Karantinë nga ndotja

Postuar në 15 Shkurt, 2024 18:11

Në Bangkok, ndotja ka krijuar një situatë të ngjashme me atë të Covid-it katër vite më parë. Qyteti ku lëvizin 10 milionë automjete është mbuluar nga një re e dendur smogu, duke i detyruar autoritetet të urdhërojnë punonjësit e administratës të punojnë nga shtëpia.

Ndotja e ajrit shkaktohet nga një përzierje "vdekjeprurëse", në të cilën kontribuojnë praktika e djegies së të korrave, trafiku i rënduar dhe prodhimi industrial.

Ekonomi e Luftës/Marrëveshje dypalëshe sigurie Francë-Ukrainë

Postuar në 15 Shkurt, 2024 16:08

Franca ka hedhur një hap të ri cilësor në drejtim të sigurisë duke kërkuar një marrëveshje dyplashe me Ukrainën. Mediat në Francë raportojnë se presidenti Emmanuel Macron dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, do të nënshkruajnë të premten në Paris dokumentin që sipas kreut francez “pason detyrimet e marra në samitin e G7 në korrik të vitit 2023”.

Një marrëveshje të ngjashme Kievi e firmosi me Londrën në janar të këtij viti dhe është duke kërkuar edhe vende të tjera që të krijojnë partneritet të tillë prej nga ku mund të sigurohen më lehtë furnizime ushtarake.

Cinikët në krye të Europës

Postuar në 15 Shkurt, 2024 15:24

Në një opinion publikuar në “Politico”, Philippe Dam, drejtori i BE-së në Human Rights Watch, vë në shënjestër qëndrimet e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Ai merr si shembull sjelljen e kësaj zyrtareje të lartë në Tunizi, ku ajo ka injoruar tërësisht sfidën migratore, duke ndjekur një logjikë pragmatike. Sipas Dam, von der Leyen mbrojti dhe propagandoi Memorandumin e Mirëkuptimit që synonte përmes një ndihme financiare në qindar milionë euro, të bllokonte në Tunizi valën e imigrantëve.

Putin pretendon se Rusia është afër krijimit të një vaksine kundër kancerit

Postuar në 14 Shkurt, 2024 20:20

Presidenti Vladimir Putin tha të mërkurën se shkencëtarët rusë janë pranë krijimit të vaksinave kundër kancerit që së shpejti mund të jenë të disponueshme për pacientët. Më konkretisht shefi i Kremlinit deklaroi gjatë punimeve të një forumi mbi teknologjitë e së ardhmes:

Ne kemi mbërritur shumë pranë krijimit të të ashtuquajturave vaksina kundër kancerit dhe ilaçe imunomoduluese të një gjenerate të re. Shpresoj se së shpejti ato do të përdoren në mënyrë efektive si metoda të terapisë individuale

O'Brien: Të shqetësuar si do paguajnë serbët bukën. Kurti: Flitet për dinarin si mjet pagese, jo atë që kanë qytetarët

Postuar në 14 Shkurt, 2024 17:11

Në një përgjigje zyrtare ndaj ndihmës sekretarit të Shtetit, James O’Brien, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka sqaruar ndër të tjera se ajo që zyrtari amerikan ka shprehur një ditë më parë në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, nuk i përgjigjet realitetit. Teksa ka deklaruar se SHBA është për Kosovën aleati më i ngushtë, Kurti ndër të tjera ka vënë në dukje se:

Budapest-Athinë, Greqia bëhet pjesë e projektit hekurudhor Danub-Egje

Postuar në 14 Shkurt, 2024 14:55

Greqia do të jetë pjesë e një projekti të madh hekurudhor 1 500 km, që lidh Athinën me Budapestin. Agjencia serbe, Tanjug, raporton se marrëveshja është zgjeruar me firmën e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, gjatë vizitës së këtij të fundit në Beograd javën e shkuar.

Mirësevjen dhe marrsh nga ditët e politikës Toni!

Postuar në 14 Shkurt, 2024 14:23

Në Tiranë vjen Anthony Blinken. Do takojë shtetasin Barjam Begaj që punon si president i Republikës, pastaj Edi Ramën, që është edhe president edhe kryeministër.

Zoti Blinken është një diplomat, sekretar Shteti që do të qëndrojë në Tiranë pak orë në atë që është një vizitë kortezie dhe jo pune. Nuk njoftohet deri më tani asgjë që të mund ta bëjë Tiranën një destinacion të posaçëm dhe as që pas vizitës të ketë ndonjë gjë historike. Edhe pse vizita ka rëndësinë e vet.

Të mos flasim për Partneritet, por për Protektorat

Postuar në 13 Shkurt, 2024 20:59

 

Çështja e dinarit serb në Kosovë është ndërkombëtarizuar. Në lojë kanë hyrë zyrtarë amerikanë që mendohet se ushtrojnë ndikim në Prishtinë më shumë sesa emisarët e diskredituar europianë. Përveç të Dërguarit Special, Escobar, edhe ky një figurë e konsumuar tashmë, për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës ka folur edhe ndihmës-sekretari James O’Brien. Në një intervistë për “Zëri i Amerikës”, ai ndër të tjera citohet të jetë shprehur se: 

ChatGPT, lehtësia e një akuze që po penalizon në komunitetin shkencor

Postuar në 13 Shkurt, 2024 18:49

 

ISS: Rusia mund ta financojë luftën edhe për 3 vjet

Postuar në 13 Shkurt, 2024 17:52

Instituti për Studime Strategjike, një qendër e akuzuar nga Rusia se përfaqëson shërbimet sekrete britanike ka publikuar së fundmi një raport sipas të cilit Kremlini ka burime të kufizuara financimi për luftën në Ukrainë. Sipas këtij instituti, Rusia, e cila aktualisht shpenzon 1/3-n e buxhetit të mbrojtjes për armë, municione dhe trupa në Ukrainë, do të jetë në gjendje të vazhdojë këtë politikë edhe për tre vjet.

Duke bërë kështu, ajo do të sakrifikojë cilësinë për sasinë

Pages

Subscribe to ResPublica RSS