Qeveria kërkon para në Kinë për Korridorin e Kaltër
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati ka marrë pjesë në forumin e bashkëpunimit ekonomik “Shqipëri-Kinë, miqësi e vjetër, partneritete të reja”, zhvilluar në Kinë. Me ministrin ka qenë edhe kryetari i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jakaj, në një përpjekje për të promovuar Shqipërinë. Bushati ka folur për nevojën e investimit në atë që Programi i PS-së e quante Korridori i Kaltër, e për të cilin në katër vite qeverisje është folur vetëm dy herë.
Landfilli i Sharrës, çfarë fshehin Bashkia e Tiranës dhe Erjon Veliaj?
Faqja pranë qeverisë shqiptare, apo më saktë kabinetit të kryeministri Edi Rama, “lexo.al”, ka dalë sot me një version të vetin për çështjen e gazetares Alida Tota dhe investigimit për landfillin e Sharrës. Pasi e vendos të gjithë problemin mbi kontesktin e një hakmarrjeje të Koço Kokëdhimës ndaj Erjon Veliajt për shkarkimin nga ky i fundit të drejtorit të Ujësjellësit të Tiranës, Neritan Gjodeshi, “lexo.al” jep këtë konkluzion:
Raporte të reja ekonomike serbo-shqiptare. Unioni i Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë: Krizë besimi nga biznesi gjerman. Po shkojmë drejt normalizimit
“Deutsche Welle” i ka marrë një intervistë Arben Shkodrës, zëvendëspresident për çështjet ndërkombëtare dhe investimet e huaja në Unionin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë. Shkodra është pyetur për krijimin e Dhomës së Tregëtisë Shqipëri-Serbi, për interesin reciprok të biznesit të të dyja vendve, për të cilin ai ndër të tjera ka thënë:
Tërmet në Birmani me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter
Një tjetër rajon është goditur nga tërmeti sot. Në Birmani lëkundjet me magnitudë 6.8 ballë të shkallës Rihter prekën zonën afër qytetit të Mandalay, ndërkohë që paralajmërohen goditje në Bangladesh, indi dhe Tajlandë. Thellësia e burimit të lëkundjeve është 91 km.
Mozaiku i Poseidonit në Adana të Turqisë
I përket shekullit 3 ose 4 p.e.s.
Sahatet e Stambollit
Duhet thënë, që në fillim të këtij teksti, disa fjalë pozitive për raportet shqiptaro-turke.
Lajme, grimca lajmesh, grimca pafundësisht të vogla lajmesh!
Mënyra më e mirë për të kuptuar peshën e papërballueshme të lajmeve është të bësh një lloj diete mediatike. Të mbyllësh Facebook-un, të mos blesh gazetë dhe të mos hapësh televizorin. Muaji gusht është perfekt për këtë agjërim.
Arrin në 247 numri i të vdekurve nga tërmeti në Itali
Bilanci i tërmetit në Itali është rënduar sot duke arritur në 247 persona të vdekur. Sipas mediave italiane janë regjistruar 60 lëkundje me magnitudë 5.17 ballë me epiqendër në Akumoli dhe Arkuata. Tërmeti konsiderohet ndër më të mëdhenjtë dhe shkatërruesit.
Incident mes forcave iraniane dhe atyre amerikane në ngushticën e Hormuzit
Katër anije të shpejta iraniane i janë afruar në distancë të afërt destrojerit amerikan Nitze në ngushticën e Hormuzit. Burime ushtarake amerikane i deklaruan “Fox News” se sjellja e forcave iraniane ishte kërcënuese për sigurinë dhe joprofesionale, duke krijuar situata të rrezikshme që mund të precipitonin. Destrojeri Nitze shoqërohej në atë që ushtria e amerikane cilësoi si lëvizje rutinë në ujëra ndërkombëtare nga destrojeri Mason. Sipas po të njëjtave burime Nitze kërkoi kontakt me radio 12 herë por pa përgjigje, ndërkohë që lëshoi edhe sinjalin e rrezikut.

