Mbyllet Olimpiada e Rios
Kandidati socialist i Dibrës: “Pas fitores së bashkisë do të ulemi e të bisedojmë për problemet dhe hallet e Dibrës”
Në Dibër po bëhet fushatë elektorale për postin e kryetarit të Bashkisë, pasi Shukri Xhelili i largua nga detyra. Nga e djathta parlamentare kandidat është ish-zv.ministri i Financave, Sherefedin Shehu, një njeri që vjen nga jeta politike. Nga e majta është doktori Muharrem Rama, i cili siç raportohet sot nga disa media ka zhvilluar edhe një takim me të rinjtë.
Thotë ndër të tjera Rama:
Soft power e vërtetë
Reflekton edhe PS, nenet që kërcënojnë lirinë e medias do të rishikohen
Përballë presionit në rritje nga mediat, por edhe qëndrimi i LSI-së dhe PD-së socialistët duket se nuk kanë rrugë tjetër përveç tërheqjes nga dy nenet që kërcënojnë lirinë e medias në ligjin për SPAK dhe Prokororinë. Si gjithmonë PS ka bërë të paditurin dhe të suprizuarin kur është vënë përballë fakteve, duke marrë si përherë rolin moderues. "Shqetesimi mund te jete i drejte por fakti qe te dy keto ligje akoma nuk jane diskutuar nen per nen ne komision na jep mundesine e riformulimit apo te ndryshimit te neneve te caktuara siç jane nenet ne fjale .
“Vullnetarët” e Edit
Sot Dallëndyshe Bici, kryeinspektore e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ka reaguar me një deklaratë kundrejt akuzave të Partisë Demokratike për shtesën pa leje të pallatit të deputetit Sadri Abazi. Nuk është reagimi i rëndësishëm, por gjuha e përdorur në të, një gjuhë që e gjejmë zakonisht te deklaratat e OSHEE-së së Ardian Çelës. Nuk kuptohet nëse kemi të bëjmë me instotucione, ndërmarrje apo organe shtetërore, apo me degë të PS-së.
Garancitë e Policisë së paradave
Ditët e fundit policia ka ndërmarrë një tur prezantimi në zonat bregdetare të vendit, duke çelur një panair ku ekspozon mjetet dhe logjistikën për t'i bërë ato më të prekshme për qytetarët. Në rolin e spikerit është vetë ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe Drejtori i Policisë, Haki Çako.
Ndarja e re territoriale nuk jep efekt në rritjen e të ardhurave
Ndarja e re territoriale administrative nuk është shoqëruar me përmirësim të administrimit fiskal, ashtu siç ishin edhe pritshmëritë. Të ardhurat nga pushteti vendor rezultojnë me një mosrealizim prej 1.2 miliardë lekësh për 7 mujorin e këtij viti.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në periudhën janar-gusht, nga pushteti vendor janë mbledhur 9.1 miliardë lekë, nga 10.3 miliardë që ishte planifikimi, me një realizim të planit prej vetëm 88%. Me mosrealizim rezultojnë edhe të ardhurat nga renta minerare raporton Ora News.
Klimë mosbesimi për zgjedhjet, a do të pranojë kryeministri votim dhe numërim elektronik?
Shtatori duket se do të nisë me një axhendë të ngjeshur politike. Debatit për ligjet e paketës së reformës në drejtësi pritet t'i shtohet edhe ai për reformën zgjedhore. Kur duhen edhe më pak 10 muaj për mbajtjen e zgjedhjeve, opozita i kërkon parlamentit që në shtator të nis puna për Reformën e re Zgjedhore duke lëshuar në tavolinë një propozim që sipas tyre është garanci për zgjedhje të lira e të ndershme.
Koeficientët e basteve: Clinton 1.25, Trump 3.8
Portali american RealClearPolitics perditëson rregullisht rezultatet e sondazheve kombëtare dhe të shteteve kryesore të SHBA-së, në lidhje me garën për Shtëpinë e Bardhë. Gjithashtu , ky portal raporton edhe mbi mesataren e koeficintëve të kompanive kryesore të basteve. Aktualisht mesataret e koeficientëve janë 1.25 për fitoren e Hillary Clinton-it dhe 3.8 për fitoren e Donald Trump-it. Këto koerficientë përkthehen afërsisht në 80% probabilitet për Clinton-in dhe 20% për Trump-in.
E.Z.
Të dhëna dhe dyshime se edhe Zonja e Parë e Rajhut të Tretë, Magda Goebbels, ishte hebreje
Edhe për bashkëshorten e Joseph Goebels, ministri nazist i Propagandës dhe një fanatik i regjimit, lindin dyshimet se ishte me origjinë hebreje. Magda Goebels, e cila e ndoqi të shoqin në vetëvrasje bashkë me të 6 fëmijët, mendohet se është e bija e Richard Friedlander, një biznesmen hebre, që deklaronte se Magda ishte e bija e tij. Zbulimin e ka bërë historiani Oliver Hilmes që mes arkivave gjeti një regjistër popullise ku përfshihej kjo deklaratë e Friedlander.
