Ana Brnabic, ministrja e parë gay në Serbi

Postuar në 09 Gusht, 2016 14:48

Kryeministri Aleksandër Vuçiç, i cili krijon qeverinë e re serbe, deklaroi se është në dijeni se ministrja e Vetëadministrimit, është lezbike, por shtoi se atij nuk i interesojnë çështjet private. 

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2016&mm=08&dd=08&nav_id=98844

Gazi lotsjellës si forcë zakoni e opozitës së VV-së në Kosovë

Postuar në 09 Gusht, 2016 13:15

Vetëvendosja në Kosovë vazhdon aplikimin e opozitarizmit me frymë guerrilase, apo anarkiste, teksa ka hedhur gaz lotsjellës në Komisionin Parlamenatr të Politikës së Jashtme. Në komision diskutohej marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, e cila votohet si ligj të enjten në Kuvendin e Kosovës, produkt i votës së qytetarëve. Reagimi i VV-së është tipik tashmë: kundërshto në emër të një marrëveshjeje ideale, apo duke shpallur tradhëti aty ku institucionet kanë tagër të vendosin.

Fatos Klosi “merret në pyetje” publikisht

Postuar në 09 Gusht, 2016 12:19

Një akuzë publike ndaj ish-shefit të ShIK-ut, Fatos Klosi. Jo akuzë politike, por konkrete, bazuar mbi njohuritë operative që Izet Haxhia,mish-truproja e Sali Berishës pretendon se ka për Klosin. Të përfshirë në një debat mbi të shkuarën, Klosi dhe Haxhia kanë hapur disa letra, që janë interes pubik. Cilidoqoftë statusi i Haxhisë në këtë rast, akuzat e tij ngrenë dyshime mbi disa momente të karrierës së Klosit, që nuk mungon sa herë të shfaqet si ekspert i shërbimeve inteligjente etj.. Statusi në Facebook i Haxhiajt është në fakt një marrje në pyetje:

Faqe të panjohura nga Pjetër Budi

Postuar në 09 Gusht, 2016 11:54

Nga sot shtëpia botuese “Onufri” hedh në treg librin e ri të studiueses Blerina Suta, e cila na zbulon faqe të panjohura nga vepra e Pjetër Budit. Bëhet fjalë për një ekzemplar deri tanii të panjohur e veprës “Doktrina e Kërshtenë”, të përkthyer nga Pjetër Budi.

Dhe jo vetëm një ekzemplar i panjohur, por edhe më me interes: një ekzemplar që përmban një fashikull të ndryshëm nga ai që kemi njohur.

Gjykata Administrative "rrëzon" kërkesën e PS-së për zgjedhjet në Dibër

Postuar në 09 Gusht, 2016 11:39

Gjykata Administrative ka lënë në fuqi dekretin e Presidentit të Republikës për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në Dibër, duke mospraniar kërkesën e Partisë Socialiste për të rrëzuar atë. Gjykata ka ccmuar se ndodhet në kushtet kur kërkesa nuk legjitimohet për t’u gjykuar.

KIC 8462852, ylli i “megastrukturës aliene”, shton edhe më tej misterin

Postuar në 09 Gusht, 2016 01:04

1 500 vjet larg nga Toka, i vëzhguar nga sonda “Kepler”. KIC 8462852 është një yll i cili prej gati një viti po lë pa shpjegime shteruese shkencëtarët.

Një përpjekje franceze kundër Majlinda Kelmendit

Postuar në 08 Gusht, 2016 23:05
Majlinda Kelmendi, medalistja e xhudos në Lojërat Olimpike të Rio de Zhaneiros ka ardhur sërish në vëmendje, por kësaj radhe për një test të refuzuar antidopingu. Refuzimi është konfirmuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, por edhe nga trajneri i saj, Agron Kuka. Federata sqaron se testi ka qenë i paplanifikuar dhe i është kërkuar sportistes kosovare në qershor, kur ajo për përgatitej në Francë për lojërat e Rios.
Nëse do të jepen sanksione ato do të mund të aplikohen vetëm në territorin francez”, deklaron Federata, raporton “The Guardian”. 

Elegancë por edhe pak sforco

Postuar në 08 Gusht, 2016 22:47

Turku “non grata” hyri në Shqipëri nga Rinasi. Fraza lapidar e policisë: Na iku pa dashje, vazhdon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Postuar në 08 Gusht, 2016 22:37

Kryeministri Rama është munduar të mbajë lart profilin e ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe punën e policisë, por ngjarjet përgënjeshtrojnë gjithë lavdërimet që vijnë nga kryeministria, duke e nxjerrë policinë qesharake përpara publikut. Pasi hoqi përgjegjësinë për grabitjen e armatosur në aeroport, policia e Rinasit bëhet sërish protagoniste e një njgjarje që nxjerr zbuluar atë dhe jo vetëm. Gjatë pasdites Partia Demokratike doli me një deklaratë ku raportoi se një shtetas turk ishye arratisur nga Rinasi, pasi u ndalua nga policia në aeroport.

Korrupsioni dhe pandëshkueshmëria në majat më të larta të pushtetit në SHBA. Një arsye pse Clinton iu afrua presidencës

Postuar në 08 Gusht, 2016 20:09

Dokumentet e Panamasë hapën një dritare tjetër në sistemin botëror të korrupsionit financiar, duke treguar mënyrën sesi liderët politikë dhe bizneset përdorin kompani sekrete në parajsa fiaskale si Ishujt Virgin të Britanisë dhe në shumë shtete amerikane, për të fshehur korrupsionin dhe krime të tjera. Përveç fshehtësisë, sistemi i korrupsionit varet nga një faktor tjetër, që është dhe më i rëndësishë: pandëshkueshmërinë. Mosndëshkim do të thotë që të pasurit dhe të pushtetshmit nuk dënohen edhe kur shkeljet e tyre bëhen publike.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS