Ministria e Arsimit blen abetare për fëmijët e emigrantëve, në prag të samitit të Diasporës

Postuar në 31 Gusht, 2016 12:29

Ministria e Arsimit do të blejë 1900 abetar për fëmijët e diasporës. Gazeta “Shqip” shkruan sot se fondi i akorduar është 23 milionë lekë dhe përmes tyre do të blihen 1900 abetaret dhe 400 copë libra “Gjuha Shqipe 2” dhe 400 copë “Gjuha Shqipe 3”.

Rruga e Arbrit do të bëhet...Qeveria e ka marrë seriozisht

Postuar në 31 Gusht, 2016 11:40

Mazhoranca aktuale nuk ka se çfarë të ofrojë tjetër për zgjedhjet në Dibër, përveç rrugës së Arbrit. Apk premtimit për ndërtimin e saj. Muharrem Rama, kandidati i koalicionit qeverisës në Dibër, është shoqëruar në takimet në fshatin Grevë nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili ka përsëritur premtimin me garancinë se ai ka lejëtë e qeverisë.

Vritet në Halep, Abu Mohamed al-Adnani, numri dy i ISIS

Postuar në 30 Gusht, 2016 22:52

Ligji i Vettingut/Fletë Përgëzimi për koalicionin PS – LSI nga Ambasada e ShBA-së

Postuar në 30 Gusht, 2016 22:39

Ligji për vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve është kaluar sot në parlament pa votën e opozitës. Ky akt i rëndësishëm politik e legjislativ kreditoi krejt pa bazë një paradë deklaratash që provojnë krizën reale të vendit. Kryeministri nxitoi të shpallte soliditetin e koalicionit dhe rikthimin e drejtësisë në Shqipëri, ndërkohë që thjesht është hapur një proces i gjatë dhe i ndërlikuar.

Doktor, ty s'të mbeti qejfi kur nisa marrëveshjen me të Gjatin në Shkodër. Ti e kupton që unë tani thjesht nuk dua ta mbyll marrëveshjen në Shkodër, jo se nuk dua të jem me ty

Postuar në 30 Gusht, 2016 20:23

Faksimile/Trajtimet për magjistratët përfshijnë edhe fëmijët. A do përballohet dot kjo faturë?

Postuar në 30 Gusht, 2016 20:11

Kisha serbe për lidhjen e Malit të Zi me NATO. Mitropoliti Amfilohije: Siguria që ofron NATO, njësoj si ajo e Hitlerit dhe Musolinit

Postuar në 30 Gusht, 2016 18:56

Afrimi i elitës politike të Malit të Zi me Perëndimin dhe sidomos kërkesa për anëtarësim në NATO, po kundërshtohet nga një propagandë që zë fill nga hapësirat kishtare. Mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe të Malit të Zi, Amfilohije, e quajti NATO-n një zgjatim të pushtimit austrohungarez.

Duke meshuar në manastirin e Podmaine, Amfilohije u kujtoi të pranishmëve se ai kshte shkatërruar në të shkuarën nga Austro-Hungaria dhe sot sipas tij, NATO nuk është asgjë më shumë sesa zgjatim i perandorisë së dikurshme Habsburgase.

Edhe kryepleqtë në vallen e hashashit

Postuar në 30 Gusht, 2016 18:41

Shërbimi Informativ i Shtetit ka mësuar fakte të reja në lidhje me trafikun e lëndëve narkotike dhe implikimin në këtë skemë edhe të kryepleqve të fshatit. ABC News ka mësuar se në raportin voluminoz që SHISH ka dorëzuar kohë më parë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, krahas dyshimeve për përfshirjen e zyrtarëve të policisë në kultivimin dhe mbrojtjen e parcelave të kanabisit ka denoncuar edhe disa administratorë të njësive.

Karagjozllëku i AMF-së/Deklaroi se çmimet e sigurimeve i vendos tregu, se do të analizonte, kurse sot kërkon nga kompanitë anullimin e rritjes

Postuar në 30 Gusht, 2016 18:01

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka kërkuar nga kompanitë e sigurimeve të anulojnë vendimin për rritjen e tarifave të sigurimit për automjetet. Ky është qëndrimi i tretë i kësaj agjencie, pasi ditën e parë u dol me qëndrimin se tregu vetërregullohet. Mandej Autoriteti deklaroi se do të analizonte atë që po ndodhte dhe sot del me kërkesën për ulje.

Policia rrugore dhunon gazetaren e TemATV

Postuar në 30 Gusht, 2016 17:48

Policia Rrugore gjatë një aksioni për heqjen e makinave ma karrotrec, në zonën pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive në Tiranë, është konfliktuar me një qytetar, të cilin e kanë fyer dhe shtyrë, pasi ai kërkonte të merrte mjetin. Sipas Kodit Rrugor drejtuesit të mjetit i vendoset gjobë për parkim të gabuar, por i jepet e drejta ta largonte vetë mjetin përderisa ishte i pranishëm.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS