122 mijë dollarë në vit për prerjen e flokëve
Presidenti francez, Hollande harxhon 122 mijë dollarë në vit për prerjen e flokëve të tij dhe rregullimin e tyre. Lajmi është bërë publik nga satirikja franceze “Canard Enchainé”. Shifra është serioze, por aq shumë sa e bën presidentin francez dhe flokët e tij satirikë në kulm. Fundja, po ta shohësh nga paraqitja e të mos e njohësh, Hollande mund ta marrësh për çdo gjë. Dhe ky mendim nuk ndryshon edhe kur merr vesh se ato që janë flokë të tij kushtojnë 122 mijë dollarë. Si xhanëm nuk doli kjo e dhënë te “Panama Pappers”?
Na duan më shumë nga sa duam veten
Edi Rama u tha “Jo”(e detyruan) amerikanëve për armët kimike dhe sot është miku i tyre në Tiranë.
Lulzim Basha po u thotë “jo” për reformën në drejtësi dhe i zhgënjeu keq.
Shumë të paparashikueshme prioritetet e SHBA: Kush e priste që shqiptarët të vlenin kaq shumë!
Lozonjarja Sara Underwood
Sara Jean Underwood, ish-modele e Play Boy di të luajë në shtrat dhe para kameras
Aksidenti - vrasje ku humbi jetën Dhurata Prifti
30% e bizneseve nuk transmetojnë të dhënat e kasave fiskale
Më shumë se 30% e bizneseve nuk transmetojnë të dhënat e kasave fiskale në administratën tatimore. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së financave, në qershor 2016, numri i kasave mos transmetuese në total arrin në më shumë se 57 mijë. 16 mijë prej këtyre kasave i përkasin biznesit të madh, 32 mijë biznesit të vogël, dhe 9 mijë biznesit të vogël me TVSH.
Theresa May, kryeministrja e "një kombi"
Propozimi i PD-së bie ndesh me çdo gjë, por jo me logjikën
Top-Channel ka publikuar sot draft-propozimin e Partisë Demokratike për sa i përket vettingut. Meqenëse është bërë e njohur tashmë se ideja e PD-së konsiston në administrimin e një procesi nga një komision ad hoc, me rol të Gjykatës Kushtetuese dhe Avokatit të Popullit, meriton vëmendje, propozimi për rolin që i jepet Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Sipas këtij dokumenti sugjerohet që: “Vëzhgues nga ONM-ja kanë të drejtë të marrin pjesë në seancat e shqyrtimit të kandidatëve pa asnjë kufizim.
Luftë nervash, edhe BE me deklaratë arrogante kundër PD-së: Monitorimin do ta kemi ne
Bashkimi Europian ka dale me një deklaratë të fortë kundër Partisë Demokratike dhe qëndrimit të saj për propozimin e fundit amerikan për reformën në drejtësi. Në një deklaratë me shkrim ku shpreh keqardhjen që lidershipi i Partisë Demokratike e refuzoi propozimin për kompromis, BE thotë se besueshmëria e reformës në drejtësi varet përgjithësisht nga besueshmëria e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas saj për ta garantuar këtë, një rol i kufizuar specifik i komunitetit ndërkombëtar përmes Operacionit Ndërkombëtar Monitorues është thelbësor.
Shuqizohet urdhri i Veliajt, Gjykata i hap rrugë ndërtimit të 17-katëshit te diga e Liqenit
Kompania e ndërtimit "Gener 2" sh.p.k e cila po ndërton kompleksin e pallateve te diga e liqenit artificial, ka fituar gjyqin në Gjykatën Administrative. Shqiptarja.com raporton se treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Enkelejda Softa, kanë vendosur të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë administrative, që i jep të drejt kompanisë së ndërtimit për të vazhduar punimet.
Vdes bosi i Cosa Nostra-s, Bernardo Provenzano
"Vdiq si bos, pa thënë asnjë fjalë më shumë se ato që do të thoshte një kokë e mafias", shkruan gazeta italiane “La Stampa” për Bernardo Provenzano-n, kapon e Cosa Nostra-s që ndërroi jetënë në spitalin e Milanos, ku ishte shtruar pas problemeve të rënda shëndetësore.
I lindur më 31 janar 1933, Provenzano e filloi aktivitetin mafioz në 1963 i njohur me nofkën ‘Kumbari” dhe për 43 vjet qëndroi i fshehur deri në 2006 ku u kap shumë afër shtëpisë së tij në Corleone të Siçilisë. Bernardo Provenzano ishte krahu i djathtë i Toto Rinës dhe njihej për karakterin e tij të dhunshëm.