Incident mes forcave iraniane dhe atyre amerikane në ngushticën e Hormuzit
Katër anije të shpejta iraniane i janë afruar në distancë të afërt destrojerit amerikan Nitze në ngushticën e Hormuzit. Burime ushtarake amerikane i deklaruan “Fox News” se sjellja e forcave iraniane ishte kërcënuese për sigurinë dhe joprofesionale, duke krijuar situata të rrezikshme që mund të precipitonin. Destrojeri Nitze shoqërohej në atë që ushtria e amerikane cilësoi si lëvizje rutinë në ujëra ndërkombëtare nga destrojeri Mason. Sipas po të njëjtave burime Nitze kërkoi kontakt me radio 12 herë por pa përgjigje, ndërkohë që lëshoi edhe sinjalin e rrezikut.
Biden në Ankara: Ekstradimin e Gulen e vendos vetëm Gjykata Federale
Zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i tha Presidentit Rexhep Tajip Erdogan se vetëm Gjykata Federale Amerikane mund të vendosë ekstradimin nga SHBA të klerikut Fethullah Gylen, të cilin Ankaraja e akuzon si nxitësin e grushtit ushtarak të 15 korrikut.
Duke folur me gazetarët në Ankara pas takimit me Erdogan, Biden i cilësoi si terroristë ushtarakët që aspiruan grushtin e shtetit, dhe vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara kanë angazhuar numrin më të madh të këshitlltarëve ligjorë pët të shqyrtuar kërkesën për ekstradimin e Gulen.
Një shqiptar viktimë e tërmetit në Itali
Nga tërmeti në Itali humbi jetën edhe një shtetas shqiptar, i cili ishte mes të plagosurve. Ai është është Erjon Toro 33 vjeç lindur në Roskovec të Fierit, emigrant prej shumë vitesh në Amatrice të Italisë, dhe babai i dy vajzave. Në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe një shtetase tjetër shqiptare, e cila ndodhet në spitalin e L.Aquila.
Pse kjo heshtje imunitare e opozitës ndaj korrupsionit të LSI-së?
Para tri ditës, ish-kryeministri Sali Berisha denonconte një aferë (kontratë qeraje) të Postës Shqiptare. Shkruante Berisha në Facebook:
Ilir Metës i ka dërguar letër një amerikan për ta uruar për reformën në drejtësi. Ja si qëndron e vërteta
“Fjala “Zonjë” e huaj dhe e papërshtatshme për mua”
Sot gazeta “Dita” i ka marrë një intervistë Vito Kapos, bashkëshorte e Hysni Kapos, njeriu i Enver Hoxhës në Partinë e Punës. Gazeta e quan intervistën “rrëfim”, ndonëse Kapo, njësoj si Ramiz Alia para saj, nuk ka ndonjë version të ri për ngjarjet politike, përpos versionit zyrtar që kemi lexuar në librat e kohës.
Policët në plazhin e Nisës detyrojnë gruan muslimane të heqë burkinin
Oligopoli në tregun e sigurimeve, rriten menjëherë çmimet me 30%. Kompanitë në marrëveshje me njëra –tjetrën
Situata në tregun e sigurimeve vijon të reflektojë një marrëveshje të heshtur mes kompanive të cilat imponojnë çmimet sipas llogarive të tyre. Tv Klan raporton sot se operatorët e këtij tregu kanë rritur papritur çmimin e siguracionit për automjetet.
Zbulohet skandali me largimin e Ilir Kernit. E hoqën nga drejtor i Teatrit Kombëtar, sepse donte të vinte në skenë komedinë "Në pasqyrën e Qytetarit Dixhital"
Rilindje e traditës në Vlorë. Kryebashkiaku Leli: Tenderi për urën e Zvërnecit dështoi. Kemi traditën e vjetër të barkave
Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli shkruan se procedurat tenderuese për urën e Zvërnecit kanë dështuar ndaj lëvizja drejt Manastirit do të bëhet me varka.
