Spektakli i vullkanit Kilauea në Havai
AKIP: Ligji për mbetjet, nuk janë grup interesi vetëm pronarët e fabrikave. Protestë më 1 tetor
Kryeministri Edi Rama dhe disa deputëtë apo ministra pas tij po e mbrojnë ligjin për importin e mbetjeve duke dhënë garanci për listën e mbetjeve që dontë riciklohen dhe me faktin se kështu do të ketë efekte pozitive edhe mbi mjedisin. Po kështu kryeministri ka theksuar disa herë se ky nuk është i njëjti ligj me atë të vitit 2011, por po verifikohet se këto argumente nuk po bindin shumëkënd. Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka shpërndarë një deklaratë pas takimit që Rama zhvilloi me kompanitë e riciklimit.
Debati për mbetjet: Na keni çarë trapin për 25 vjet(video)
Ka qenë i ashpër debati në emisionin "Njerëz në fokus" në News24 ku diskutohej për ligjin e mbetjeve. Një aktivist, Klodi Leka, është përplasur me deputetin socialist Besnik Baraj, ndaj të cilit nuk ka kursyer fyerjen.
Kryeministri ynë i paditur
Nuk dua të besoj se kalimi i ligjit të plehrave nga Kryeministri Rama është produkt i kapjes së tij nga mafia e plehrave. Nuk dua të besoj gjithashtu që Rama është një mashtrues ordiner, që e përdori ligjin e plehrave thjesht për të ardhur në pushtet. Ndaj i vetmi justifikim që më mbetet për të kuptuar Kryeministrin tonë është injoranca, ose e thënë shqip padituria.
Blushi: Rama nuk do ta lejojë referendumin për importin e mbetjeve
Kur debati për ligjin e importit të mbetjeve po orientohet drejt një referendumi popullor, opsion që ka marrë së fundmi mbështetjen e opozitës, deputeti Ben Blushi thotë se kryeministri Rama nuk do të lejojë referendumin për këtë çështje.
BB: Ngjarje fatkeqe dhunimi i biznesmenit Fadi Mitri
Përfaqësuesja e Bankës Botërore Tahseen Sayed reagoi për dhunimin e biznesmenit libanez në Tiranë. Ajo e konsideroi një ngjarje fatkeqe dhe kërkoi që Shqipëria të sigurojë një klimë biznesi të rangut botëror.
"Incidenti me biznesmenin libanez, një ngjarje fatkeqe. Shqipëria duhet të sigurojë një klimë biznesi të rangut botëror” deklaroi ajo për dhunën që iu ushtrua investitorit libanez me pasaportë amerikane, Mitri.
Më pas përfaqësuesja e Bankës Botërore është ndalur te rritja ekonomike e Shqipërisë, kriza e vendeve fqinje dhe rritja e pagave dhe pensioneve.
Debati/Trump: Deklaroj të ardhurat e mia kur Clinton të zbardhë 33 mijë emailet e fshira
Trump dhe Hillary Clinton janë përballur në debatin e parë për zgjedhjet presidenciale në ShBA. Të dy kandidatët kanë njolla në biografinë e tyre, të cilat kandidati republikan Trump i ka përmbledhur në deklaratën se: "Do të zbardh të ardhurat e mia kur Clinton të zbardhë 33 mijë emailet që janë fshirë". Akuzë kjo për shpërdorimin e kërkesave të sigurisë që Clinton ka bërë gjatë kohës së drejtimit të Departamentit të Shtetit.
Obama merr një dhuratë nga indianët e Amerikës
Këta kazanë mund të dalin në ankand, nëse qeveria do të rrëzohet për plehrat. Thirrje modeste kjo për Ministrinë e Kulturës...
Luftë propagandistike për Halepin. Ushtria siriane në ofensivë të gjithanshme
Pas përballjes së ashpër dhe akuzave për krime lufte në Këshillin e Sigurimit në OKB, Rusia dhe Perëndimi kanë vijuar kundërshtitë edhe në frontin mediatik. Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” ka shpërndarë sot një video që tregon sipas saj “rikthimin e jetës në zonat e Halepit të çliruara nga ushtria siriane”. Në videon e regjistruar në lagjen Ramouseh duken dyqane të hapura, njëfarë rregulli urban dhe njerëz apo makina që qarkullojnë.
