Samurajët e fundit
Sunduan Japoninë për 700 vjet si kastë ushtarake në shërbim të fisnikërisë dhe mbërritën deri në shkullin e 19-të. Samuraji dhe kodi i tyre i Bushidos, veshja dhe sjellja zgjon përherë një lloj admirimi mizor. Këtu po sjellim disa foto të fundit të viteve '800 kur edhe sistemi i tyre shkoi drejt fundit.
Siri, armëpushimi nuk mban. Koalicioni i Perëndimit godet pozicionet e ushtrisë siriane: Komanda amerikane: “Mendonim se ishin militantë të ISIS”
Armëpushimi në Siri rezultoi një teatër i nivelit më të lartë, teksa sot goditjet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA, sollën vdekjen e të paktën 62 ushtarëve të ushtrisë së rregullt siriane. Komanda Qendrore amerikane pranoi sulmet në lindje të vendit, në Dir al-Zour por shtoi se ato mendohej se drejtoheshin ndaj pozicioneve të militantëve të Shtetit Islamik. Sipas kësaj komande, sapo është mësuar se në zonë ndodheshin ushtarë të Damaskut, sulmet janë ndalur.
Shenjtërim dhe gjeopolitikë
Shenjtërimi i Nënë Terezës dhe procedurat e nisura nga Vatikanit për shenjtërimin e priftit kardinalit katolik Stepinac kanë zgjuar ndjeshmëri në qarqe jo vetëm fetare, por edhe mediatike e mesa duket edhe politike në Ballkan.
Gazeta konservatore greke "Kathimerini" shkruan se Patriarkana Ekumenike e Stambollit ka reaguar ashpër, po ashtu edhe Beogradi. Në një lëvizje simbolike Patriarku Bartolomeu vizitoi kampin e Jasenovaç në Kroaci ku u masakruan nga gjermanët mbi 50 mijë serbë, 80 mijë hebrej dhe 30 mijë romë.
Perfekte
A është PD-ja vërtet opozitë?
Droga. Opozita ka gjetur më në fund të keqen pas së cilës e kundër së cilës të formulojë një kundërshtim “ideologjik” ndaj qeverisë që e barazon me krimin dhe trafikun. Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, ka dalë sot në një deklaratë për shtyp përmes së cilës ka përsëritur tezën se çdo gjë që ndodh aktualisht jo për mirë në Shqipëri ka të bëjë me drogën, me kanabisin që po mbillet kudo.
Siri, armëpushimi një iluzion
Ndonëse u deklarua se SHBA-Rusi arritën një marrëveshje, disa bombardime në kufi i kanë dhënë fund të ashtuquajturit armëpushim.
Të stërvitura
Zëri i një Neandertali
Pazari CEZ-DIA dhe "kumbarët" e Metës President
Çështja DIA dhe Katriot Ismailaj janë kthyer në vëmendje pas dëshmisë së dhënë nga ish-juristi i kompanisë, Romeo Karaj që akuzon administratorin e DIA-s se ka gënjyer për partneritetin me një kompani amerikane dhe ka manipuluar shifrat e mbledhjes së borxheve të CEZ.
Faktet e bëra publike nga ish-juristi i Ismailajt nuk rëndojnë vetëm pozitën e këtij të fundit, por edhe të ministrit Gjiknuri, i cili u shpall si heroi i marrëveshjes së mirëkputimit mes CEZ dhe qeverisë shqiptare.
Rruga e Arbrit, Ministria e Financave sugjeron partneritet publik – privat për financimin e ndërtimit
Rruga e Arbrit parashikohet të nisë vitin që vjen. Kësaj radhe shpresohet se do të nisë me të vërtetë, pasi një gënjeshtër për së dyti për banorët e zonës, do të ishte tepër edhe për një pushtet që fiton me 4 000 vota diferencë.
Gjatë fushatës për zgjedhjet e parakoshme lokale në Dobër, kryeministri, Edi Rama, deklaroi se rruga nuk ishte bërë deri më sot për shkak të mungesës së parave. Kryeministri nuk zuri në gojë hapjen e procedura e me kinezët, miratimin e një ligji të veçantë etj..
