8 rrugët kombëtare me pagesë, tarifimi në tre faza
Qeveria ka parashikuar 8 rrugë kombëtare për t’i kthyer me pagesë. Strategjia e taksimit të rrugëve të hartuar nga BERZH-i rekomandon se tarifa që duhet të paguajnë qytetarët varion nga 0,5 euro cent në 3,5 euro cent për kilometër.
Në strategji rekomandohet që aplikimi i taksimit për koncesionin e rrugëve të zhvillohet gradualisht, në 3 faza. Për zbatimin e menjëhershëm, rekomandohet vendosja e taksës në rrugën Tiranë-Durrës, Tiranë- Elbasan dhe Rruga e Arbrit, e cila ende nuk ka përfunduar, shkruan Panorama.
"Hë avokat se ti ua gjen anën: çfarë do t'u themi atyre që thonë se 7 ligjet shqyrtohen pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese"? "Po e thjeshtë: E do Dajë Semi. Pra qofte, më fal, ligje nga Daja". "Ah të keqen! Ti je juristi i drejtimit të duhur"
Veshja që të tregon të zhveshur
Kontrolli dhe përdorimi i zjarrit, përgjegjës për tuberkulozin te njerëzit e parë?
Tuberkulozi është infeksioni bakterial më vrasës mes njerëzve. I tillë ka qenë për mijëra vjet dhe vazhdon edhe sot të jetë problem jo i vogël. Shkencëtarët besojnë se kjo sëmundje nisi mes njerëzve dhe jo mes kafshëve, një karakteristikë e veçantë e këtij infeksioni të cilit nuk i dihet origjina.
Status satirik për Erdoganin, ambasada turke në Kosovë kërkon arrestimin e Berat Buzhalës
Ambasada turke në Kosovë ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës arrestimin e gazetarit Berat Buzhala për një status satirik në Facebook. Lajmi është njoftuar edhe nga vetë gazetari, i cili ka përcjellë edhe një reagim të posaçëm. Ngjan një kërkesë krejt absurde nga një shtet që nuk po di ku janë kufijtë e vet. Pa mohuar se kjo qasje është një provë force kundër gulenistëve shqiptarë që sipas Ankarasë zyrtare janë të shumtë. Pra është një kërkesë që favorizohet, pse jo nxitet edhe nga bota shqiptare. E gjitha në kurriz dhe si faturë e lirisë së shtypit.
Zbulohet një lloj i ri balene në detin e Beringut
Në detin e Beringut, në ishujt Pribilof është zbuluar së fundmi një balenë e ngordhur që përbën një lloj të ri brenda këtij gjitari. 7.3 m e gjatë, balena ka shënuar çudinë e radhës, përderisa është bërë e njohur për njeriun vetëm në vitin 2016.
http://news.nationalgeographic.com/2016/07/new-whale-species/
Lajme - shashka: BE-ja kërkon miratimin sa më shpejt të vettingut!!! Procedura është e sanksionuar dhe mbi të nuk ka asnjë negociatë
Presidenti i Nishani dekretoi këtë të martë ndryshimet kushtetuese per Reformen ne Drejtesi. Pas këtij dekreti do të duhen të paktën 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare që parlamenti të nisë me miratimin e 7 ligjeve që janë pjesë e paketës.
Por Top Channel raporton se Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka kërkuar në rrugë jozyrtare miratimin e ligjit të “vetting”-ut brenda muajit korrik, për shkak se mund të digjej një fond i akorduar nga Bashkimi Europian.
Gianni Buquicchio: Suksesi është i të gjitha forcave politike
Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio (Xhani Bukikio) thotë se miratimi me konsensus i reformës në drejtësi është një sukses i madh për të gjitha forcat politike që avancuan përmes negociatave dhe kompromiseve me ndjenjën e lartë të përgjegjësisë.
Fotolajm/E njëjta histori në 25 vite
Edhe virtuozët janë po ata...
Reforma rikonfirmoi Bashën në krye të PD, LSI punoi për veten
Berisha nuk e fsheh entuziasmin që Lulzim Basha u perceptua si fitues në betejën për reformën në drejtësi. Me konsensusin e fituar për reformën në drejtësi në PD do të ketë më pak arsye për ta kontestuar Lulzim Bashën dhe kësisoj edhe roli i Berishës do vazhdojë të jetë parësor në zhvillimet brenda opozitës. Në një interevistë për Tv Klan ai thekson faktin se udhëheqjen e këtij procesi e ka bërë Lulzim Basha dhe grupi që drejton PD-në aktualisht.