Sulm me raketa mbi aeroportin Diyarbakir në Turqi

Postuar në 28 Gusht, 2016 09:22

Aeroporti turk i Diyarbakir në Turqi është goditur dje në mbrëmje me raketa. Nga njoftimet nuk ka patur të vrarë dhe sulmi nuk është marrë përsipër nga askush ndonëse mediat hedhin dyshime për autorësi kurde.

"Ma beso Ilir, sektori më i vështirë për të rilindur është policia. Janë mësuar me batakçillëqe". "E shoh o gjigand e shoh. Vazhdojnë pinë raki, nuk kalojnë nga hashashi edhe pse e kanë si jonxhë"

Postuar në 27 Gusht, 2016 23:26

Një ndergjegje e re e femrës: Veshja në thelb dhunon lirinë

Postuar në 27 Gusht, 2016 23:22

Beteja me vapën në Paris

Postuar në 27 Gusht, 2016 20:56

Pogradec/Panairi i Policisë live

Postuar në 27 Gusht, 2016 20:53

Dy policë, njëri prej të cilëve i dehur, u kërkojnë dy gazetareve të News24 të mos filmojnë. Është raportuar se policët kanë marrë kamerën dhe kanë dhunuar kameramanin. Policia ka njoftuar se efektivët janë shkarkuar.

Një vdekje në Sharrë, biznesi i mbetjeve, një kryetar Bashkie, Ilir Meta filozof dhe një hetim që nuk ecën

Postuar në 27 Gusht, 2016 20:43

Para disa javësh mediat raportuan për vdekjen e një fëmije në landfillin e Sharrës.

Firma që operonte u akuzua se kishte lidhje politike dhe ishte zgjedhje e kryetarit të Bashkisë Erjon Veliaj.

Mediat zbuluan se Ardit Gjoklaj ishte i pasiguruar në punën që bënte

Landfilli Sharrës ka qenë nën monitorim dhe mbikëyqrje të Bashkisë, kryetari i së cilës është pronocuar disa herë.

Mediat raportojnë për një skemë të plotë ekonomike që funksionon në të zezë, një lloj Gërdeci i mbetjeve urbane. Raportohet edhe për një të vdekur tjetër.

Stafeta plaçkitëse e Rilindjes. Veliaj: “Filozofia e Metës na udhëheq në Bashki”. Meta flet për transformim të thellë

Postuar në 27 Gusht, 2016 18:23

E nisën si Aleanca për Shqipërinë Europiane, shpallën një program që u quajt “Rilindje”, qeverisën me akuza për vrasje, vjedhje, mes skandaleve CEZ-DIA dhe sot flasin për transformim rrënjësor. Me çfarë termi ta përshkruash dashurinë e re të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i cili papritur ka zbardhur se në drejtimin e punëve ka aplikuar filozofinë e Ilir Metës.

Sigurimi i detyrueshëm nga tërmeti, ngjan më shumë si një taksë e re

Postuar në 27 Gusht, 2016 16:22

Sot u publikua në disa media një lajm sipas të cilit qeveria bashkë më Bankën Botërore po mendojnë që të bëjnë të detyrueshme sigurimin nga tërmetet, apo edhe përmbytjet. Ndonëse nuk u publikua një draft nga projektligji që është duke u hartuar, ideja është e tillë që përmbi 500 orë reshje aplikohet dëmshpërblim, ndërkohë që për tërmetet dëmshpërblimi vlen përmbi 5 ballë të shkallës Rihter. Tarifa do të jetë e detyrueshme për çdo familje dhe mendohet që për tërmetet të jetë 50 euro në vit dhe kompanitë e sigurimit do të japin 20 mijë- 40 mijë euro maksimumi.

Peshkaqeni vs Oktapodit

Postuar në 27 Gusht, 2016 15:08

Paul Wolfowitz: Ndërhyrja në Irak, sipas gjykimeve të shërbimeve sekrete. Nëse do dinim se Saddami nuk kishte armë, nuk do kishim pushtuar

Postuar në 27 Gusht, 2016 14:54

Paul Wolfowitz, ish-këshilltar i Presidentit Bush dhe një nga njerëzit e akuzuar si planfikues i luftës në Irak, ka dhënë një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, përmes së cilës ka bërë disa vlerësime edhe për situatën e sotme.

Wolfowitz hedh poshtë akuzën se ai është autor i luftës në Irak, ndërkohë që pranon se goidtja ndaj regjimit të Saddam Hussein, u bë jo mbi prova, por mbi bindje të përgjithshme. Ky është ndoshat edhe qëndrimi më skandaloz përderisa pranohet se një shtet u shkatërrua për nevoja imediate sigurie të një shteti tjetër dhe mbi bazë perceptimi.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS