Mbi autorësinë e krimit ndaj Stadiumit "Qemal Stafa"

Postuar në 18 Gusht, 2016 10:29

Që të kryesh një akt kriminal, si shkatërrimi i stadiumit “Qemal Stafa”, pjesë integrale e Ansamblit të Bozios, i mbrojtur edhe me ligj si monument kulture, nuk është e lehtë. Që të kryhet kjo punë, duhet që autori/ët të ketë minimalisht katër karakteristika: Së pari, duhet të jetë thellësisht injorant. Së dyti, thellësisht i korruptuar. Së treti, thellësisht mashtrues e i paturp. Së katërti, thellësisht sociopat, delirant megalloman. Pa çdonjërën nga këto karakteristika, ajo masakër nuk do të mund të kryhej. E megjithatë, këto janë vetëm kusht i domosdoshëm, por jo i mjaftueshëm.

Zero progres në shërbimet ndaj qytetarëve, qeveria dështon në 4 projekte

Postuar në 18 Gusht, 2016 10:16

Përtej propagandës qeveritare se jemi në drejtimin e duhur për të bërë shtet, faktet janë kokëforta dhe tregojnë se në këtë drejtim është bërë zero progres. Janë vetë pasqyrat e qeverisë që e vërtetojnë dështimin në katër projekte për shërbimet ndaj qytetarëve.

Transparente

Postuar në 18 Gusht, 2016 00:47

Konçesioni i pasaportave, 151 milionë euro në 6 vjet. Kontrata është 30 vjeçare dhe me të drejta ekskluzive!

Postuar në 18 Gusht, 2016 00:13

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative – BIRN – shkruan sot për atë që e quan “biznesi i artë i koncesioneve. Në shkrim kalojnë në sitë koncesionet që janë dhënë nga qeveritë shqiptare, të cilat dalin rezultojnë me fitim shumë të madh. Disa prej tyre janë të njohur, si skanimi, markimi i karburanteve, Petrolifera, kolaudimi etj., thuajse të gjitha monopole në një treg ku shërbimi në shumicën e rasteve është skandaloz. Mjafton të kujtohet kolaudimi, radha e gjatë dhe heshtja e ministrit të Transporteve për të kuptuar se shqiptarët paguajnë edhe që të poshtërohen.

Po këto a janë influenca të papërshtatshme?

Postuar në 17 Gusht, 2016 21:20

Ngritja e Prokurorisë së Posaçme për luftën kundër korrupsionit, e njohur ndryshe si SPAK, institucion që nuk do të ketë asnjë varësi nga Prokuroria e Përgjithshme, është bërë bazuar mbi një kuadër ligjor të hartuar nga ekspertët ndërkombëtarë të Euralius. Ndonëse është ende në formën e një drafti projektligji ka hapur shumë polemika për formulimin e një neni që prek në veçanti mediat. Bëhet fjalë për Nenin 13, pika 3 në projektligjin “Për Organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” që thotë se:

Helmetat e Bardha siriane nominohen për Nobelin e Paqes

Postuar në 17 Gusht, 2016 20:54

Mbrojtja Civile e Sirisë, ndryshe e njohur si Helmetat e Bardha, ka marrë mbështetjen e 130 organizatave nga e gjithë bota, për shpëtimin e mijëra jetëve në një vend ku konflikti nuk ndalet.

Qeveria shqiptare dhe serbe takohen në Nish me pjesëmarrjen e Kosovës

Postuar në 17 Gusht, 2016 18:43

Një takim i përbashkët i qeverisë së Serbisë dhe asaj të Shqipërisë, në praninë e përfaqësuesve politik të shqiptarëve të Kosovës, pritet të mbahet brenda një muaji në Nish, mëson Radio Evropa e Lirë nga burime të afërta me Qeverinë në Beograd. Hollësitë e takimit nuk janë saktësuar, por mendohet se në këtë takim nuk do të marrin pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ose kryeministri Isa Mustafa, por një nivel më i ulët politik. Delegacionin e Shqipërisë do ta udhëheqë kryeministri Edi Rama.

Korea e Veriu/Dezerton me gjithë familjen zv.ambasadori i vendit në Britaninë e Madhe

Postuar në 17 Gusht, 2016 18:23

Regjimi korean i Kim Jong Un ka nisur të pësojë rrjedhje serioze. CNN raporton se zv.ambasadori i Koresë së Veriut në Britaninë e Madhe,  Thae Yong Ho, ka dezertuar bashkë me familjen e tij. Ai është marrë nën mbrojtje nga qeveria e Koresë së Jugut, ku edhe është vendosur. Sipas njoftimeve të medias, Ho ka deklaruar se u largua nga vendi, pasi “ishte i lodhur nga regjimi i Kim Jong Un”. Kjo nuk është një gjë e rrallë për Korenë e Veriut, pasi edhe më parë zyrtarë të lartë janë larguar nga vendi, siç ishte rasti i ambasadorit në Egjipt në vitin 1997.

Hera e 7-të/Ilir Meta: "Nuk ka lindur ai burrë që më shantazhon mua. Ja pyesni Z. Braho se ai e di më mirë dhe ju e besoni". "E pyeta z. Braho për këtë dhe më tha tekstualisht: "I kam thënë Ilirit lëre këtë muhabet se do të të marrin më sysh"

Postuar në 17 Gusht, 2016 17:35

Defiçiti i 7 mujorit, shkak mosrealizimi i rentës minerare, TVSH-së dhe të ardhurave të pushtetit vendor

Postuar në 17 Gusht, 2016 17:01

Drejtori i Poltikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera, i ftuar në studion e "Tema Tv" ka analizuar treguesit fiskalë të 7 mujorit, të cilat kanë një defiçit prej 2.2 miliardë lekësh. Lera sqaron se ky defiçit nuk është shqetësues dhe ka argumentuar se ai është krijuar nga mosrealizimi i tatimit të rentës minerare, TVSH-së dhe të ardhurave të pushtetit vendor. Shpenzimet e tkurura sipas tij nuk lidhen me faktin se jemi para një viti elektoral.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS