partia Socialiste ka vendosur sot nuk dihet për ç’arsye të festojë 25 vjetorin e krijimit të saj më 12 qershor 1991. Është një festë që e gjen këtë parti larg atij skeleti dhe mendjeje të viteve të para, apo edhe të periudhës së parë qeverisëse. Nuk lidhet me një apo dy emra, por me një frymë që u gjeti përfaqësim disa vlerave, degradimi dhe braktisja e së cilave nisi gjithsesi qysh atëherë.

Arrestohen dy policë, kultivonin kanabis në Pukë

Postuar në 12 Korrik, 2016 17:33

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka vënë në pranga 2 punonjës policie të Komisariatit Pukë, për shkak se akuzohen për “Kultivim bimësh narkotike” dhe “Shpërdorim detyre”.

Dy të arrestuarit që mbajnë gradën “inspektor”, Bib Kol Luka, 48 vjeç dhe Gjergj Mark Dodani, 51 vjeç, dyshohen se kanë raportuar të dhëna të rreme për kultivimin ose asgjësimin e bimëve narkotike në zonën ku kryenin shërbimin.

Meta në Mal të Zi - protestë nga deputetët serbë

Postuar në 12 Korrik, 2016 16:18

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ndodhet në një vizitë në Mal të Zi ku ka mbajtur edhe një fjalë në Parlamentin e këtij vendi. Meta ka vlerësuar marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, ndërkohë që disa deputetë të Partië serbe, Demokracia e Re e kanë pritur me një pankartë.  “Populli i Malit të Zi nuk do ta njohë Kosovën asnjëherë, dhe ne shpresojmë se në rrethana gjeopolitike të mund të kthejmë flamurin tonë në Kosovë”, shkruhej në pankartën e deputetëve serbë të Malit të Zi.

20 të vdekur dhe 35 të plagosur nga përplasja e trenave në Pulia

Postuar në 12 Korrik, 2016 16:03

Rama u përgjigjet kritikëve për koncesionet në shëndetësi: Bashkëpunim me privatin, s'kemi rrugë tjetër për investime

Postuar në 12 Korrik, 2016 14:44

Banka e e Shqipërisë evidentoi në raportin e fundit nivelin e ulët të shpenzimeve publike duke i tërhequr vëmendjen qeverisë për një shpërndarje më të drejtë të investimeve. Nga ana tjetër qeveria vijon të jetë e bindur se në mungesë të kapaciteteve të saj financiare, rruuga e vetme për investime është bashkëpunimi me sektorin privat. Këtë e deklaroi kryeministri Rama gjatë inagurimit të shërbimit të ri të hemodializës në Shkodër.

Arbitrazhi vendos kundër Kinës për konfliktin mbi ishujt në detin e Kinës Jugore

Postuar në 12 Korrik, 2016 14:07

Gjykata e Arbitrazhit në hagë ka rrëzuar pretendimet e Kinës për të drejta ekonomike në hapësirat e detit të Kinës Jugore. Vendimi po vlerësohet si fitore e Filipineve, një aleate e ngushtë e SHBA-ve. “Nuk ka bazë ligjore që Kina të shpallë të drejta historike”, deklaroi gjykata. Zona për të cilën flitet është një rrugë kalimi detar në të cilën lëviz përmes anijeve një volum tregëtar prej 5 trilionë dollarë. Vendimi përmban 497 faqe dhe cilëson se patrullat kineze kanë rrezikuar përplasjen me anijet e peshkimit filipineze dhe kanë provokuar dëme të pariparueshme në shkëmbinjtë koralorë.

SGS dhe qeveria: 80% e makinave duhet të hiqen nga qarkullimi, janë me normë të lartë ndotje

Postuar në 12 Korrik, 2016 11:12

Me futjen në fuqi të normave të reja të ndotjes, 80 për qind e automjeteve ekzistuese në Shqipëri nuk e kalojnë testin e kolaudimit. Këtë deklaratë e bëri dje në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm, shefja e sektorit në Ministrinë e Mjedisit, Laureta Dibra.

Paketë për të ulur kostot e prodhimit

Postuar në 12 Korrik, 2016 10:56

Partia Demokrtatike beson se një paketë që do të ulë kostot e prodhimit, është nxitja që i duhet ekonomisë për t'u rigjallëruar. Këtë e deklaroi kreu i PD-së gjatë një bashkëbisedimi me punëtorë të një fabrike prodhimi. "Për biznesin në tërësi ne kemi një paketë taksash, taksë e sheshtë 9%, kontributi shoqëror 18%. Por për prodhimin në veçanti na duhet një paketë e veçantë që të ulë koston e prodhimit, që ka të bëjë me energjinë elektrike, me çmimin e naftës, ka të bëjë me TVSH-në për lëndën e parë dhe me aspekte të tjera që ne po i diskutojmë"-theksoi Basha.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS