Të pakujdesshme
SHBA paralajmëron Turqinë rreth insinuatave për përfshirjen e Washingtonit në grushtin e shtetit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pas insinuatave të ministrit turk të Punës, se pas grushtit të dështuar të shtetit, qëndron Washingtoni. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i cilësoi këto insinuata si false dhe të dëmshme për marrëdhëniet mes dy vendeve. Por ndoshta një krizë diplomatike mes dy vendeve është duke u aktualizuar, pas deklaratave të zyrtarëve turq, se kush mbështet Fetyllah Gulenin, është në luftë me Turqinë. Ky i fundit është rezident në ShBA prej 15 vitesh dhe së fundmi kërkohet nga Ankaraja zyrtare si përgjegjës për grushtin e shtetit.
Diversioni poshtë këmbëve
Besniku, përveçse i lodhur, është bërë edhe i lodhshëm
“Jemi demokraci pocaqi, ndaj ndërhyjnë të huajt. Parlamenti i sotshëm, me njerëz nga rruga”
Paskal Milo , ish-ministër i Jashtëm dhe kryetar i Partisë Demokracia Sociale, i ka dhënë një intervistë gazetës “Shekulli”. Milo thotë se ndërhyrja e huaj nuk ndodh për herë të parë në Shqipëri, se reforma në drejtësi herët apo vonë do të miratohet, por sugjeron zgjidhje politike. Sipas tij ky është një parlament i mbushur me njerëz të rrugës dhe për këtë ka përgjegjësi Partia Socialiste, e cila duhet të dëshmojë shkëputjen nga ky kontigjent. Më poshtë intervista me shkurtime:
Kur Noli pritej në Durrës si “zheni, nga paria e vegjëlia”
Me ndjenjën e krenarisë dhe të ven erimit të thellë inauguruam bustin e Fan Nolit, njërit prej figurave emblematike të historisë dhe kulturës shqiptare, frymëzuesit dhe themeluesit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Ngritja e bustit të tij në qytetin tuaj nuk është rastësore dhe as formale. Durrësi është pjesë e pandarë dhe tepër e çmuar e jetës së tij si atdhetar, burrë shteti dhe udhëheqës shpirtëror.
Manipulimi me emetimin e gazrave nga makinat e naftës, Komisioni Europian ka qenë në dijeni që në vitin 2010
Skandali i mashtrimit me emetimin e gazrave të dëmshëm nga industria e automobilëve duket se është më i madh sesa emri i një kompanise si Volkswagen, apo disa kompanive. Revista gjermane “Der Spiegel” raporton për ekzistencën e disa dokumenteve të brendshme, poseduara prej saj, sipas të cilave rezulton se Komisioni Europian, ka qenë në dijeni të këtij mashtrimi që në vitin 2010. Skandali doli në sipërfaqe për publikun vetëm në vitin 2015, ndërkohë që vetë qeveria gjermane, u ka qenë i informuar për takime lidhur me këtë çështje që në vitin 2012.
Venecia e pandryshueshme
Këto kartolina, realizuar me teknikën fotokrom, i përkasin Belle Epoque dhe paraqesin Venecian e shekullit të 19-të. Ato janë hedhur në qarkullim nga Detroit Publishing Company dhe dëshmojnë sesa pak ndryshon ky qytet me kalimin e kohës.
Një gjyqtare e Gjykatës së Lartë në kërkim
Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar sot përmes një konference për shtyp se në përfundim të një hetimi, gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, dyshohet për përfshirje në një skemë korruptive. Prokuroria sqaroi se ka lëshuar një urdhër pezullimi për gjyqtaren dhe urdhër arresti bashkëshortin e saj, Odisea Andrea, për shkak se dyshohet se kanë marrë 50 mijë euro për një vendim gjyqësor.
Supriza e kësaj çështjeje: Gjyqtarja është larguar nga Shqipëria bashkë me bashkëshortin.
Ministri turk i Punës: Grushti i shtetit i organizuar nga Washingtoni
Ankaraja zyrtare ka nisur menaxhimin e situatës post-grushtit të shtetit, mbi të cilin janë ngritur dyshime të shumta. Presidenti turk, Reçep Tayyip Erdogan, ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës arrestimin e Fetullah Gulen, që akuzohet se qëndron pas përpjekjes për grusht shteti. Ndërkohë ministri turk i Punës, Süleyman Soylu, ka deklaruar në Haberturk Tv, se “pas grushtit të shtetit qëndron Washingtoni”. Skenar që hap të tjera interpretime, sidomos pas pajtimit të Erdogan me Putin.